BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kryqen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.
Drejtori i BKS-së z. Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.
“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohe më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kryqen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës” ka thënë drejtori Mazreku.

Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që ka qëllim të vetëm lehtësimin tejmase të mënyrës për të aplikuar për rimbursim.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …