leoni

BKS-ja sivjet ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë”

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) këtë vit ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë” i zhvilluar nga kolegji Tempulli, por edhe Institucione tjera të rëndësishme  

Në edicionin e sivjetmë, përgjatë muajit mars dhe prill janë vizituar mbi 40 shkolla të mesme në 25 komuna të Kosovës, përkatësisht mbi 300 paralele me maturantë. Kjo moshë është kategoria kryesore e ngasjes së biçikletave dhe trotineteve elektrikë dhe shumica prej tyre janë në proces të aftësimit për kursin për drejtimin e mjeteve motorike.  

Nxënësit fitues nga mbarë vendi do të ftohen në Prishtinë në takimet tradicionale komunale në javën  e tretë të muajit Maj 2023, ku do të zhvillohen garat finale republikane biçikleta sikurse viteve tjera. Me këto aktivitete tash e dhjetë vite përveç që kemi mbajtur gjallë vigjilencën e nxënësve për një siguri më të madhe në rrugë, kemi arritur të plotësojmë edhe boshllëkun dhe mungesën në kurrikulën kombëtare sa i përket temave/moduleve për edukatën dhe kulturën në trafik.  

Aktivitetet e zhvilluara këtë vit në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” kanë dhënë fryte për sa i përket edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në rrugë.  

Përveç kësaj kanë ndihmuar edhe në identifikimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, ku si rezultat i aktiviteteve në fjalë deri më tani janë realizuar:  

  • 40 vizita në shkolla të mesme të larta;  
  • Mbi 300 paralele të vizituara;  
  • Mbi 5 paraqitje mediale për aktivitetin e sivjetme;  
  • 5000 teste në lidhje me njohuritë e maturantëve për shenjat e trafikut;  
  • 5000 pyetësorë;  
  • 1 sesion i ligjëratave online për njohuritë për shenjat dhe rregullat e trafikut.  

Këto aktivitete të sivjetme janë kontribut konkret në planin e veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë si kërkesë e Planit global për Dekadën e veprimit 2021-2030 të Organizatës të Kombeve të Bashkuara.  

Të pranishëm në realizimin e aktiviteteve të Edicionit të tetë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023” ishin, Profesor Muhamed Krasniqi nga Tempulli, z. Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimit, N/Kolonel Jeton Rexhepi, N/Kolonel Afrim Ahmeti dhe zyrtar tjerë nga Policia e Kosovës, Drejtor Nezir Gashi nga DKKSKRR,  përfaqësues të MASHTI, Komuna e Prishtinës, AMRKS, studentët dhe stafi i Tempullit.  

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …