20 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, Tony Blair, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Britanisë së Madhe ka thënë se Britania u përfshi në fushatën e NATO-s, për të parandaluar vrasjet masive në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitet në rajonin e shkatërruar nga luftërat. “Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë, për të parandaluar humbje jetësh të njerëzve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës. Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike. Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë gjëra, por keni tejkaluar gjithashtu. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Blair në Facebook,
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …