leoni

Blair: Epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi

Duke folur për luftën në Ukrainë dhe pasojat globale të saj në të ardhmen, ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi. Ai ka shtuar më tutje se në të ardhmen, pritet një dominim i madh i Kinës. “Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek autoritetet kineze që të sillen në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale. Mos më keqkuptoni. Unë nuk po them se Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt, por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se nuk do të ndodhë” është cituar të ketë theksuar ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler. Ai ka nënvizuar më tutje se nuk beson që Rusia ka kapacitet të shndërrohet në superfuqinë kryesore globale por mendon se Kina e ka këtë potencial dhe konfliktin e Ukrainës autoritetet kineze do ta shfrytëzojnë në përpjekje për t’ia marrin perëndimit frontin e më të fortit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …