leoni

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Blakaj: Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë të realizueve të tyre, është jo efikas

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka thënë se gjykimi i krimeve të luftës në mungesë të realizueve të tyre, është jo efikas. Ai ka shtuar më tutje se edhe nëse dikush dënohet në mungesë, sipas ligjit, në momentin që ai arrestohet për të vuajtur dënimin, ai ka të drejtë automatikisht që të kërkojë rigjykim. “Që në fillim Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë nuk e ka përkrah gjykimin në mungesë për shumë arsye. Janë ato arsye sepse bien në ndesh me të drejtat e të akuzuarve me mbrojt vetveten, pra me qenë prezent në gjykatë. Nga ana tjetër ka edhe probleme praktike me ato që janë ballafaquar edhe prokuroritë në Kroaci të cilat në fakt kanë ngritur aktakuza, janë zhvilluar gjykimet në mungesë edhe shumë prej tyre kanë përfunduar para Gjykatës Evropiane për të drejta e njeriut dhe shteti i Kroacisë i ka humbur ato. Nuk besoj që do të ketë një efekt të duhur tek e fundit edhe në rast se prokurori sjell prova të mjaftueshme edhe në mënyrë meritore të pandehurit dënohen në mungesë prapë ata nuk janë që përgjigjen para drejtësisë, respektivisht nuk e mbajnë dënimin e tyre edhe pse në fillim do të duket si lehtësim për familjet e viktimave”, ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …