Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj ka shfaqur shqetësimin për mos angazhimin e duhur të institucioneve të Kosovës për krijimin e një muzeu ku do të ruheshin dëshmi dhe fakte për krimet e luftës në Kosovë. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se është për keqardhje që institucionet shtetërore të Kosovës nuk kanë krijuar një arkiv të madhe që do të përmbante të dhënat e të gjitha ndodhive gjatë luftës së fundit. “Definitivisht mungesa e një muzeu të përgjithshëm që kish me trajtu të kaluarën është një problem i madh, në rend të parë edhe në kujtesën kolektive tonën si shoqëri, ku edhe gjeneratat e reja do ta vizitonin dhe do të mësonin mbi të kalurën, mirëpo është e rëndësishëm gjithashtu për vizitorët apo turistët e huaj që vinë në Kosovë, sigurisht që ata kanë dëgjuar që ka ndodh një luftë e tmerrshëm këtu, mirëpo kur i interesohen se ku mund të mësojnë diçka më shumë për këtë luftë në fakt nuk ekziston një adresë e vetme”, ka theksuar drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …