Ministri, Bledi Çuçi, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri

Bledi Çuçi: Do të vazhdojë përjashtimi i deputetëve të opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve në Kuvend

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se shumica  do të vazhdojë me kërkesa përjashtimi për deputetët e opozitës që nuk lejojnë zhvillimin e seancës plenare dhe komisioneve. Në një deklaratë për mediat pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, Çuçi tha se në asnjë moment nuk do të pengohen deputetët e pa pa përjashtuar të futen në Kuvend, por jo si në rastin e seancës së sotme që u bën palë me deputetët e përjashtuar. Ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një shfaqje tjetër të shëmtuar. Askush nuk i ka ndaluar dhe nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar të hynë në sallë, por ajo që bën sot ata, ishte shfaqja më e shëmtuar që bënë. Qëkur kanë filluar me histori, e kam pasur të qartë se nuk na ndal asgjë se jemi të mandatuar nga shqiptarët. Nëse ata nuk e kanë marrë këtë mesazh, nuk e di c bëjnë akoma. Ne do vazhdojmë kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare dhe komisionet. Askush nga deputet e pa përjashtuar nuk do të ndalohet”-tha Çuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …