Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj dhe Drejtoresha e Buxhetit Dafina Cacaj kanë takuar organizatën OZHR ,,Mëshqerra”. Ata bashkë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me OZHR “Mëshqerra” në lëmin e blegtorisë, në të cilin bashkëpunim 22 fermerë do të përfitojnë nga një lopë qumështore në kontingjentin e parë dhe 45 të tjerë në kontingjentin e dytë. Afati për aplikim fillon nga sot datë: 07.02.2022 dhe zgjatë deri më datë: 18.02.2022. Aplikacionet dorëzohen në zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë nr:34 në katin e tretë të Komunës së Deçanit.