Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, ka ironizuar Albin Kurtin, i cili ka deklaruar se e ka përkrahjen e ambasadorëve për krijimin e Qeverisë. Stavileci ka pyetur Kurtin se a janë këta ambasadorë, të cilëve iu ke thënë se e kanë të lagur barutin. A nuk janë këta ambasadorë që e kanë detyruar Vetëvendosjen të distancohet prej dhunës dhe menjëherë të shkarkojnë, Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju. Nga cili ambasador po kërkon mbështetje, nga ai merikan Greg Delawie, apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore, ka shkruar mes tjerash Blerand Stavileci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …