Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, projektligjin për Trepçën. Ai tha se në këtë projektligj parashihet që Trepça pasi të bëhet shoqëri aksionare t’i ndryshohet statusi. Nga statusi i ri, Qeveria e Kosovës do të ketë 80 për qind të pronësisë së saj dhe 20 % të punëtorëve, ka thënë Stavileci. Mirëpo Sasha Milosavljeviç, nga Lista serbe, ka deklaruar se do ta kundërshtojë këtë ligj dhe nuk do ta votojë. Lista serbe nuk ka marrë pjesë fare në hartim të këtij projektligji. Nga ana tjetër, Rrustem Berisha, anëtar i Komisionit tha se AAK-ja, në parim e përkrah ligjin, edhe pse i ka disa vërejtje, të cilat do të paraqiten në dëgjimet e ardhshme publike. Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur shumë vërejtje në lidhje me këtë projektligj, ndërkohë që ka saktësuar se Kuvendi nuk ka kurrfarë roli në Trepçë. Ai sqaroi se Qeveria nuk ka nxjerrë një strategji për Trepçën para se të sjell projektligjin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …