PDK ka adresuar një varg akuzash ndaj Qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Partia më e madhe opozitare po e konsideron shqetësuese dhe pranë kolapsit edhe situatën me ekonominë dhe arsimin në vend. Sipas tyre, ekzekutivi po dështon dhe po prodhon skandale në të gjitha fushat, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë më parë në Kosovë. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci thotë se Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërish duhet t’i kthehet punës për t’i adresuar gjitha këto sfida, për të cilat sipas tij, Qeveria Kurti nuk po vepron. Stavileci shprehet se gjendja është e rënduar në vend, por ekzekutivi dhe kryeministri Kurti nuk po bëjnë asgjë. Sipas Stavilecit, përveç dështimit në fushën e shëndetësisë, Qeveria Kurti po sjell skandale të njëpasnjëshme në shumë fusha të tjera, të cilat, sipas tij asnjëherë nuk kanë ndodhur në vendin tonë./kosovapress/
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …