Anëtari i ri i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për t’ua ndarë punonjësve shëndetësorë nga 60 euro, si shtesa për tre muaj, është fyerje e madhe për mjekët dhe infermierët – të cilët, siç tha ai, tash e dy vjet, në kushte të vështira, po e kryejnë detyrën me përgjegjësi të lartë për të shpëtuar jetën e qytetarëve në luftë me Covid-19. Ai ka kërkuar që vendimi i Qeverisë të rishikohet menjëherë dhe pagesa shtesë të kthehet në 300 euro, ashtu sikurse ka kërkuar të rritet edhe kohëzgjatja e dhënies së saj. Stavileci ka shkruar se shifrat alarmante të të vdekurve në javën e fundit dhe nunri i qytetarëve të infektuar, numrat gjithnjë në rritje të të infektuarve, vaksinimi kaotik e i ngadalshëm, si dhe mungesa e investimeve nëpër spitale, flasin qartë për paaftësinë e Qeverisë Kurti për ta menaxhuar pandeminë dhe për ta qeverisur vendin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …