Profesori, Blerim Latifi, thotë se nëse Albin Kurti do të vazhdojë me kursin e kaluar, ai nuk do të jetë në qeveri as për 40 ditë. “Nëse Albin ai nuk ka marr mësim nga pësimet e kaluara nëse ai vazhdon kursin e tij konfliktual, nëse ai do të vazhdoje me arrogance e tij me shqyrtimin e çdo gjëje që ndodh, jo 52 ditë po as 40 ditë nuk mund të qeveris. Sipas Blerim Latifit, ai nuk do ta ndiq kursin e kaluar pasi Kurti supozon që me administratën Bajdenit do të ketë një raport më konstruktiv. Albin Kurti do të jetë shumë më pragmatik, krejt hapësirën e veprimit politik do ta ketë në pozicionin e tij, si kryeministër. Kështu që nuk mendoj që ai do të vazhdojë me kursin e kaluar, thotë profesori, Blerim Latifi.
