Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka komentuar aksionin e PSD-së, para qeverisë së Kosovës. Ai thotë se opozita në Kosovë ka mbetur në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërsa, siç thotë Latifi, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati. “Krejt opozita në Kosovë është reduktuar në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, ka shkruar Latifi.
