Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, në një shkrim në “Facebook” ka analizuar militantët e partive politike, duke i ndarë në militant besimtarë dhe militantë klientelistë. Për militantët e Vetëvendosjes është shprehur se janë militantë besimtarë të cilët vrapojnë pas liderit dhe besojnë se është i dërguari i Zotit dhe ka fuqi misterioze, kurse për të dytët është shprehur se militantët klientelistë vrapojnë pas liderit për të marrë ndonjë shpërblim a favor material. “Ka dy lloje të militantëve: militantë besimtarë dhe militantë klientelistë. Të parët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se ai është i mbërrimë, i dërguar nga Zoti a kush e di çfarë fuqie misterioze; të dytët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se prej tij mund të marrin ndonjë shpërblim a favor material. Të parët janë fanatikë, rrjedhimisht agresivë e të gatshëm për sakrifica dhe krime për llogari të liderit; të dytët janë më të përmbajtur, më tolerantë dhe nivelin e militantizmit të tyre e matin me seriozitetin e premtimeve të liderit për t’i shpërblyer. Militantët e LV-së, qartësisht, i përkasin kategorisë së parë, ndërsa militantët e partive të tjera janë njëlloj përzierje e dy kategorive”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …