I pashë shumë miq të mi në Facebook që kishin bërë postime në kujtim të datës në të cilën e themelua radio e luftës “Kosova e Lirë”, në Malet e Berishës. E ruaj një kujtim shumë emocional që lidhet me këtë radio.Ishte muaji maj dhe unë ndodhesha në Malet e Koshares. Safet Geci, bashkëluftëtari im, i cili kishte ardhur nga Gjermania për të luftuar në Kosovë, kishte sjellur me vete një radio të vogël me bateri. Ashtu siç ishte gjithë kohën gazmor, erdhi një ditë tek transheja ime dhe më tha: Dëgjoje këtë! Ishte zëri i Radios “Kosova e Lirë”. Valët e saj arrinin deri në majat e Koshares. Për një moment më shkuan të dridhura në trup. Kishim kaq kohë që ishim larg familjeve dhe nuk dinim asgjë se çfarë po ndodhte në Drenicën e mbërthyer nga makineria serbe e luftës.I emocionuar i thashë Safetit: Ky za po tregon se Drenica ende po mbahet! Abazi, shoku ynë nga Hasanbegu i Shkupit, i emocionuar nga këngët patriotike që Radio Kosova e Lirë po transmetonte në ato momente, morri mitrolozin tim dhe shtiu me një rafale të gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …