Në këto dy dekada shtetbërje, krahas zhvillimeve të përgjithshme shoqërore në drejtimin e qëllimit madhor, bërjes së shtetit për shtrat zhvillimi dhe mburojë të lirisë, pushtetimi dhe të jetuarit nxorën në pah karakterin dhe pasojën që vie nga pushtetimi me përdorje.
Kur kemi të tilla raporte në organet drejtuese të vendit, atëherë do themi; se të dyja këto grupe: pushtetarë dhe servil janë të përdorshëm nga interesa meskine dhe si të tillë janë rob të një grykësie, e cila çon në deformitete tërësore të sistemit dhe funksinalitetit të tij! Një lëngatë e tillë, mjerisht e ka kapur gjithë sistemin tonë politk e shtetërorë!
Lëvizja Vetvendosje, po vie në pushtet me ofertën e saj tepër premtuese, edhe pse targeti i ofertës jo vetëm elektorale, por gjithçka që e ka përcjellur në vazhdimësi paraqitjen e saj që në lindje, kanë qenë masat popullore me qëllim përdorimi për turma (një populizëm i kulluar).
Pse themi vetëm për Lëvizjen Vetvendosje? Sepse, gjithçka, që nga lista përfaqësuese e deri te rezultati i mirë i LDK-së, është në vetvete rrjedhim i ndikuar nga fryma pushtuese e LVV-së në ardhje. Andaj, ne sot kemi një frymë në ardhje pushtetore që është Vetvendosja, dhe një patericë LDK-në, e cila po nuk shërbeu mund të lihet rrugës për të provuar ecjen pa shkop që LVV edhe mund ta provoi nga në një përballje të re elektorale!
…
Meqë tereni i zhvillimeve në këto dy dekada ishte aq i rënduar nga të këqiat pushtetore, domosdo se një ditë do vinin zhvillime si këto që përmbysën pushtetin. Kjo përmbysje vërtetë ndodhi me votë, por edhe sikur mos të ndodhte kështu nuk do vononte edhe përmbysja e ndonjë forme tjetër. Andaj, sikur populli thotë: “Ka gjetur Vegshi rr’fanën!”.
Lëvizja Vetvendosje ia ka dalur të shërbehet me mjetet e sakta në funksion të qëllimit në vetvete “ardhjes në pushtet”. Sa kjo është tërësia e asaj që shoqëria jonë e ka dëshiruar, mbetet të shohim! Por, sikur e dimë, qëllimet në vetvete me aspiratë fundore pushetimin nuk janë as shpirti e as aksesorët e Demokracisë Liberale.
Përtej kësaj, parë në pamjen reale, ndryshimi ishte bërë imperativ qoftë edhe vetëm për faktin e degradimit që pësoi sistemi edhe në planin e përdojes pa kritere të institucioneve. Mjafton të kujtojmë qasjen krejt sektare (për kllasën e klanet) të buxhetit, rutinitetin deri në përdorim-goditjeje të sektorëve vital për të fituar qetësinë e pushtetimit dhe sfidimin e tërësisë që përfaqëson shteti si institucion e besim, si në rastin e kindnapimit dhe dorëzimit të Gylenistëve.
Përdorimi mafioz i institucioneve dhe hapsirës së shtetit, kur bartësit e institucioneve i shërbejnë një interesi të huaj a një individi në mënyrë kriminale, duke përdorur kapacitetet e institucioneve fshehtë shtetit, janë pasqyra ku ne kuptojmë se jeta e qytetarit përgjatë këtyre dy dekadave ka patur peshën e fatit të Astrit Deharit. Ndaj, ne, me të drejtë edhe për pasigurinë tonë, sikur për vdekjen e tij, fajësojmë shtetin dhe bartësit e tij.
Infatiliteti ku gjenden institucionet e shtetit u dëshmua tashmë edhe në muzgun e qenverisjes në detyrë. Bartësi i aq fajeve për të cilat do duhej tashmë të pushonte në burgun e sigurisë së lartë Shpend Maxhuni. Ai, jo vetëm se nuk është atje, por gjoksi i tij i dekoruar nga kryeministri në detyrë rrezikon të përfundoj në prehërin e 72 vitgjëreshave salloneve hareme të mikpritjes turke, në nderim të kontributit për dorëzimin e Gylenistëve. Meqë, edhe ai ishte bartës i një institucioni të sigurisë së vendit dhe me patjetër ka patur dorë në gjithë atë dhunim e keqpërdorje të shtetit tonë. Sikur përflitet ai mund të përfundoi ambasador në Ankara!
Tereni jonë politik, në këto dy dekada, nuk ka arritur ta bëjë dallimin e të kuptuarit të politikës përtej agzaltimit dhe mbylljes së syve para klasës për kalsën. Kjo dyshkallshmëri e të keqes së shpërfaqur ka bërë shkëputjen e drejtuesve me orbitë masën e servilëve nga tërësia mbështetëse jo vetëm elektorale, por edhe të rreshtimit organizativ!
Pasojë e gjithë kësaj të keqeje që u luajt në terenin e zhvillimit të munguar është gjendja jonë qoftë ekonomike qoftë politike, e cila ka prodhuar zhgënjim total dhe një huti e mosbesim që Kosova të mos jetë vendi ku duhet e mund të jetohet!
Në teren të tillë edhe nuk është e vështirë të hapen shtigje për ardhje shpëtimtarësh. Meqë jemi në pluralizëm, kjo po ndodhë si rrotacion politik.
Por, a po vie Shpëtimtari?
Tashmë diçka është e qartë; Politikëbërja dhe pushtetimi, anjëherë më, nuk do jenë kështu; të mjerë e të përdorur, sikur kanë qenë në këto dy dekada. Ashtu sikur LDK-ja që ndryshoi në nevojë mbijetese për konkurim të brendshëm me LVV-në, edhe gjithë të tjerët (nga politika shqiptare në Kosovë e jo vetëm këtu), detyrimisht do i shtrohen ndryshimeve nga kadrovike e deri te ato të platformës: Doktrinë e re, çasje e re, shpërlarje e fytyrës përmes harresës së kuadrove fajtore. Do ndryshojnë edhe “Njëshat” në shërbim të subjektit.
Isa Mustafa nuk pati Guximin ta sfidonte vetëvendosëzimin e LDK-së, i cili ishte gati të shpërthente me gjuajtjen e të vjetrës nga e reja. Në saje të përvojës nga e kaluara jugosllave, Isa bindi partiakët si Veliu, Haziri e Rugova t’i jepnin shtysë asaj të cilën më nuk mund ta ndalnin: inercionit të përgjasimit me Vetvendosjen.
Me këtë veprim z.Mustafa ia arriti t’i rimbajë fijet e shtrirjes partiake nën tutelën e klasës kapëse dhe me këtë ia shtoj shanset kësaj klase ta ripushtoj partinë përmes një procesi më të gjatë dhe një lufte më me shumë gjasa. Këtë zhdërvjelltësi ai e përdori nën hijen e një shtërngese morale të mundësisë së rikthimit të LDK-së. Edhe kësaj radhe LDK përdori shkopin e viktimizimit për masat dhe karrotën për çarjet e klasës. Se a do ta shtroi Karrota Vjosën dhe ndjekësit e saj të bazës kryengritëse të partisë mbetet të shohim.
Nuk janë të pakta rastet përgjatë historisë, kur pushtetet kanë lajkatuar armiqt dhe oponentët dhe ia kanë arritur deri në njëjtësim me veten e tyre duke i bërë edhe përbuzës të ish përkatësisë. Tashmë një gjë është e ditur ashtu sikur edhe në partitë tjera, se ndrrimi i gjeneratave ka hyrë pa trokitur fare dhe po bëhet zot i vendimarrjes. Aty ku do rezistohet do pasojnë rrjedhjet, meqë tashmë që me PSD-në është kuptuar se me ndarje nuk kapen suksese.
Rrjedhjet janë më deteterminuese në faktorizimin e oponentëve se sa ndarjet. Psh. po të ndodhte bashkimi i PSD-së me NISMËN (meqë janë të një familjeje socialdemokrate), sot do kishim një skenë krejt tjetër edhe në shpërfaqje elektorale por edhe kapacitete pushtebërjeje a oponece parlamentare!
Koalicionet nuk janë treguar të suskseshme. Mjafton të shohim rezultatin e PAN-it në sasi vote dhe sasinë e votës veç e veç të partive përbërëse kësaj radhe. Dallimi është shumë i madh! Nga kjo mund të konstatojmë që edhe koalicionet AAK-PSD e NISMA-AKR-PD kanë patur të njëjtin fat. Një rritje për shkak të frymës që qe krijuar në favor të AAK-së edhe duhet të ketë ndodhur. Nga kjo na del që PSD përveqse një ndihmë minore nuk e ka ndikuar arritshmërinë e AAK-së me çka nënkuptohet se elektorati i saj nuk e ka pranuar bashkimin me PAN-istët e AAK-së. Rezultatet e krahasuara të PAN-nit 2017 dhe të partive veq e veq në zgjedhjet 2019 janë tregues i mjaftueshëm se PSD nuk është krejt e pa votë.
Për të vërtetuar konstatimin se Kosalicionet jo parimore irritojnë me pasojë rezultatin, mjafton të shihet sasia e votave të PAN-it në 2017 dhe të tashmet të PDK-së, AAK-së dhe NISMËS. Dallimi është shumë i madh, diku 33 %, apo rrerth 80 000 vota këto subjekte kanë më shumë si të ndara.
Te rasti NISMA-AKR-PD, edhe këtu duhet të kemi të njëjtën papranueshmëri elektorale. AKR e mbetur në braktisje nga ikja e Bahtirit, me të dhe të shumtëve që gjetën rastin të ndrrojnë taborr, nuk pati kohë t’i mblidhte copëzat e mbetura. Por, edhe bashkimi me të anatemuarit e NISMËS si kundërshtar të Islamit politik nga eksponentë islamik që çerdhojnë brenda AKR-së dhe përfaqësojnë nga PD, padyshim se ka sjellur irritim dhe mosbindje. Të tillët kishin ku ta shprehin veten me votë. LVV dhe PDK i kishin joshur ata me vënjen në listë të përfaqësueseve tipike të asaj rryme që po mëton të mbijetoj zhvillimet te ne.
Ky koketim me islamin tashmë të fshehur politik, në hirin e një vote më tepër, le të mbetet trajtesë e zhvillimeve që do t’i sjellë koha!
Pra Koalicionet nuk sollën shtim vote, por përkundër, sikur edhe në zgjedhjet e 2017-tës ato irrituan votuesit. Paturpësia e liderëve në përdorim të Partisë për interesa krejt të ngushta i bëri anëtarët e subjekteve të gdhiheshin në përqafim me sharjet e veta të mbrëmjes. Kjo përdorje e partisë u bë aq viroze, sa të gjithë që po e përdorin si dhunim, po marrin tkurrjen si shpërblim.
Fitorja e LVV-së shikuar përtej pompozitetit që di ta ndërtoi ajo me entuziazëm dhe egzaltim, përtej të mirës së madhe të rrotacionit nuk mund të shihet si fitore spektakulare në dimenzionin që LVV- po provon ta paraqes. Të kesh një pushtet që të vie nga 26.2% e elektoratit aktiv nuk është fitore përmbysëse. Kjo lloj fitoreje të shtynë të respektosh tjerët me përshtatje. Pra LDK është pasqyra ku LVV do ta shoh veten jo pak në petkun e saj!
Përshtatja si kusht i të bërit koalicion për pushtetimin është mësimi i parë që LVV po e merr. Po kështu do t’i ndodhë edhe në raport me temat e mëdha, sikur janë: dialogu me Serbinë dhe integrimi euro-atlantik!
Nga drejtimi i shtetit asgjë thelbësore nuk bëhet më një të rënë të lapsit, derisa makiazhe të natyrës së emërimeve politike ndodhin dhe ato domosdo japin një freski edhe shprese. Ky nuk është premtimi që kemi marrur!
Shteti i së drejtës dhe ai ligjor, çkapja e shtetit, prerja e fijeve kriminale, shpërndarja e mundësive dhe të mirave, politika ekonomike zhvillimore që prodhojnë vende pune, arsim cilësor për kërkesa të ekonomisë e gjithça tjetër që e kthen shpresën në këtë vend, janë pritshmëritë e publikut bazuar në ofertën që atij iu dha.
Këto dhe tjera që nuk u përmenden do realizoheshin më mirë me një të fshirë të përgjithshme të të gjithë kalbjes, e cila po e mbytë jetën tonë publike. Aq shumë ka fryrje politike adminitrata jonë dhe ndërmarrjet publike e deri te stafi civil në qeveri sa edhe kirurgët fashist a praktika komuniste e lindjes nuk do ia arrinin ta ndanin të shëndoshen nga e kalbura shpejt e sakt! Kjo do të mbetet lufta e pambaruar jo vetëm e këtij mandati qeverisës, por edhe e atyre pasues.
Po dielli i këtij fillim tetori?
Me formulime inteligjente sa për t’ia hedhur pa u lagur sikur është rasti me koalicionin me Listën serbe, z.Kurti nuk ka nevojë ta fyej inteligjencën e askujt.
Ministër në qeveri pa koalicion real nuk mund të ketë, veqse kur kemi rastin e qeverisë teknike, dhe as duhet të ketë! Është e qartë se z. Kurti nuk mund të veproi në lëndim të kushtetutës, andaj përgjegjësitë e tij në ardhje duhet t’i lexoi mirë dhe t’i shoqëroi me veprime të përgjegjshme.
Rasti kur ai provoi të betononte idhullimin për të me takimet anti listës serbe, duke takuar tjerë eksponent të komunitetit serb, të cilët nuk janë mbështetur me votë nga komuniteti i tyre, e bënë fëmijërore çasjen e tij ndaj përgjegjshmërisë që ia kërkon të qenit Kryeministër dhe rregullat që ia shtron Kushtetuta.
Detyrimi që rezultoi nga kjo rregullshmëri që shtron kushtetuta bëri që atij t’i tërhqej shpejt veshi, dhe tanimë ka ndrruar qëndrim. Tani ai përfaqëson vendimin që do ketë ministër të emëruar nga Lista serbe. Kjo nuk përbën ndonjë të keqe, sepse kështu kërkojnë rregullat dhe kështu duhet të sillemi derisa ato nuk ndrrojnë.
Edhe përtej kësaj tërheqjeje veshi që e çoi në ndrrim vendimi, z.Kurti duket se e ka të vështirë të ndrroi zakon. Formulimi i tij, se: ministri serb do jetë i mbështetur nga lista serbe provon të na jep një mashtrim optik!
Populli nuk ha bar z.Kurti!
Ai (z.Kurti), nuk duhet ta vëjë në lojë asecilën rregull që shtron kushtetuta pa e ndryshuar atë, as nuk duhet ta vëjë në lojë faktorin vendor poltik sikur duhet të ketë kujdes për këto sjellje të cilat janë tregues të pabesueshmërisë për miqtë ndërkombëtarë. Të tilla sjellje përbëjnë fakte për goditjeje në duart e shteteve mike të Serbisë, ndaj Kryeministri në ardhje duhet t’i shmang ato, meqë i kemi shumë të nevojshme intergrimet euro-atlantike.
Ai nuk duhet as edhe të mendoj se populli është i paditur dhe nuk di t’i lexoi veprimet e tij! Më mirë do të tingëllonte sikur “steken e ulur” nga premtimet elektorale në politikë-bërje reale të mësohej ta shiste për domosdoshmëri gëlltitjeje edhe të tij. Kështu do bashkëjetonim në harmoni realitetesh të imponuara, prej ku do provonim të gjithë së bashku t’i ndrronim ato!
Edhe një pasojë e gabimeve që në fillesat kur fitorja po dilte në sfond, detyroi Kryeministrin në ardhje të sqaroi pozicion. Këtë gjendje të tij, ai na e dha me rendjen e shpejtë (që në para ardhje), për të takuar këshilltarët e Presidentit Makron dhe sinjalet nga aty për nevojën e miqësisë me Serbinë. Kjo nuk do shumë mend për ta hamendësuar! Kjo rendje e shpejtë, si nevojë për ta çuar veshin te tërheqësi i radhës duhet të marr fund. Po vazhdoi kështu, veshët e tij edhe ndoshta të mund të mbajnë, por çështja jonë rrezikon të mbetet në stadin që është!
Ka shumëçka në këto gabime fillestare të Kryeministrit në ardhje që i faturohen. Por, ato në shumicë vërtetë burojnë nga egzaltimi i fitores. Kjo e drejtë dhe normalitet egzaltues kur dimë se ka brenda përveç fitores edhe përpjekjen 15 vjeçare bëhet edhe më i kuptueshëm për secilin prej nesh.
Problemi qëndron diku tjetër, sjellja e lidershipit fitimtar, meqë ai po vjen në drejtim të vendit duhet të jetë për masën e të gjithë neve, sepse ai po vjen për ta drejtuar vendin tonë të përbashkët. Për këtë fakt secili nga ne tashmë kërkon nga kryeministri ynë në ardhje edhe përgjegjësi edhe lidership.
Kujdes! Veshët nuk ndihmojnë gjithmonë! Në fillet e një pushteti quhen gabime, derisa në pushtebërje janë faje!