Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Dialogu në kthetrat e formatit

Muaji i fundit karakterizohet me pragmatizmin e qeverisë karshi detyrave kushtetuese! Taksa, dhe jo vetëm ajo, u bë “Hiti” dhe “Fati” i marrëdhënieve me Serbinë. Të shumtë thonë se këto duheshin bërë shumë më herët, bilëz e zhvendosin në qeveritë e mëparshme. Rrethanat dhe lidershipi i drejtuesve të pozitës sollën vendimet e qartësimit: Ushtrinë, Taksat, paraburgimin e të dyshuarve për vrasjen e Politikanit serb Oliver Ivanoviç. Tashmë Serbia mund të sheh më qartë pozicionin e saj, jopraninë e saj në Kosovë as si e drejtë e as si mundësi, vetëm si një shtet fqi. Politika serbe e ka ditur këtë që në krye të herës. E keqja e saj është se ajo ka krijuar në gjithë këto vite mjegullen për optikën mashtruese të popullatës me etni serbe.

Dialogu tashmë ka një rrugë krejt të veçantë! Ai ka hyrë në një fazë të re. Të gjithëve po na ngutet dhe Amerikanët janë këtu! Kaq do mjaftonte ta kuptonim në ç’pikë jemi!

A po e trajtojmë e kuptojmë të gjithë këtë në peshën reale?

Parë nga pozitat që mbajtën fillimisht LDK dhe VV nuk mund e as duhet të ndjehemi të qetë. Kjo na bënë ta shohim me kujdes sforcimin e Qeverisë, Presidentit, Grupit negociator, etj.

Tash e në këtë moment duket i pashije dilitantizmi që provon të bëjë protagonizmin e opozitës së mbetur e të papërfshirë në trupën negocuese.

Barka e LDK-së, prej kohësh ka mbetur pa vela e pa motorr dhe ashtu në mjegullën e saj po tundohet mes bregut e thellësive të ujërave. Kryetari i saj, z.Mustafa, po jep e po merr me opinionin. Ai, sikur po klith ta presin edhe pak!

Nuk është vëtm klithje!

LDK duket se e ka kuptuar gabimin që prodhon mbetja jashtë procesit! Ajo ka hedhur spirancat e ndrrimit të formatit për “Trupën negocuese“. Nga sa kuptojmë nga paraqitjet e z. Mustafa, ai tashmë po aspiron hiq më pak se sa bashkëdrejtimin. Ai thotë: marrëveshja nuk mund të bëhet pa pjesmarrjen e përfaqësimit të politikës paqësore dhe atij të luftës çlirimtare. Nuk është pra vetëm klithje. Z.Mustafa po provon diverzionin institucional!

Pra z. Mustafa po tenton që përbërjen e trupës negociatore pozitë-opozitë ta provokoj me formacionet e së shkuarës “Çlirimtarë“ dhe “Paqësorë“. Nuk besoj se është kjo gjetja e duhur për ta rikthyer peshen specifike në skenën tonë vendimarrëse. Mungesa e lideshipit në LDK e ka bërë atë të lëngoj dhe të mos performoi politikëbërje. Vegjetime të tilla janë karakteristika për partitë të cilat e humbin shtyllen e tyre qoftë atë programore a lideriste.

Tashmë LDK mund t’i bashkohet Trupës negociatore si njëra nga subjektet opozitare e kurrsesi si gjysma paqësore që plotëson e pariton gjysmën çlirimtare. Ish gatishmëria e Fatmir Limajt drejtuesit real, tashmë bashkëdrejtues formal, të Trupës negocuese për ti dhënë edhe krejt drejtimin z.Mustafa është një çështje e tejkaluar dhe kjo e bënë të pakthyeshëm procesin.

Edhe z. Konjufca, në një media elektronike, na dha të kuptojmë se VV nga brenda ka lëvizur por nuk po din ta gjejë qelësin e pranueshmërisë. Gjithmonë te Vetvendosja kemi patur kundërshtinë  si mbijetesë dhe paralajmëruese për gatishmëri e pranueshmëri, sikur edhe u pa në një video të cilën e publikoj deputeti Frashër Krasniqi e ku shihej z. Kurti të kishte pranueshmëri edhe koalicionesh me PDK a këdo tjetër të skenës politike. Kjo mosegzistencë e vijave të kuqe është e shëndetshme për proceset që po kalojmë si veçanti e për jetën tonë politike të brendshme në përgjithësi.

VV sikur është në zakonin e saj mund të vonohet për proceset që po kalojmë e do kalojmë në të ardhmen e afërt, sespe ajo akoma nuk ka mësuar se si ta nxjerr në skenë veten e saj reale. Të tilla sjellje ajo i merr akoma si shprehje dobësie dhe jo sikur duhet të jetë në të vërtetë shkathësi, vlerë e shtuar në rrugëtimin e pjekjes politike.

Rreth dy javë na ndajnë nga ajo që po shihet edhe nga opinioni ndërkombëtar si fillimi i fundit për sa i përket një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Kur kemi të bëjmë me bisedimet është e vështirë tu caktojmë limite, por faktorët që kontribojnë për paqen mes shteteve tona sikur kanë punë më të mëdha. Ballkani di të prodhoj paqëndrueshmëri dhe kjo e bënë më kërkuese bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo ngutje për dikë e ky pragmatizëm për Evro-Përëndimorët do të duhej të ndikonte me peshen e tyre dhe papërsëritshmërinë e mundësisë edhe te skeptikët e skajshëm vendor e lëre më te Partitë të cilat në zgjedhjet që lamë pas ishin krejt afër të merrnin përgjegjësitë qeverisëse.

Ne po hyjmë në vitin e sfidave të mëdha. Dialogu për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe Gjykata speciale janë jo vetëm dy temat e mëdha por edhe dy sfidat poashtu shumë të mëdha. Ka shumë njerëz mes nesh që i gëzohen kësaj të dytës , Gjykatës, ku shohin mundësinë e mbetjes si të paprekur dhe pushtetar të së nesërmes. Letra e tillë do bëhej vetë fataliteti i një ploje morale të shoqërisë.

Është thënë e stërthënë si rezzik më vete Presidenti i vendit. Ai mbetet akoma i paparashikueshmi që bartë shumë rreziqe. Ai vie edhe sot e kësaj dite me shumë të panjohura për dialogun e deritanishëm të fshehtë.

Atq që duan ta ndalin Presidentin duhet të dinë se ai nuk ndalet duke qëndruar mënjanë e në tekanjozitet, por duke u bërë pjesë në rrugën e dialogut dhe zhvillimeve, prej ku akcesi është i plotë si në njohje poashtu edhe për veprim.

Se duhet të shpejtohet me bashkimin në proces dhe të kontribohet që ai të shkoi drejt fundit na duhet të kuptojmë secili që sot njeh zhvillimet. Bartësit e institucioneve të vendit kanë kapitalin mjaftueshëm për të drejtuar procesin. Bashkimi rreth tyre do na ndihmonte për të ardhmen tonë. Duke qëndruar jashtë procesit ne i rezervojmë vendit një të ardhme jo të mirë, të ndarë në të mirë e të këqinj, etj!

Dhe një e fundit në fokus të sipërthënës: Gjykata speciale po i sillet vendit si një dinosaur i qelbur. Ajo, sipas atyre që thuhen mediave tona, do godas një numër jo të vogël. Skena jonë politike do pësoj një tronditje si fillim, sepse Gjykata do godas dy drejtimesh. Ajo do ketë të akuzuar dhe akuzues, të hetuar e dëshmitarë. Këta të dytët një pjesë do jenë poashtu, sikur po thuhet koluareve, qytetarë tanë të Kosovës. E keqja mund të jetë po doli të ketë pasur një hile të organizuar dhe me baza partiake. Kjo do e rëndoj akoma më shumë besueshmërinë mes nesh si shoqëri e veçanarisht po të ribëhet ajo ndarja që po provon ta jetësoj z.Mustafa çlirimtarë e paqësorë.

Hisja në liri-bërjen e vendit u takon të rënëve dhe heronjëve të gjallë. Andaj, përpjekja e z.Mushtafa që ta bëjë palë LDK-në nëpër procese në formatin Çlirimtarë dhe Paqësorë është një veprim i mjerë. Është koha e këndjelljeve të mëdha. Formati pozitë-opozitë+shoqëri civile është formati më i shëndetshëm që kanë prodhuar shoqëritë e organizuara dhe që na shkon për shtati në këtë fazë historie që po kalojmë tash e sa dekada. Kjo çështje është goxha e thellë dhe shoqëria jonë nuk ka pse ngatërrohet me të në këto momente kaq të brishta! Historianët do e thonë të vërtetën përmes argumentave historikë.

Opozita e mbetur jashtë procesit ka shumë arsye pse duhet të bëhet pjesë e zhvillimve dhe e marrjes së përgjegjësive! Të shpresojmë!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …