Pse u desh, që kësaj here, Zafir Berisha ta riniste të keqen kudjestare, me gogolin serb Daciqa e Vuçiqa?
Të keqen, e cila flen e zgjohet në marrëdhëniet tona të brendshme sa herë kemi zgjedhje bashkë me vrasjet e quajtura politike. Kë po quan ai votë për Daciqin e Vuçiqin? Votën plebishitare të popullit të tij (meqë pritet një votë mëse 35-40% pro Vetvëndosjes në zgjedhjet që po shkojmë), rininë e vendit, të cilit ai i takon e për të cilin dergji rininë
Pse pezmi pikërisht me Zafir Berishën, kur Kosova ka dy dekada që dergjet në diskurs të tillë mjeran, ku për votën në këto dy dekada është prodhuar armiku e jo programi, oferta qeverisëse?
Zafiri vjen nga një familje e agazhuar për çlirimin e vendit, me veprimtari politike dhe angazhim ushtarak çlirimtar, ka përvojën 20 vjeçare të përfaqësimit institucional, ka mbuluar komisione sigurisë, e ka të qartë peshën e sigurisë kombëtare dhe ka gjithë kapacitetet e përvojës për të kuptuar peshën e diverzionit nga brenda e nga jashtë.
Pikërisht Zafiri e si zafirat nuk do duhej e nuk duhet as ta prodhojnë e as ta ndjekin një kurs të tillë! Zafiri e zafirat, dikur janë investuar për lirinë dhe për bërjen e Shqipërisë me parimin: së pari vendi e populli e pastaj vijmë ne dhe interesat tona të ngushta! Kush dhe pse po ndryshon sot: çështja apo ca zafira?!!!
Po hyjmë në klimë zgjedhore ku moti është shumë i ndjeshëm, dhe nuk na takon të atakojmë me terminologji që vret. Tani është oferta ajo që u intereson qytetarëve dhe partitë duhet të largohen nga diskursi i prodhimit të shpejt të armikut kujdestar për të prodhuar urrejtjen për mbulesë mungese oferte qeverisëse.
LVV dhe Albin Kurti sot nuk margjinalizohet dot më nga askush, dhe as e shndërron dot kush më në gogol të veshur me lloj lloj leckash. Ai nga dita e fillimit të pushtetimit të tij do ta filloi rrënimin e tij, sikur rëndom ndodhë me secilin politikan lider kudo në botën plurale. Kushdo që aspiron shkëlqimin kundrejt apo pas Albin në politikën tonë, le ta filloj betejën politike konkurruese që në fillin e kësaj fushate
Ndaj, pra, duhet të shohin, prej nga po vijmë e ku duam të shkojmë! Dhe të mos harrojmë se: politikbërja jonë, që nga paslufta në mungesë të kreativitetit politik dhe ofertave të përshtatshme me kërkesat e kohës, jo pak është shërbyer me përdorje të kundërshtarit për të bindur mbështetësit për votën dhe pushtetin. Taborët e partive në gjithë këto vite janë përdorur për turma përballjeje, për çka ato në vazhdimësi janë injektuar me armiqësinë dhe për armikun, kinse politik, por që në fakt ka rezultuar në armikun biologjik. dhe jo për mbështetës ofertash apo diskurs gare.
Bërja e gjetjes së tjetrit në taborin e Serbisë dhe paraqitja e tjetrit vrasës politik, kanë qenë fillimisht standardi i vënë nga LDK me satelitët dhe PDK me simotrën AAK-në, me prurjet nga ilegale deri te liribërëse . Ky fjalor tejet i rëndë e ka fragmentarizuar shoqërinë tonë deri në moskomunikim. Sot këto dy koncepte jetojnë aq të ndara, sa kanalin ndarës ka rrezik që e ushqejnë dhe mbajnë në thellësitë e interesave të tyre përveç se shërbime armike edhe klanet e strukturuara kriminale, të cilat nga prapaskena, mund të jenë ato që mbajnë gjithë penjtë politikë të partive, meqë diskursi i tillë armiqësor po mbetet gjithmonë i pari dhe madhori në përballjen deri te pushtetbërërja kur gjithçka e thënë po gëlltitet dhe me partupësi stivohet për pritjen e radhës.
Ardhja në skenë e LVV-së, edhe pse, po mbi urrejtjen për të keqen përfaqësuese më shumë se sa të ndodhur, edhe pse po mbi premisat e një akuze të gjithë skenës për dorë serbe e marifete si kjo, prap se prap, ajo ka bërë kapërcimin goxha të mjaftueshëm në zgjedhjet e fundit që armiqësia të zbresë në mosdurim standardesh më shumë se sa në akuzë diskursi armiqsh me gogolin serb.
Edhe dialogu me Serbinë, i parë si mollë sherri e rrafsh akuze në po diskurs të njëjtë të së shkuarës, në zgjedhjet e kaluara u pa me një qasje tjetër mes kundërshtarëve, më shumë si standard se sa si diskurs shpalljeje dorë serbe a sinonime kuptimore që tingëllojnë po aq fyese.
Kjo mundësi që erdhi në fushatën për 6 tetorin e 2019-tës, është rrugë e mirë për të rritur standardin e konkurencës së ofertave qeverisëse para se atë ta marrim përballje individësh e kauzash patriotike e tradhtare. Kemi parë “patriotë” që kanë plasur harta e kanë votuar demarkacione, të cilat mund t’ua bëjnë historinë pis edhe ca kryeheronjve të çlirimit të vendit. Baca Adem thoshte: – edhe minutën e fundit mund ta prishësh!
Gjithë zafirët e partive duhet të kuptojnë se tereni është i bollshëm për ta ndërtuar ofertën e subjektit të tyre: dialogu, përballja me pandeminë, përballimi i rrënjës ekonomike që ka shkaktuar pandemia dhe zhvillimi ekonomik, përmirësimi i sistemit arsimor, standardet e rritura të drejtësisë, anëtarësimi në organizma ndërkombëtare dhe marrëdhëniet rajonale në kushtet e minishengenit, të cilin ditë e më shumë po e imponon mosintegrimi i rajonit në Evropë. Gjitha këto pra janë tema të bollshme për këdo subjekt që brenda vetes ka qoftë edhe zafira me dy fije mend.