Gabriel Escobar: Amerika mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës

Blerim Muriqi: Ditët e Lajçakut nën sqetullën e Eskobarit

Kohët e mira dhe kohët e këqia.

Që me Dejtonin, rajoni ynë mësoi; se për t’i çuar zgjidhjet deri në fundit ka vetëm një dorë dhe ajo është diplomacia amerikane. Të gjithë tjerët notojnë nëpër tentim krijimin e marrëveshjeve. Edhe atëherë kur tjerët mbyllin ndonjë marrëveshje , ajo nuk është më shumë se sa një proces i ndalur që koha do ia shkrijë akullin frenues në stacionin e radhës. Inertivja e kohës që do shkrijë akullin do bëhet edhe kahja e procesit në vazhdim. Pra bëhet fjalë për kohët e mira dhe kohët e këqia. Të gjithë në rajon presin kohët e veta të mira, derisa po ashtu të gjithë u druhen kohëve të këqia.

Dejtoni edhe pse e ndali historinë në rrjedhën e saj të gjakut dhe bota mësoi shumë para se të vinte te ky konservin ndaljeje (të cilës dita ditës po i shkrihet akulli), prap se prap ai po kërkon angazhim të ri për ta çuar Bosnjën në një shtet funksional, stacion në të cilin ajo nuk do të mbërrijë ndoshta kurrë nëse me automatizëm nuk pranohet në BE dhe NATO.

Kosova dhe viset përfituan nga mësimi që bota nxori nga gjenocidi i Serbisë mbi Kroatët në Vukovar dhe mbi Boshnjakët në Srebenicë. Sado që Serbia i shpërndau masakrat mbi Shqiptarët në Kosovë, duke vrarë jo më shumë se nga disa qindra nëpër vende të ndryshme e vazhdimisht në përsëritje, bota e lirë tashmë ishte e trishtuar nga shtazëria serbe në ushtrimin e gjenocideve dhe çdo masakër po e shihte si pjesë të një gjenocidi të madh, i cili edhe kulmoi me deportimin masiv të popullsisë. Gjenocidi shtetëror i Serbisë kudo në rajon mbi popujt me të cilët rrethohej, i shtuar në intenzitet dhe i modifikuar në strategji mbi Kosovën dhe shqiptarët, e gjeti botën të vetëdijësuar për sa Serbia e kriminalizuar shtetërore ishte e gatshme të bënte. Andaj, ajo ndërhyri në krah të Ushtrisë sonë Çlirimtare dhe Kosova u bë e lirë.

Edhe pse thuhet se historia vështirë përsëritet, sot jemi dëshmitarë të një përsëritjeje, por tani me dimezion global. Rusia po marshon njëjtë sikur Serbia dje. Putin ka ecur egzaktësisht hapave të Millosheviqit. Ai shtroi çfarë kishte për të shtruar brenda Rusisë. Hoqi autonominë e Çeçenisë dhe shtroi Kaukazin, sikur Millosheviq bëri me Kosovën dhe Vojvodinën në marsin e 1989-tës. Mbajti aleatin kukull brenda ish federatës Bjellorusinë, sikur Millosheviqi Malin e Zi. Tashmë i është turur oborrit (fqinjëve), jo aq për të rritur perimetrin e sigurisë sa për t’ia rezervuar vetes të drejtën e pushtimit të nesërm, kurdo që të fryejnë erëra tjera. Se çfarë do të jetë; pushtim klasik a i butë apo integrim i imponuar, është koha ajo që do ia jep kuptimin, nëse NATO-ja sot nuk ia del t’ia pres rrugën Putinit. Të njëjtën gjë sikur Putini në rrafshin global po bënë Serbia e Vuçiqit në rajonin tonë. Humbja përfundimtare e Kninit e ka shtyrë Serbinë në aventurat e gjetjes së mundësisë në gjirin rus. Republika Serbe e Bosnjës, diku 40%-shi i territorit të Malit të zi (gjithë rripi për daljen në Adriatik nga Naumi boshnjak deri poshtë Budvës) dhe Veriu i Kosovës me një pjesë të mirë të Karadakut janë oborri perimetër që mendon dhe angazhohet ta pushtoi Serbia në cilën do rethanë e kurdo që koha t’ia jep mundësinë. Andaj, ajo po armatoset fort nga Rusia, armë të cilat po i paguan me asete energjetike, hapsira bazash ushtarake, integrime politikash deri në varshmëri sektorësh.

Ky deminzion mardhënjesh të Serbisë me Rusinë e Putinit, në ndërmarrjen për ta rivënë polin Rus në marrdhënjet ndërkombëtarre përmes kërcënimit të pushtimeve si mjet imponimi për ta shtruar botën në detyrim-marrëveshjen e re, kur Rusisë dhe aleatëve të saj do u njiheshin zonat në interes për oborrre ndikimi dhe perimetër sigurie, është arsye e mjaftushme që politika jonë ta kuptoi se kjo është koha e duhur pë ta bërë hapin e madh. Metastazimi enorm i krizave kudo ku ka elemnt rusofolës në oborrin e e rrethimit rus, konvergon me synimet për botën serbe. Ky konvergim, që është edhe zgjatje reale e veprimit rus është pikërisht rasti jonë.

Nëse deri tani, përëndimi dhe Evropa në veçanti, për hir të moshidhërimit të ariut në strofull Rusisë, ka hezituar ta nxjerr shpatën mbi gëzof dhe ta luftoi realisht këtë mendësi serbe që pjellë fatkeqësinë rajonale, , tashmë kur ariu i madh jo vetëm se ka dalur nga strofulli, por ai po rrezikon të bëhet shkatërruesi i mardhënjeve ndërkombëtare për të imponuar balancën ushtarake për ndarje të re të botës, Përëndimi nuk e ka më komoditetin e prolongimit të zgjidhjeve kudo ku të çarat rrezikojnë të bëhen trambolina Putiniste.

Këto zhvillime që po e rrezikojnë Evropën me shkaktar “putinizmin” duhet ta kenë vëmendësuar Bashkimin Evropian, i cili është përzgjedhur nga OKB ta çoi në fund njohjen e Kosovës. së pari nga pesë vendet e BE-së, me çka do i hapej rruga anëtarësimit në NATO dhe në OKB dhe do ta afronte shumë rajonin drejt BE-së.

Një klimë e tillë, e favorshme, vështirë të përsëritet në dekadat e ardhshme, pasi bota do bjerë përsëri në normalitet. Kjo kohë e mbarsur me të tilla rreziqe e shtynë Përëndimin, BE-në dhe NATO-n të merr vendime për ti mbyllur të çarat ku Putinizmi mund të bëjë vend. Rajoni ynë bartë rreziqe të tilla.

Inertivja e kësaj klime të sotme është të kuptuarit e botës sa i mundshëm është kthimi në gabim, kthimi në gllabërime, kthimi te dominimi i armëve, realitet me oborre sigurie duke dhunuar fate poujsh pa çarë kokën për viktimat, pa çarë kokën për krimin, pa çarë kokën për shtazërinë shpërfaqëse, e cila botës i është shpërfaqur jo pak herë në histori, por që kulmin e ka arritur me dhomat e gazit, me Mathausenin. Armët e sotme me kapacitetet shkatërruese, secila në vetvete është një dhonë gazi dhe secila betejë do të rezultoi me një Mathausen të ri.  Mjafton të kthejmë kokën te Alepoja Siriane! Tragjedi të tilla mund të lexohen sot në parandodhjen putiniste, pasi Putin po aspitron katërcipërisht me mendësi Millosheviqiste. Falë saj “Bota e lirë” sado të dridhet nga tmerri që portretizon një ambicje e tillë, detyrimisht është e gatshme ta ndërtoi kundër veprimin. Dhe ajo këtë po e bënë fatmirësisht!

Ky kundër veprim që po kompletohet nga tulla në tullë është inertivja e kohëve që po kalojmë, e cila ka në brendinë e vet synim jo vetëm Ukrainën sot, Finlandën e Poloninë dhe gjithë pjesën e sipërme të Detit të Zi nesër e përhershëm, por gjithë të çarat ku nëndheshëm e kërcënushëm po marshon putinizmi nga lindja në Amerikën latine, t’i vëjë sot nën mbrojtjen e armëve dhe politikave, e nesër t’i integroj ato nën kurorën e përbashkët të koalicionit kundër të keqes.

Ballkani përëndimor tashmë është objektiv nën rrezik, ku inertivja e kohës angazhohet t’ia pres krahët të keqes. Këtë momentum duhet ta kuptoi politika shqiptare pa dallim dhe të angazhohet që këtë vit ta bëjë vitin e njohjes sonë nga pesë vendet e BE-së. Njhje të cilat do ta bënin të mundshme anëtarësimin tonë në NATO dhe në OKB.

Edhe Lajçak me paraqitjen e tij të përbashkët me Eskobarin dhe KM Kurti në konferencën për media, na la të kuptojmë se po fryjnë erëra të reja, andaj figura e tij nuk peshonte më shumë se një çantëmbajtës që nuk merr përsipër ta hidhëroi shefin, vet mbrojtësin e Evropës dhe Sllovakisë së tij. Ofanziva e diplomacisë amerikane në rajon, me fokus Beogradin dhe Banjallukën  duhet ta nxitë Prishtinën ta bëjë punën e saj!

Për sa kohë zgjidhja për Kosovën mbetet në BE dhe Lajçak strofullon nën sqetullën e Eskobarit nga rreziku që paraqet Putinizmi me mësymjen e vet kundër pavarësisë së popujve, paqes Evropiane dhe stabilitetit ndërkombëtar, ne duhet të ndjehemi me fat dhe të kuptojmë se këto janë kohë të mira që mund të mos rivinë kohë të gjatë në frymën që kanë ardhur tani.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …