Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: FASHIZMI SERB KA MBJELLË SHUMË DICK MARTA, VUKÇEVIQA E DRECUNA, KA EDHE NË PARLAMENTIN TONË

Ishin kohë kur ajri ishte dendur me egzaltimin e një kthimi të rrëmbyeshëm që kishte vërshuar Kosovën e zhvendosur brenda e jashtë. Brenda, gati një tërësi popullore e zhvendosur në lugina e gryka malesh dhe podrume shtëpish, jashtë kryesisht në Maqedoni e Mal të Zi dhe në shtetin amë Shqipërinë tonë.

Qytetet e fshatrat kishin filluar të shfaqnin gjallërimin e jetës. Çdo ditë e më shumë shiheshin njerëz në kërkim të një socializimi të ri pasi që Kosova iste bërë shkrum e hi në totalin e saj dominues. Tavolinat dhe vet lokalet ishin të pakta. Ndoshta kjo ishte verpimtaria e parë që filloi të funksionoi në ekonominë e vendit. Të shumtëve na kishte bërë përshtypje një gjë që më parë nuk ishte rastisur në hapsirat tona. Që në ditët e para u panë shkresa të lëna mbi tavolina, ku shkruhej kërkojmë punëtorë, pagesa 500 DM dhe pasohej me një numër telefoni.

Derisa anë e kënd Kosovës po qeshej me një mendësi të tillë të kërkimit të bashkëpunëtorëve, sikur tani shohim nga efektet e gjykatës speciale dhe dosjet që rodhën nga ajo, një numër i konsiderueshëm të këqinjësh paskan pas rënë në rrjetin e tillë: nga kuthi, shantazhi apo nga inati që ua përzumë Serbinë pushtuese.

Shërbime të shumta mund ta kenë bërë këtë, por edhe luftë e madhe mes shërbimesh mund të jetë bërë. Si do që të ketë qenë një është konstantë e pandryshuar, gjithçka ishte për ta çuar në gijotinë Kosovën e re në përvojë shtetbërëse. Pushtetarët tonë edhe sot e kësaj dite ecin Eterit, ku besohet se çka do që fluturon hahet. Ne ishim dhe jemi një shoqëri e pambrojtur nga teoritë serbe të konspiracioneve dhe goditjet e njëpasnjëshme të Serbisë.

Ajo që në krye të herës (pas lufte) mori një ofanzivë akuzuese ndaj Kosovës dhe Ushtrisë së saj Çlirimtare. Shumë nga ato thirrje për bashkëpuntorë, me çmimin 500 DM dhe numrat e telefonave mund të kenë qenë linjat e reja të shërbimeve sekrete serbe, shumë gënjeshtra e shpikje mund të jenë ndërtuar në rrëfime edhe pse të montuara nga specialistë të BIA-s e KOS-it serb pasuesesit e ri të shrbimeve serbe. Dosjet e rrufeve të këtyre ditëve po e vërtetojnë këtë.

Këshilli i Europës sot, meqë janë publikuar dosjet e gjykatës speciale, do të duhej të turpërohej për bashkëpunimin apo rënjes nën ndikim të fashizmit serb të Millosheviqit si Vukçeviqat e Drecunat. BIA dhe KOS-i serb nuk ishin më pak se sa vet gjenocidi serb mbi shqiptarët

Asgjë nga kjo sot nuk ndihmon, sepse parlamenti rri një mumje turpi (gojëkyqur) dhe nuk ndërmerr as më të voglin veprim për të larë të paktën panjohuritë e veta, jo profesionalizmin e tij.

Sot është arrestuar Sali Mustafa një patriot e një njeri i denjë për ta quajtur liri bërës. Të tillët si Saliu nuk i bin në qafë lirisë së askujt dhe as të drejtës në jetë, sepse të tillët e çmojnë jetën para se ta shohin bartësin e saj: është i bardhë a i zi, serb apo shqiptar, evropian apo arab. Detyra e vetme e shtruar nga një veprimtar-çlirimtar është liria për njeriun ku do e kur do padallim.

Kosova po hyn në një spirale ku e ka futur agresioni serb me gishtat e Këshillit të Europës, që ua ngriti duke ua mbyllur sytë fashisti Dick Marty dhe do i duhet kohë për të dalë e larë nga kjo. Por, nëse dinjiteti ynë i jashtëm është nëpërkëmbur kaq keq të paktën i takon politikës së brendshme të tregoj kohezion në një të vetmen gjë, ta fus në rend dite që nesër për debat publik të gjithë çështjen nga votimi në parlament të speciales e deri te materja e dosjeve të këtyre *tri rrufeve*.

Marrja e Presidentit mund të vie edhe si një arrestim spektakular dhe kjo duhet të parandalohet që të mos lejohet promovimi i një poshtërimi të tillë. Po ndodhi kjo, Kosova do ta pësoj një goditje të dytë fatale në syrin e opinionit ndërkombëtar të përmasave që e pësoi kur KE-ja aprovoi hetimet për kinse tregëtin me Organet e robërve serb. Ky fashizëm real me një akuzë të tillë imagjinare, i cili iu shit opinionit ndërkombëtarë, ishte arma më e sofistikuar që përdori Serbia fashiste përmes lobistit gjenocidial serb të shëbimeve të veta Dick Marty. Kuvendi nuk mund të rrijë duarkryq! Në të kundërtën Populli duhet të guxojë  të veprojë  kundër Kuvendit marionetë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …