Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Heshtja e Presidentit

Zërat për zgjedhje të mundshme, skenarët për rrëzim qeverie dhe heshtja pllakosëse e Presidentit kanë bërë të ngjallen me vrull teori të shumta konspiracioni. Hamendësimet po mbysin koluaret.

Është kohë lufte, jo përmes armësh fatmirësisht, por gjithsesi luftë bëhet! Për momentin po luftojnë opinionet. Serbia po zien në zhurmë, Kosova po hesht. Gojët e këqia thonë, ajo po hesht në skenë por nënplafi po i tymon.

Kur e dogjën Romen nuk di a ka patur tym, por se flakët e shkatërruan kjo nuk vëhet në dyshim!

Cili do që ka në dorë një Unë Zjarri, duhet të dij para se ta vëjë në themelet e ngrehinës sonë të përbashkët për ta djegur se rrëzimi i qeveverisë në këtë kohë, do tregoj se jemi të vegjël për të ecur me këmbët tona në rrugën e madhe, por edhe sa e kemi të vështirë bërjen e shoqërisë shtet të së drejtës me këtë papërgjegjësi elitash që veç politike nuk dinë të jenë! Megjithatë, kjo nuk do përbëjë fundin e botës, veçse do na jep edhe një argument shtesë; pse nuk duhet të rrimë e të presim.

Taksat ndaj Serbisë kanë sensibilizuar këdo brenda e jashtë vendit. Ndalesat e këtilla bëjnë fillimet e reja të jenë më energjike. Në inercionin e atyre fillimeve ne duhet të kemi energjinë e mjaftueshme për ta investuar!

Heshtja e Presidentit, komunikimi mediatik i Kryeparlamentarit (sporadik e në terma editorial), Goditja e AKR-së, na thonë se kutitë e votimit s’kanë pse vonojnë!

Do investohet PDK-ja në rrëzimin e qeverisë apo vetëm segmente të ndikuara nga Presidenti, kjo mbetet për t’u parë. Mesazhi për LDK-VV-në është dhënë më se lexueshëm. Meqë LDK-ja ka rezervat e saj se VV mund të mos mjaftoj apo edhe të mos i qëndroj bashkërenditjes nëse kjo merr kahjen afruese me PDK-në, ajo është vënë në gjueti për PSD-në. AKR besoj tashmë e ka zgjedhur taborrin sikur edhe Lista serbe. Bashkimi në rrëzim, asaj i siguron partnerët e mbijetesës në skenë me pjesmarrjen e ardhshme në parlament. Komunitetet gjithmonë e marrin lajmin në kohë. Presidenti duhet t’i ketë lajmëruar për të dy zhvillimet e mundshme, zgjedhjet apo qeveri të një koalicioni ndryshe, pa Kryeministrin e tashëm!

Rrëzimi i Ramush Haradinajt nuk ka të bëjë thjeshtë me rrëzim qeverie, por me pushtetin si ngrehinë që  nuk do duhej të ndryshonte. Hijet e një fryme vetëvendosëse në duart e Ramush Haradinajt do ta bënin AAK-në numër të pakaluashëm për qeverisjet dhe koalicionet e ardhshme. Ramushi është i vështirë për t’u mbi e anashdrejtuar. Të tillët nuk i duan në ekip. Ai rrezaton së tepërmi lidership dhe nga cila do pikë koalicioniste do shkëlqente shumë për vëmednjen e masave.

Presidenti Thaqi e ka të vështirë ta pranoj faktin se dikush tjetër po mbyll ndonjë proces veç tij. Ushtria, e cila po bëhet me ligj ashtu sikur nuk mundi ta shtyjë në të shkuarën Presidenti dhe iu desh ta ulte koken i mundur, është njëra ndër çështjet për të cilën ai do donte ta ndalte Ramushin të drejtoi qeverinë, që kjo të mos qëndronte stoli në të arriturat e këtij kundërshtari politik.

Taksat ndaj Serbisë, sado që janë marrur në harmoni me Koalicionin, megjithatë, ato kanë nxjerrur lidershipin e Kryeministrit në sfond edhe pse dikush shpejtoj ta përlyente me lavdet qëllimkëqia të bilbordeve. Unë do thoja se ia pat me të keq kushdo u përfshi në atë shfaqje bilbordeske. E bërë me qëllim a me budallëllak, ajo jep të njëjtin rezultat. Kryeministër, mbaji larg të tilla zhvillimeve të interferuarit mes dashamirëve tu militantë! Shfaqjet e tilla irritojnë!

Presidenti Thaqi e di se Taksat nuk i pengojnë projektet, sikur poashtu e din se ato i shpejtojnë shumë proceset. Ky kanalizim procesi e frikon Presidentin. Ai, duke qenë i mohuar nga skena politike, po bëhet veprues ashtu sikur nuk duhet. Kjo më shtynë të besoj se ai tashmë ka lëvizur shumë gurë nga vendi. Edhe qetësia e Vuçiqit na jep të kuptojmë se një skenar është në lojë!

Është e vërtetë se këto veprime, Ushtria, Taksat dhe  po të përparoi Demarkimi në drejtim të Kullës e Qakorrit e vendosin Kryeministrin në lartësitë e një shprese popullore, dhe kjo do përkthehej me votë plebishitare, e cila mund ta shënonte Dekaden e Ramushit!

Atë që nuk diti ta materializoj VV-ja do mbetej të mos dështonte AAK-ja dhe Kryeminitri Haradinaj.

Rrëzimi i Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit në këtë kohë nuk mund e as do lexohet ndryshe veç se shfryerje ndaj Kosovës dhe konfirmim të fatit të saj të brisht! Një zhvillim i tillë do rezultonte edhe me dobësim të pozicionit të Kosovës në tavolinen e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Taksa e vënë do e çoj Kosovën edhe pse në shumë zhvillime, gjithsesi në zgjidhjen tashmë të imponueshme nga realiteti në teren. Dialogu dhe fqinjësia e mirë me Serbinë mund të arrihen vetëm në mardhënje të ndërsjella. Sot mjerisht ato i bënë të tilla vetëm reciprociteti. Destruktiviteti serb do trimërohej nëse sot merren masa e krijohen zhvillime rreth rrëzimit të qeverisë, qofshin ato me sukses apo të dështuara.

Presidenti po shkon në Washington mbase për të marrur Okey-in e rrëzimit të Qeverisë! Nëse është kështu, si qytetar i këtij vendi i them se kjo është më tepër se shumë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …