Diçka shohim e gati hiq dimë do t’i thoshte plaku i lodhur i Malit të zi bashkmoshatarit të tij të këndej 6 kilometrave Kullë-Qakorrit në fund të ditës së sotme, e cila pat filluar diku prillit 2017 nga Shtëpia e Bardhë, por qe ndalur në 27 qershorin e këtij viti, kur aeroplani pasi u mbars me Hashim Thaqin në bordin e tij, iu desh të abortoi dhe ktheu rrugë.
A është Hashim Thaqi njeriu i vetëm në Kosovë që di se çfarë do lexojmë në fund të ditës së sotme, meqë delegacionin e kemi në Washington? Besoj se po, edhe pse dyshoj që mund t’i ketë treguar edhe benjaminit të tij Edi Ramës. (Jo për gjë po mund t’i ketë ardhur keq me ia mbajt fshehtë pasi edhe Vuqiqit nuk i besohet që nuk i aka dërgu ndonjë shenjë Putinit.
Bazuar në sjelljen komode me të cilën Vuçiq ia premtonte popullit serb në paranisje heroizmin e tij po ta sfidonte Amerika e madhe me kërkesen për njohjen e Kosovës, gjithçka duket të ketë qenë e njohur dhe e parapërgaditur. Kosova nuk donte biseda për territore dhe e hoqi nga tavolina atë temë! Muskuloz doli të jetë ky Hoti! Nuk është shaka kur je Bedel.
Dhe mirë që u gjend diku në kujdestari COVIDI zonja Merkel, edhe pse sikur po duket diçka sëmundja po e rrezikon edhe Malin e zi. Goxha do ethe po i ka këto ditë! Ehhh, sikur ta kishte Mali i zi në vend të Milës këtë trimin tonë Hotin, që ia ka marrë dorën Washintonit e Brukselit se për Vuçiqin po e po, asnjëherë më nuk do përzihej Serbia te serbët në Malin e tij të zi, sikur nuk po guxojnë me u përzi në komunat serbe në Kosovë as me fillimin e vitit të ri shkollor! Ju ka mbet pak si sëmundje (po mundohen me na bind këta të pagabueshmit) qysh se ia falën do teste COVID Albinit e ai nuk mujti me u turpnu dhe ua dha menaxhimin e krejt smundjes me mjek e sigurimsa të BIA-s. Bile koridorin e Blerim Rekës po mundohen me e ba edhe në Mal të zi nëse koha flet mirë.
Ah Mila i shkretë, po shumë po vuan për këso partive të luftës sikur i kemi ne! Ëëëë pra – do i thoshte plaku malazias atij shqiptar këndej Kulle e Qakorri nja 6 kilometra, Hoti e ka kollaj këtu se arsimin e ka partia e Ramushit e ai është shumë trim dhe e ka në krah Fatmirin (e dinë ata Çelikun e luftës), dhe serbët nuk guxojnë prej tyre se ndoshta prej Hotit edhe nuk ju kish ardhë fort keq. Nejse Mila, nuk është drejtues lufte si presidenti ynë Thaqi. Për këtë nuk e ka një Ramush, Kadri a Fatmir se as për lutje në kishë nuk ia kishin organizuar serboargatët atje, sikur nuk po guxon në Deçan Sava Janjiqi e Manastiri me u ndi. Bile ai po u thotë bëjeni rrugën, po këta vet nuk po dojnë se fjala e dhënë sikur hektarët e tokës për kishën janë ma shumë se qytetarët e Plavë Gucisë!
Interesant sa të fuqishëm Hoti e Vuçiqi! Hoti bisedon vetëm për njohje dhe s’ka territore në tavolinë. Gjithçka – po thotë ai, edhe po folëm me Serbinë për vaditjen edhe ajo në funksion të njohjes është se ndryshe nuk do e bisedonin! Mos t’i shkon kujt mendja se ka bisedime tjera veç njohjes! Kështu po thotë kryeministri. Derisa muskulozi tjetër, Vuçiqi, do ta braktiste Trumpin në koridorin e Shtëpisë së Bardhë sikur Albini pushtetin dhe do kthehej në Serbi po t’ia kërkonin njohjen e Kosovës sikur e hapte gojën e Agim Veliut Hashim Thaqi edhe nëpër tubime të LDK-së.
Këta dy herkulesa, Hoti-Vuçiq, po vijnë me gjokset e mbushura impulse krenarie, ku fitoret do ua stolisin gjokset e do fletave të nënshkruara. (Për çka e si, do e marrim vesh më vonë.)
Nastradini po e grabiste një dyqan dhe derisa po e prente qelsin me një limë e pyetën – Çka po bënë aty o Nastradin? Tha – po i bi lahutës. – Po nuk paska za- i thanë, derisa po qeshnin me budallakinë e tij! – Nesër ia dëgjoni – u tha, dhe vazhdoi. Të nesërmen doli të ishte vjedhur dyqani. Qytetarët qeshën prap. Kësaj radhe bashkë me zërin e lahutës së Nastradinit!
Edhe ne në mbrëmjen e sotme do ia dëgjojmë zërin lahutës që ra dje në Shtëpinë e Bardhë. Ne të paktën e kemi një lehtësim se kësaj radhe amerikanët e kanë mprehë kungjin në të dyja anët dhe na e kanë ngul të dy palëve. Kështu që do ta kemi ma lehtë pasi edhe atyre – po e dini ju – ua kanë ngul po aq sa edhe neve.
Të dy delegacionet kësaj radhe ishin në një front, përballë kishin Shtëpinë e Bardhë. Ujmani mund të del që na i lanë të dy palëve plagët. Mos Ujmani Trepça ka shkritore bash boll ku mund ta shkrijmë akullin mes nesh.
Projektet ekonomike mund të jenë si puna e sirenave, dhe mund të mos u dihet ku mbaron të qenit peshk e ku fillon të qenit vajzë! Ne mund edhe mos ta dimë, por Trumpi ua ka dorën edhe peshkut edhe vajzës. Ne na mbetet ta marrim vesh prej asaj që do na e lë kungji kur ta nxjerrim.
Në mbrëmjen e sotme fitorja do vie, ajo do ndahet më dysh, pra do kemi një fitore që do i stolisë dy fitues, tandemin Thaqi-Vuçiq. Pas abortit që ndodhi me 27 qershor rroftë edhe bedeli Hoti.
Lum ambasadorja Çitaku sa puna i ka dalë.
Fitorja i takon vetëm marrëveshjes, ndaj minishengeni për tu jetësuar si ekonomik ka nevojë të jetë edhe një çik politik. Problemi është se nuk e dimë kujt ia ka patur nevojën karrotës a shkopit!
Sidoqoftë rroftë fitorja: ska territore, ska njohje! Gazi i madh kur t’bin rasadi – ka thënë plaka në Pazar. Luginës së Preshevës ka rrezik ua bëjnë një fabrikë sapunash që t’ua lajë marren dy palëve. Dikush sapunat e dikush ujin e Ujmanit. Për shkumë sapuni nuk do heqim ditëve në vijim.