Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Kërkoj liri për Sadri Ramabajën, unë besoj në pafajësinë e tij

 Dikur në të shkuaren e afërt, kur “delikti verbal” përbënte veper penale në Lindjen moniste me fytyrë kinse humane me brendi diktotariale. Në realitetin e një absolutizmi të tillë luigjian, njeriu dhe jeta e tij kishte veç se një fat po qe se bëhesh objekt goditjeje “qëllimin machiavelist”. Sa machevialiste është mbajtja në paraburgim e Sadri Ramabajës!

 Çfarë po ndodhë tash e 20 vite?

Pushteti tashmë i shtresuar në kapjen e shtetit mund të quhet akomodim monist i liderit a Klanit. Andaj duhen burgjet, dhe ato janë plot!

Te ne, më shumë se sa Lideri, kujdestarin për kasten e përbënë Klani. Tetakulat e tij prodhojnë e egzekutojnë zhvillime. Gjendjet e prodhuara janë vet vullneti i materies pushtetbërëse. Një studim i miërfillt do linte burgjet e Kosovës pa shumë nga banorët e sotëm dhe do stërmbushte me llumin e Kalnit, por dhe me vet Klanin.

Procese pafund (në dukje të montuara), kanë mbajtur e po mbajnë në burgje, dënuar pa të drejt dhe pa dënuar fare eksponent shtresash të ndryshme me impakt shoqëror dhe mbytje hetimesh përmes montimesh gjyqësore.

Burgosja e Sadri Ramabajes dhe mbajta e tij nuk bënë përjashtim në gjithë këtë plojë gati 20 vjeçare.

Çuditem se si nuk ia ngriten të pakten një portret Machiavelit ata që po qëndrojnë në kapje shteti! Mësuan nga ai dhe po qeverisin me këshillimet e tij. Ai, të pakten do duhej të paguhej për të drejten e autorit!

Nga ky mësim ish ilegalistët puçistë tashmë të etabluar në pushtetbërje, parimet idealiste që çuan në  çlirimin e vendit i konzervuan për dogmë të dëmshshme dhe u çliruan nga to duke parë “Pushtetin Fron” për të mbajtur. Pra “Qëllimi Pushtet” i tyre, njëjtësohet e mëson nga “Qëllimi Fron” si Këshillim i Makiavelit për sundimtarin. Ai këshilloi si akush më parë se si duhej të vihej dhe mbetej në pushtet një kastë a një princ.

Këta nuk ishin të vetem në skenë. LDK e kapur nga shpura Rugoviste dukej se ishte një hap përpara. Po të kthejmë koken prapa, do gjejmë fillet e këshillimit Machiavelist. Në skenen politike paskoha e qeverisë së përkohshme priste zgjedhjet për të konfirmuar një pushtet legjitim. LDK e gjendur në një rrethanë zhbërjeje kapej për çkado e kudo që mundej ta vononte mbytjen. Çuditërisht ajo ia doli jo vetem mbijetesës, por edhe të dominojë skenen me të vërteten e saj përmes një viktimizimi brilant, të denjë për trillerë holuvidian. Edhe pse me viktima, kurbanët e viktimizimit u bënë trambolina prej ku ajo luajti lojen politike, jo vetëm të ringjalljes, por edhe të riardhjes e mbetjes.

Po kush ishte vallë Injacio de Lojola i Kosovës dhe çka duhet të përmbajë Urdhri homolog i Jezuitëve LDK-ist për ti shërbyer Rugovës alias Papës së tyre(në rikthimin e tij)?

Në rikthimin e LDK-së drejt pushtetit, ndikim të madh patën vrasjet e ashtuquajtura politike, të cilat pushuan sapo ajo mori shpagimin qytetar me votë. LDK kishte vetem një program qeverisësë për t’i ofruar elektoratit të saj përgjatë këtyre dy dekadave,“Viktimizimin dhe vrasjet politike”!

Ka dy momente politike, të cilat katërcipërisht dëshmojnë se politika jonë vuan nga sindromë e tillë. LDK erdhi disa herë në pushtet dhe nuk hetoi, sepse nuk pati vullnet të zbulonte të vërtetën e tyre. Asaj nuk i duhej e vërteta, por argumenti se të vrarët ishin zyrtarë, anëtarë apo simpatizantë të saj. Vota qytetare ishte stolia që nxori ajo nga vrasjet. Për fatkeqësinë tonë ajo provon të mbajë edhe sot e kësaj dite lartë flamurin e viktimës. Ajo kishte shkuar aq larg ato vite, sa edhe po të vritesh ndonjë kriminel në hesapet e tij kriminale, ajo do ngarend’te ta përvetësonte viktimen dhe ta veshte me velon vezëlluese të saj. Do ta qante me kujen  politike e do ta varroste me epitafin e heroit të viktimizuar politik.

Kemi dhe një moment të dytë po kaq shpjegues për nivelin kontaminues të skenës sonë politikbërëse. Drejtuesi i VV-së, zoti Kurti, në një emision telviziv, pas rezultatit shumë të mirë në zgjedhjet e fundit kur ata dolen të parët me votë qytetare si subjekt, i pyetur: Pse kishin filluar një reformim në sjellje dhe fjalor? U përgjigj: Ne duhej të rriteshim disi! Ne përdorem – tha ai, metoda të papranueshme për një shoqëri normale dhe për këtë jemi të vetëdijshëm, por ky ishte çmimi i rritës sonë elektorale. Në esencë kjo ishte përgjigja e tij. Ai nuk qau koken për ato që po thoshte. Ishte në delirin e votës  goxha masive. Ai nuk u kujtua çfarë po u thoshte nënave të atyre që u vranë në sheshin “Nënë Tereza” nga forcat rumune, prindërve të vëllezërve Dehari dhe tjerë që u sakatosen përgjatë lindjes dhe rritjes së gjatë të VV-së. Ata po quheshin thjeshtë mjete të një qëllimi politik, rritës partiake dhe marrjes së pushtetit. Pra, nuk kishim të bënim me parime, por me qëllimin në vetvete, karriga pushtetore! Lehtësia me të cilën ai shprehu këtë marrëzi kriminale nuk do ta lë asnjëherë të kuptoi krimin që ka prodhuar. Ai në veprimin e tij politik nuk u vesh asnjëherë me dhimbjet e humbjeve familjare! Ai, sikur e tha hapur botës në një studio televizive vendore, u mjaftua me kuotat që po arrinte mbështetja popullore për karrigen e dëshiruar.

Nga të tillët nuk do kuptohet asnjëherë, se sado i lartë të jetë froni politik ku do ulet Albin Kurti apo pushtetor VV-ja, nuk do jetë i mjaftueshëm të mbush boshllëkun e gjirit të nënës mbet pa djalin. Kjo vrasje e dytë nuk vie nga plumbat qorr të politikës, por nga pozicionime të qëllimshme veprimi e synimi.

Këto dy spjegime nuk kanë se si të mos na çojnë kudo në dyert e fatkeqësive të gjithë atyre që mbahen padrejtësisht në burgje, sikur rasti i z. Ramabaja. Mbajtja e tij është puro këshillimi Makiavelist.

Ka shumë raste në Kosoven tonë, ku qëllimi përligji në këto dy dekada dhe po përligjë sot e gjithë diten fatet e njerëzve. Mjaftojnë rastet Kiçina, Lushtaku, Selimi, Dukagjini, Remi etj raste sikur këto. Por, pse është tipik dhe i veçantë rasti Ramabaja?

Tipizmi i rastit Ramabaja vjen nga mosqenja e tij Aktorë në vepren e montuar apo të shfrytëzuar për të goditur me forcen e shembullit. Ai po mëtohet të na servohet për shembëllim se si përfundojnë ata që mendojnë ndryshe dhe që vinë nga ish struktura ilegale.

  1. Ramabaja sikur edhe shprehet në letren drejtuar gjykatës, nuk mund e as do duhej të përbënte shembullin goditës. Sot ka libra të tërë e tituj gazetash kudo që fyejnë, akuzojnë e kërcënojnë këdo në jeten tonë publike. Po të ishte për ato që thuhen, redaktohen e shkruhen në botën tonë të shkruar ne do përfundonim në një burg të paparë. Ndaj z.Ramabaja i shkruan pa ngurrim trupit gjykues.

…. Ata nuk mund ta pranonin autoritetin tim moral, qëndrimin vertikal, ngritjen time permanente akademike dhe njëkohësisht angazhimin politik brenda VV, ndërkaq si pretekst shfrytëzojnë parathënien e librit të M.Jasharit dhe identitetin tim shqiptar “Besnik Berisha”, të cilin prisja ta bëja publik më 17 janar 2018 në Konferencën e dytë shkencore të radhës, që do ta shfrytëzonim si shoqatë për ta inicuar aksionin për shqipërimin e emrave dhe mbiemrave, duke marrë në konsideratë 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit.

Mesazhi që mbetet për tu kapur nga tjera fate, përçohet tashmë kudo nëpër aureolen tonë politike apo në shoqërisë civile. Minimalisht sugjerohen të dinë ku guxojnë ta bashkojnë veprimtarinë politike qoftë edhe vetem si kontribut intelektual dhe si ta përdorin atë.

Por z. Ramabaja, dallon sikur dhe gjithë ata që mëtohet të frikësohen: Të guxosh edhe kundër partisë ku je i rreshtuar për të ruajtur parimet bazë të rilindave, të cilat paraprinë dhe mbrujtën luftën tonë çlirimtare, sikur rasti i z. Ramabaja kundër koketimit të VV-së me islamin politik përmes iftarëve publik rrugëve të qyteteve në mjerimin e votës, është më shumë se veprim kundër mykut qeverisës. Të gjithë ata që e njohin z Ramabaja, qofshin edhe urdhërburgosësit e tij, e dinë që ai nuk ishte njeriu i duhur për ta shëmbëllyer pjellën vepruese të Murat Jasharit, cytyr mbase si mundësi edhe nga aktorë majash të pushtetit në Kosovë, të cilët ndajnë dekada veprimtarie të përbashkët me Muratin tashmë me diagnozë të rëndë. Jo rrallë herë Murat Jashari është lëshuar në besimin e tyre dhe u ka shërbyer në të shkuaren edhe qorrazi!

  1. Ramabaja, nga gati majat e mendimit shkencor për ku po hapëronte, nuk kishte se si të kthehej në mykun e një veprimi tashmë dekadent e të dalë boje të hakmarrjes, të cilën veçse meskine do ta quanim, meqë klasa e të burgosurve dhe çlirimtarëve kishte pranuar pajtimin në hiret e një bote të re ku liria ishte e të gjithëve dhe për të gjithë. Të tillët si prof. Ramabaja janë kontributor në këtë pajtimin e heshtur, duke spjeguar kudo se shërbëtorët e serbisë ishin dy herë të robëruar. Një herë se ata në vetvete si origjinë ishin shqiptarë të pushtuar si gjithë tjerët për fatin kolektiv dhe si e dytë ata detyroheshin t’i bënin keq qoftë edhe familjarëve të vet, për çka populli i përbuzi në vazhdimësi. Kjo shtypja e dytë për ta, “përbuzja popullore”, nuk do i liroi asnjëherë, sepse ajo ka moralin për masë dënimi. Damka për ta do jetoj në jetë të jetëve, dhe në gjithë sirtarët e mbamendjes së këtij kombi.

Rasti i montuar me aktorë Murat Jasharin të sëmurë apo aktorë, dje patriot e sot në paspjegim janë tambolina ku Azem Vllasët, Sylë Hoxhët e kushdo gjyqtar a prokurorë që janë në zanatin e detyren e tyre (dje pushtueseit e sot pushtetit), po luajnë zanatin që dinë për hesapet e hangjisë.

Sadri Ramabaja është burgosur për të mos i çliruar parimet. Ato parime, të cilat i hudhen prapa krahëve dhe i shkelen me të dyja këmbët, ata që në emër të luftës çlirimtare sot e dy dekada kanë kapur shtetin e ri të Kosovës.

Për të mos u vrarë ato parime përlindi idealizmi i ri për, të cilin Astrit Dehari u vra. Uroj të jetë i fundit si viktimë në zingjirin kriminal të një aspirate të sëmurë.

A do të kishte të tilla zhvillime po të  mos ishte vrarë si fillesë “Nënëa e lirisë” Lëvizjea Popullore e Kosovës?

Nëse kapja e LDK-së përdori postulatin machiavelian : “Nëse dëshiron ta mundësh armikun, sajo vdekjen tënde”, atëherë çfarë përdori klani pushtetor që dha PDK-ja?

Do thoja se ai nuk mbeti prapa kapësve për Papen e tyre të LDK-së dhe u bë zgjatim i të njëjtit segment. Në djallëzinë e tij kishin mbetur shumë postulate tjera nga ku dalin këshilla të vyera, nëse boshtveprimi është “Qëllimi përligj mjetin”.

“Të qeverisësh do të thotë të bësh të të besojnë”- thoshte filozofi. Dhe si mund të të besojnë nëse nuk godet njeriun prej nga vie zhbërja e besimit për ty, do kërkonim ne vërtetimin në përçapjen e spjegimit?!

Nëse duan të nxjerrin gabimtar z. Ramabaja,duhet të shohin në ç’anë mbeten ata që e akuzojnë?

Po, ai ruajti dhe proklamoi parimet për të mos lejuar një pushtet fiktiv e të kapur. Ai qe në gjendje të ngritej edhe mbi rreshtimin e tij organizativ, që ishte VV, kur ajo po koketonte me djallin nëpër iftaret politike rrugëve të Gjilanit e jo vetem aty. Ai donte një shtet normal e jashtë kapjes nga krimi politik që ta çonim në gjirin e Nësës Shqipëri ashtu të shëndoshë e pa sëmundjet shoqërore që po na mbysin. Kështu qenë brumosur që të ri kur iu futem veprimit për çlirimin e viseve të pushtuara. Ky është faji i vetem për të cilin meritoka të dënohet Sadri Ramabaja sipas akuzuesve të tij. Ai është në betimin e tij dhe nuk mund të bëjë ndryshe.

Parë nga dominii i përbërjes jugosllave të gjyqësisë dhe prokurorisë sonë, Sadriu edhe mund të përfundoj i dënueshëm. Politikëbërja nga kapja e shtetit kalkulon të bëshme edhe mbajtjen në burg të Sylejman Selimit e faje tjera që vetem çoroditje nuk janë, sepse janë mjete të një qëllimi të vetem. Mbetjes aktorë edhe pse në shpinën e lodhur të vendit.

Nëse “Qëllimi i përligj mjetet”, a mund të themi se të gjithë ne jemi vetem numra në zaret e një loje ku radha e hudhjes mund të na vëjë secilin nga ne në kangjelat vrastarë dhe të na shëndërroi në gurët e shkallëve të tyre pushtetore.

Sadri Ramabaja të pakten nuk u bë aksesori stolisës i kësaj çmendiie që ka kapur vendin dhe as klient i virozës kriminale. Ai, do e mund akuzen, sikur e mundi burgun në rininë e hershme dhe sfidat në rrugën e lirisë së vendit.

Ne na mbetet ta thërrasim ndërgjegjen e këtij vendi me thirrjen tashmë të bërë edhe pse jo nga shumë zëra të shoqërisë.

LIRI PËR SADRI RAMABAJEN!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …