Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Kthimin tënd nuk duhet ta paguajë vendi, z. Kurti!

Kryeministër Kurti, nga mbrëmë mos dëgjo as teket tua të cilat e vranë kaq keq Kosovën dhe fyen Vetëvendosjen, as miqësinë e shtirur të servilosjes lavdëruese, të cilën ta kanë servirur me bollëk këta muajt e fundit! Dëgjo shpirtin dhe nevojën e Vetvendosjes! Asaj Vetvendosjeje që shpërndau besim për të ngritur masat, jo për të krijuar turmat! Por, merr kurajo përtej egoje dhe shih realitetin e trishtë. Ajo tashmë rri galuc mes po atyre dy realiteteve në Kosovën tonë. Atë nuk duhet lejuar të përfundojë në turmë për t’u shëndërruar në sekt.

Të paktën bëni atë që bëri Jörg Haider në Austri, por kujdes edhe gjatë atij rrugëtimi! As mos lejoni të përfundoj në fatin e njëshit sikur bëri Kreshnik Spahiu me Aleancën Kuq e Zi! Kjo histeri që u shfaq dje nëpër veprime të një natyre të rënë krejt në mendësi turme, do ju bëjë ta keni vështirë ta nxirrni në të ardhmen, nëse nuk e ndalni këtu këtë mllef të stisur nga dogma të shumta që tashmë kanë zënë vend në mykun e një tendence! Ata janë me ty dhe Vetëvendosjen vetëm pse ju jeni hapësira, mundësia e tyre.

Turmat, dje të bashkuara në “shpërndarjen e tyre”, u shfaqën lukuni hienash prej sharjeve e deri te kërcënimet. Thirrjet telefonike deputetëve që ishin për rrëzimin e qeverisë, të organizuara e nën diktat politik: nga lutje, kërcënime e shantazhe, ishin turpi i një maskarade, që vetëm mendjet e sëmura dinë e munden t’i orkestrojnë. Kjo tregon se ka celula të gatshme për t’u përdorur, ka energji për ta eklipsuar diellin tone të demokracisë, ka energji që për egon e njëshit ku ato e gjejnë shesh-përsheshin e tyre edhe nuk kursehen. Kjo përbënë rrezik! Jo se të tillët mund ta pushtojnë Kosovën, por se mund ta provokojnë kundër reagimin, kundër shfaqjen, teatrin e kukullave.

Ky ekstrem ka vetëm një fat. Ne jetojmë në Europë dhe kemi atë mendësi! Sado ekstreme të shfaqet e majta në Europë përfundon në ekstrem të djatht si veprim! Sa më human të shfaqet veprimi në Europë ai bëhet më i majtë!

Pra, sot ekstremi sa do që të shfaqet majtas nuk ka mundësi të përfundoj atje. Kështu ndodhë edhe te ne, sepse mendësia jonë është europiane. Ai do përfundoj djathas në duart e dogmës prej asaj fetare e deri ta ajo e urrejtjes për tjetrin, për ata që nuk janë të llojit, nga bindja, klasa apo etnia.

Kjo është Europa, kjo është e mundshmja e saj reale, e përsëritshmja e saj. Sa herë pushon arsyeja, ajo përfundon në një shovenizëm, në një luftë për hapsirën brenda e jashtë materjes, brenda e jashtë formës!

Jörg Haider, drejtuesi i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ), ia doli ta rrestonte partinë e tij bashkvendimarrëse në Austri edhe nën një rrogoz të tillë, ku mbështetja e ekstremit politik e kishte shëndrruar veten nga qendrat menaxhuese në qendra kapëse dhe kjo po bëhej lak në qafën e Austrisë. Derisa ai ishte eksponent i rëndësishëm politik mësoi, se ai dhe partia nga vinte po bëheshin fatkeqësia e Austrisë. Nën një aureolë të tillë Austria njohu bllokaden europiane dhe mohimin ndërkombëtar. Jörg Haider-i nuk do të ishte e nuk do të mbetej shembëllim për të na shërbyer sot, sikur mos t’i kthehej partisë së tij, të cilën tashmë e drejtonte e motra Ursula Haubner. Ai, atje pa, që dëshira dhe nevoja për masat mbështetëse kishte krijuar qendra ekstreme, të cilat o duhej të ndiqeshin duke i rezervuar fatkeqësinë Austrisë o duhej të braktiseshin për tua dhuruar vegjetimin me mos ushqyerje me mundësi. Ai, tashmë i ngritur në majat e politikës asutriake kuptoi fundin që rezervojnë mendësitë e mykura dhe formoi partinë e re Aleancën për Ardhmërinë e Austrisë (BZÖ), me çka performoi ndryshim dhe Austrinë e ktheu të pranueshme për botën e lirë dhe demokracitë përëndimore.

  1. Kurti, ju jeni më në kohë edhe pse mund të jeni me më pak fat, por do ndjehesha edhe unë me fat sikur ta përjetonte vendi im po të njëtën përgjegjsi tuajen sikur e shpërfaqi Jörg Haider për vendin e tij.

Sikur e kam thënë dhe herë tjera, te ju Vetvendosja, është mbledhur një mori dogmash dhe interesash, të cilat bënë masën mbështetëse me të cilën ju dolët të parët në zgjedhjet e fundit. Ky heterogjenitet i brendshëm nuk u lë ta pësoni fatin e Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, i cili ngritjen e vet e pati vetëm mbi një çështje, atë Çame dhe të cilën e braktisi sapo pa në horizont se nuk i mjaftonte si trambolinë për të kapur pushtetin apo ndoshta sapo mbaroj misionin, sepse cytësit e tij mbase mund të kenë kalkuluar se përdorimi i çështjes çame po u kthehej bumerang pikërisht linjave greke. Ata duhet ta kenë parë se qëndrimi në eter me doza të larta i çështjes çame po e bënte ndërkombëtaren politike ta pranonte si çështje të shtruar për zgjidhje dhe u ngutën ta garantonin statusin e Kreshnikut në rahatinë me sa më duket diku skandinave! Alenca Kuq e Zi e njohu fundin në një vegjetim ku pret ta dëshmoi të shkuarën e saj dhe çështja çame mbeti atje ku e ka vendin në duart shqiptare pa agresionin e shërbimeve sikur mund të rezultoi të kishte qenë !Aleanca Kuq eZi”!

Pra kryeministër Kurti kujdes me celulat ekstreme sa nuk janë bërë imponim sjelljeje në partinë tuaj. Ato janë me juve vetëm se ju jeni hapësira e tyre, mundësia e tyre. Jörg Haider nuk i shkoi dilemës, ai zgjodhi Austrinë dhe popullin gjerman dhe fituan bashkërisht, por ai nuk e kishte vërejtur një shkarje të dytë ku mund të ndërtohej fatkeqësia e re Austriake. Doza e ekstremizmit, mbetur si detyrim suksesi, e bëri paritnë e Hajderit (ndoshta post mortum) të rrëshqas në përqafimin rus për çka Kancelari austriak Sebastian Kurz u detyru ta prishte koalicionin e Partisë së tij Popullore Austriake (ÖVP) me Partinë e Ardhmërisë Austriake (BZÖ). Pikërisht pra partia e Jörg Haijderit, atij patriotizmi klasik puro gjerman, kishte përfunduar në përqafimin rus të Putinit në dëlirin e një drejtuesjeje, dhe për këtë para se Austria ta paguante çmimin Kancelari Kurz prishi koalicionin.

Në hapësirat ku jetojmë gjithmonë jemi të ekspozuar ndaj goditjeve ruse. Ato vinë përmes këtyre celulave ekstreme të dogmatizuara deri në dëlir. Shqiptarizma nuk mund të duhet nga errësira e atyre skuatave ndaj u takon t’ua servoni vegjetimin si fat nëse nuk keni mundur t’i zhbëni që në gjenezë!

E ardhmja në masë të madhe është zgjedhje!

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …