Të qenit Opozitë dhe pamundësia si të vetëm ta merrnin pushtetin i afroi LVV-në dhe LDK-në. Populli prej kohësh pyet: Sa bëjnë dy Baba e dy Zhaba? Ato nuk ia dolën asnjëherë ta bëjnë një numër përtej dy e dy, dhe pyetja jetoj nëpër kohë për t’u shërbyer sqarimit të situatave kur të ndryshmet mbesin të ndryshme. Të tilla të ndryshme qenë dhe mbeten edhe LVV e LDK. Kështu do të jetojnë dersa të jenë dikush baba e dikush zhaba!
Që në parambyllje të këtij tentim koalicioni jam shprehur me shkrime për panatyrshmërinë dhe për pamundësinë bashkëqeverisëse të tij. Në një përfundim të tillë më çonin dallueshmëritë konceptuale të tyre dhe historiku jetësor që ato kanë si subjekte. Secili nga ne është dashur të pres fundin e koalicionit sapo të fillonte pushtetimi real, kur edhe mendësitë qeverisëse do ngrenin tema të intereseve të ndryshme e deri te tema që penalizojnë njërën palë për çka ngritet alarmi i kuq dhe veprimi bëhet jo parandalues, por ndalues! E tillë natyre është thyerja dhe të tilla zhvillime kemi në domosdonë e zhvillimeve.
Koha e bashkëqeverisjes LVV-LDK mund të vijë, por jo para se në LDK e reja ta hudhë të vjetren, para se vetingu ta ketë katandisur përgjegjësive të shkuarën e fajshme, kapjen e saj të sotme, dhe po ashtu jo para se LVV të mos lirohet nga autokracia!
Deri këtu gjithçka po zhvillohet brenda pritshmërive. Kushdo që ka ushqyer iluzionin se këto dy koncepte politike mund të qeverisnin në veprime të bashkërenditura mund të themi se nuk është më shumë se vetëm një zhurmagji sokaku medial rrjetesh sociale a tengjeresh surroiste.
Kjo gjë nuk po kuptohet ndoshta sa duhet vetëm nga ata që në Vetvendosje ishin rreshtuar për KULAQIN e radhës. Të tillët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan ta pranojnë, sepse shohin të mos vijë kulaqi. Të tillët shpërfytyrohen zhurmave dhe nxisin teneqet, kotësinë e radhës.
Zhurma e gjithkundshme e këtyre arsyeve të humbura nuk po lë të lexohen mirë mesazhet që u dhanë e nga të cilat po rezulton rënja e qeverisë.
Objektivat e proklamuara qeverisëse të Vetvendosjes nuk e durojnë sjelljen butaforike LDK-së. Aleati i vetëm këtej vijave të kuqe tashmë e ka braktisur Vetvendosjen. Kjo braktisje nuk është e orës së fundit, dhe si të tillë duhet ta kenë përcjellur një mori zhvillimesh të brendshme. Në një situatë të tillë kryeministri mbetur në vetminë e madhe natyrshëm veproi. Ndoshta jo pse ajo ishte zgjedhja, por se nuk i kishte mbetur tjetër! Ai nuk kishte adresë tjetër ku ta kërkonte miqësinë, mbështetjen apo mirëkuptimin. Gjithçka kishte rrënuar me mosleximin e gjendjes së shoqërisë që në ardhje. Kryeministri ynë vjen nga një botë idealizme ku dëshirorja është tërësia. Dhe kjo për t’u realizuar si pushtetbërje ka nevojë për pushtet absolut, majorizim të shoqërisë dhe rregulla të brendshme prej autokracie derisa për shoqërinë monizëm të tipit “kemi udhëheqësin”!
Rënja e qeverisë në kohë krize virale është një gabim i madh, por edhe mbajtja e kësaj qeverie përtej këtyre dy tri ditëve në këmbë e të shumtën tri javëve pa e çuar në shtëpi është faj.
Po zhurmohet shumë rrjeteve sociale dhe po bëhet edhe zhurmë tengjeresh surroiste për ta shtyrë ndërgjegjen politike ta mbajë në punë kryeministrin dhe qeverinë e tij. Kulaqëgjinjët e kanë të vështirë ta pranojnë faktin e fundit të shpresës. Të tillëve u gërryen vetëm barku. Për veshët, ata nuk kanë hiq. Ata dëgjojnë me bark, flasin me bark dhe nga barku shkarkojnë m.. mbi këdo e mi shoqërinë në përgjithësi. Ata nuk dinë ta lexojnë rënjen e qeverisë, nuk dinë e nuk duan ta kuptojnë hallin e kryeministrit.
Është për t’u çuditur sa të zellshëm e brutal janë sorta e Lepe-Peke-ve që deri sa nuk e hargjuan kulaqin e rreshtimeve të mëparshme ishin po kësi bastardësh, po kësi mjeranësh e po kësi rraha-gjoksësish, po kësi përtej militantësh e po kësi moskokëçarësish.
Po të njëjtë po shfaqen Opurtunët. Të mësuar në zanatin e tyre, prej ku kafshojnë fatet e vendit dhe i kthejnë në asete jetese. Kjo sortë heshtakësh nuk janë të tillë edhe nga brenda tyre. Ata dinë të lexojnë kohët, ata dinë të rreshtohen në parakohë, por dinë edhe të përmbahen në kohë rrfijash. Aty këtu të tillët e qesin kokën si struci. Shtruca paraqiten, dhelpëra janë, butakë bëhen përbindshëm përfitojnë!
Kryeministri shtypi butonin “SOS” thirri me alarm (shkarkoi menistrin Veliu), Dhe partnerit i takon ta ndihmoi për ta liruar nga kjo përgjegjësi drejtuese të cilën kështu sikur i është ngarkuar nuk mund ta mbajë. Vetvendosja po kujdeset shumë permes fjalorit denigrues e fyes ta bëjë procesin të pakthyeshëm, ta ndihmoi liderin e tyre për t’u shkarkuar. Zelli I saj në këtë drejtim është i pashoq edhe pse tenqegjitë surroistë këtë nuk e kanë kuptuar akoma.
Ndoshta, Teneqegjintë kanë qëllim në vetvete ta ringjalliln “ORËN” e një forme “SAHATI”, por vështirë që Vetvendosja të prodhoj mbetje në këtë kohë!
Andaj, procesi i shkarkimit të qeverisë nuk do ndalet dhe qeveria e re si do që të quhet “e unitetit” apo “teknike” nuk do ta pranoi Vetvendosësjen jo kokëulur. Në këtë përplasje të re Vetvendosja do e ndërtoi narrative mbijetuese për të konkuruar në herën e radhës. Shpresa vdes e fundit dhe Vetvendosja duhet të mos demoralizohet edhe pse ka ku të hidhërohet, ka ku të vëjë gisht!