Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Lojë Raketash

Interesat Trump-Khamnei mund të mos duken sot shumë qartë nga pluhuri i tensioneve që kanë ngritur në gotë uji. Tragjedia që prodhoi rrëzimi i  Aeroplanit me civil në Teheran do bëhet varri elektoral i Trampit. Uroj të bëhet edhe varri pushtetor i Khamneit.

Khamnei mund ta ketë miratuar ose dëshiruar likuidimin e gjen. Qasem Soleimanit!

Kur ranë raketat iraniane në afërsi të bazave dhe ambasadës amerikane ora e njerëzimit sikur u ndal për një çast. Gjithçka kishte kuptimin e një vazhdimësie në rajonin e lindjes, i cili ka dekada që nuk po gjen qetësinë. Tashmë jemi mësuar me dikataturat e radhëve për luftën, anipse nuk jemi mësuar akoma të gjithë edhe me Xhandarin botërorë dhe rregullat e tij të lojës.

Paqja e gjendjeve atuale dhe rendi social botërorë me tendencë globalizmi si nevojë mbijetese ekonomike e shoqërive në zhvillim janë katalizatorët e zhvillimeve që nuk mund të ndalen për vet gjendjen ku ato mbijetojnë.

Rusia, Kina, Koreja e veriut dhe Irani përbëjnë kreun e listës në shqetësimin e botës së lirë sot. Po aq sa këto së bashku, SHBA-të mbeten e ardhmja e botës për t’u lexuar. Kah po shkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Bipolariteti i botës ka dekada që ka rënë. Sfidat që balancat kanë mbajtur mbi supe nëpër zhvillime dekadash para tyre tashmë janë preokupim i secilës shoqëri veç e veç.

Parimet vepruese mbi të cilat Irani mbështet mbrojtjen e mbrendshme të tij, janë më shumë se sa të lexueshme dhe bazuar në arkaizmin e tyre gjithçka na thotë se atje bëhet përpjekje me gjithë mjetet për të ruajtur pushtetin e autoriteteve. Në një vend ku pushteti moral përdoret për ta mbajtur atë faktik nuk mund të prodhohen veprime me target mardhënjesh ndërkombëtare. Ky target i pambërrirë mardhënjesh ndërkombëtare nuk mund të thuhet se është pa ndikim rajonal deri te mardhënjet parituese me Izraelin dhe Arabinë Saudite. Atij mund t’i mveshet maskë gogoli për shkak të rrezikshmërisë rajonale që paraqesin apetitet arabe kundrejt çështjes izralite, por nga lexues të vëmendshëm mund edhe të konkludohet se ky dëlir i mbetur për garën arabe i kthyer në përkatësi identitare nuk përbënë më shqetësime shoqërore në bashkësitë e tyre me masa popullore krejt të varfëra dhe në mardhënje shoqërore sistemesh politike të harruara në histori nga civilizimi i sotëm.

Irani me protagonizmin e vet përmes milicive nëpër gati gjithë shtetet që e rrethojnë, të cilat e kanë prekur dhe e kanë kaosin realitet gjendjeje, ka dëshmuar se lëngon nga brenda, në një sistem tashmë të rrezikuar nga interesat qytetare. Kjo shpërputhshmëri që vie nga sistemi politik e ka bërë Iranin më të rrezikshëm nga brenda se jashtë tij. Fati i Sirisë prej dekadash pret në dyert e Iranit. Pikërisht, në saje të këtyre policive ai ia ka arritur të mbaj pushtetin e patrazuar, andaj ai nuk rresht të ushqej me mbështetje në armë e gjithçka dhe në veprim të përhershëm kauzash, të cilat ia ka dalur t’i mbaj gjallë deri tani, përkundër faktit që një opozitë e brendshme gëlon kudo pa edhe në vet Teheran që prej largimit të Bani Sadrit.

Irani edhe pse bënë shumë për ta mbajtur në lartësitë e adhurimit figurën e pushtetit përmes veprimeve të jashtme dhe shtërngimeve të brendshme, ai i aka dalurtë mos përformoi dilitantizëm subjektiviteti ndorkombëtar, sikur Koreja e veriut. Ky tregues na thotë se ai e ka të qartë deri ku mund e guxon të shkoi në projektin e tij bërthamor. Ai ia doli të vet heshtet në mardhënjet ndërkombëtare edhe atëherë kur ishte vënë në krye të listës së rrezikshmërisë terroriste nga Amerikanët dhe jo vetëm nga ata.

Caqet e goditura në afërsi të bazave amerikane na e thonë këtë, zona e gjelbërt në Bagdat vërtetoi, poashtu, se ata duan një efekt nga jashtë për pompozitet të brendshëm.

Sikur duket, edhe Shtëpia e Bardhë kishte apo thënë Presidenti Trump kishte po të njëjtën nevojë, sikur Khamnei në Teheran, ndaj Amerika kaq lehtë e ka kuptuar këtë dhe nuk kemi veprime të përshkallëzuara. Irani gaboi kur mesazhet që i dha Amerikës i teproi në brendinë e vet me rrëzimin e aeroplanit civil. Ndoshta, kjo u bë që të mos i lihej hapsirë dyshimit se vrasja e gjenralit Qasem Soleimani ishte e marrëveshur mes shërbimesh për intersa të Tumpit dhe Khamneit!

Aeroplani Ukrainas, të cilin Irani e rrëzoi me 176 udhëtarë në bordin e tij, është shqetësimi njerzor i cili nuk duhet ta lë SHBA-në si xhandarin e botës pa përgjegjësi vepruese. Shtëpia e bardhë mund të jetë përdorur për qëllimet zgjedhore të Trumpit, por kjo nuk e liron Amerikën të veproi që tragjedi sikur kjo të mos bëhen fatura fatesh politike të liderëve botërorë.

Nëse mesazhet ushtarake të cilat i prodhuan SHBA-të dhe Irani me këtë shkëmbim raketash u gatuan për ushqim të politikave të brendshme të elitave të tyre, duhet të kujdesemi që fatet njerzore të mos mbeten në duart e papërgjegjësive të tilla! Kongresi po matet t’ia ndaloi Presidentit Trump përdorimin e trupave kundër Iranit në kohën kur me një veprim efektesh të njëjta Komandanti iranian Hajizadeh tha se kishin mundur t’u shkaktonin deri në 500 viktima Amerikanëve në bazat e tyre, por se nuk kishin dashur. Raketimet në afërsi të bazave paskan qenë veq revoltë kundër veprimit të Amerikanëve me vrasjen e gjen. Soleimani, sikur u shpreh ai.

E cilës do qoftë rrugë e karakter marëveshja Trump-Khamnei, përmes shërbimesh apo në heshtje bazuar interesash, fati i aeroplanit civil me pasagjerë duhet të ketë një përgjigje ndaj Iranit. Rrëzimi i aeroplanit civil me pasagjerëve është veprim me përmasa terroriste shtetërore dhe me mendësi gjenocidi. Për këtë duhet të dënohet Irani pushtetor dhe do duhej të hetohej nëse ka “hile Trump” në gjithë këto zhvillime, të cilat kulmuan me humbje civilësh në një tragjedi të tillë. Bota duhet të rrënoi qeveritë kriminale pa marrë parasysh çmimin që sot mund të paguaj njerzimi. Të gjithë i kemi ndjerë fatet e vrara japoneze në Hiroshimië dhe Nagasaki, por cili do të ishte fati i njerëzimit nëse Hitleri do kishte në dorë armët shfarosëse? Një qeveri që ka guximin të kaloj njerzoren dhe nga thellësitë e të qenit kriminele godet aeroplana civil mbushur me udhëtarë, nuk e ka për gjë të shfaq fashizmin e saj me përdorimin e gjithçkaje që do ia garantonte mbijetesen e vet. Kjo rrezikshmëri e lartë duhet ta vetëdijësoi secilin në glob dhe të kërkoi masa parandaluese. Këtë sot na e kanë borxh mardhënjet ndërkombëtare dhe xhandari i botës SHBA-të! Sot na duhet një Iran demokratik dhe plural. Këtë ia kemi borxh popullit Iranian dhe gjithë popujve të lindjes.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …