Përgjatë këtyre dy dekadave na ka rastisur të shohim e përjetojmë shumë. Shumë keqpërdorime. Pasurim të një shtrese pushtetkapëse, e cila për kapjen e bëri veshin e shurdhër para secilës të keqe tonen, e bëri syrin qorr edhe para secilit krim, nga ekonomik e deri në atë fizik, kundrejt nesh si shoqëri.
Ka pasuri të tjetërsuar, ka shtresa të paprekshme dhe të tilla që mezi sigurojnë bukën e ditës. Pra jetojmë në dy dimenzione, të lartin dhe të mjerueshmin. Ka ligje të dyerve të mbyllura për popullin, ka jetë dafinash për shtresen kapëse të shtetit e ekonomisë. Shteti, thjeshtë, rri roje private për oligarkinë politike dhe ekonomike. Gjithçka që njeriu ynë ka thurur nëpër ëndrat e tij të thyera mund ta gjej në sfondin e mozaikut që mban keq qeverijsa e dy dekadave, të cilën tashmë është koha ta lëmë pas.
Por, sado që të kujdesemi të mos e krkojmë e të mos duam ta pranojmë, nuk mundemi dot ta fshehim se pushtet dhe shtet më dilitant se sa sot nuk kemi pasur ndonjëherë që nga çlirimi!
Është në qytetarinë e shoqërive të përparuara, që kualiteti i jetës së qytetarëve dhe siguria e tyre të jenë detyra dhe përgjegjësia e institucioneve. Në vendin tonë nuk ka pasur ndonjëherë përgjegjësi institucionale, nuk ka pasur ndonjëherë moral të përgjegjshëm. Janë ndjekur interesat grupore edhe atje ku interesat personale do ta humbnin betejën me përgjegjësinë morale. Një kurthë që prodhon rreshtim servil dhe kapje të individit nga grupi i interesit. Thjeshtë brenda për brenda pushtetit te ne luhet me rregulla mafioze, me garancione të pa deklaruara: me veprime për grupin nënskruhet fati personal e familjar i të rreshtuarit servil. Një ndotje prej bastardësh!
Në mesin e të paktëve (të themi 3 apo 4 zyrtarë) në këto dy dekada shtet, të cilët kanë dhënë dorheqje, ka qenë edhe tani zv.ministri në detyrë Sfeçla. E sotmja po e demanton atë për dorheqjen që e pat bërë nga të qenit drejtor në Komunën e Prishtinës. Populli thotë “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra”! z.Sfeçla, me sjelljen e sotme, po na tregon se veprimin e djeshëm e bëri kontribut për klanin, dhe jo paqtim me veten si vlerë morale që duhet ta ketë secili në përgjegjësi publike. Ai sikur edhe grupi i tyre po na thonë se nuk kanë identitet, se morali i tyre është interesi i grupit, se etika e tyre është vullneti i kapësit të tyre, HYUT Albin! Aq shumë po gabojnë në kaq pak kohë, sa kollaj mund t’i quajmë ushtarë të sektit. Nuk e shpiku grupi kapës i Vetvendosjes këtë sjellje prej bastardësh. Atë e gjetën kudo në pushtetin që trashiguan sepse e kishin të mbjellur brenda vetes në prevalencen e tyre qëllimore!
Nuk kemi pse lëshohemi ta trajtojmë natyrën e qëllimit të tyre. Tashmë, atë e sheh kushdo. Është ëndrra për pushtetim dhe pushtetim për egon, për hakmarrjen. Përmbysje për të betonuar mbajtjen e pushtetit përmes manipulimit të masave. Diçka e provuar nga shoqëria njerzore në shumë vende të botës, nëpër shumë kohë të ndryshme, me mjete të njëjta: populizëm për të prodhuar turmën, turmë për të prodhuar mendësi, mendësi për të prodhuar inercionin anarkik të përmbysjes dhe verbëri për të besuar Hyun, atë dritën vezulluese të mëshirimit të madh, ku me një Abra Kadabra mbi Gurin filozofik do bëhet mirëqenja ekonomike dhe rrita shoqërore.
Që pardje ka pushuar koha, na është ndalur fryma të gjithëve, sikur në kohë-mbytjen e Astrit Deharit, skur në dorëzimin e Gylenistëve, sikur… sikur…!
Dje shteti pushtues na i vriste ata që donin lirinë. Edhe ai na i hudhte disa nga dritaret, nuk kishte përgjegjësi. Jeta vazhdonte ashtu nëpër dhimbje, derisa një ditë erdhi çasti dhe thirri çlirimi me çmimin e lirisë më të madh se sa të jetës. Atë e përqafuan ata që e deshën këtë popull e këtë tokë dhe e bënë Lirinë. Po sot, pse po shkaktohen këto dhimbje? Kah po shkojmë?
Është thënë e stërthënë këtyre ditëve, se Vetvendosja mjerisht po përdoret nga Hyu albin për Albinizmin. Ai (Akbinizmi pra) nuk ka kapacitete pushtetimi. Ai po vë parimet e sektit në krye të shtetit. Ai po përdorë mendësinë e tij për normë pushtetimi dhe jo kushtetutën, jo ligjet, jo etikën, jo njerzoren! Ai po gabon në gjithçka. Ai është këtu për të kënaqur sektin që përfaqëson, zemrëgjerësinë e Hyut për korin e përkatësisë, dëlirin e tij, egon e tij!
Është investuar shumë dyanshëm në Arben Vitinë, në shpresën e para dy muajve dhe në sikur pasqyrim-monstrën e sotme. Albinizmi e përdorte atë për mjet mashtrimi, ne dëshironim për sukses drejtimi. Kjo i dha atij favoret e një membrane mbrojtëse përtej të cilës nuk donim të shihnim ato që po ndodhnin dhe që sot po i ndjejmë, por mbusur me dhimbje. Ai ndërtoi një ambient ku prodhohet edhe dhimbja e krimi, një laborator fatkeqësish. Mjafton t’i shohim vendimet që u morën nga ai apo në emër të tij, nga gjendja emergjente e deri te karantimnimi. Një hetim besoj se do ia jepte hakun atij dhe vartësve të tij përgjegjës.
Si mund të rrijë në detyrë një ministër i shëndetësisë sot, si mund të rrijë në dytyrë një ministër i brendshëm sot, si mund t’i mbaj në dytyrë një kryeministër këta përgjegjës moral e ndoshta edhe institucional e ligjor? Si?
Në sekt është e pranueshme gjithçka që mbanë flijimin për Hyun!
Aty ku nuk ka përgjegjësi morale të shprehur me dorëheqje në rast mbytjesh të këtilla sikur kanë ndodhur nga karantinimi dhe gjëra tjera që po ndodhin te ne, padyshim se shtyhemi të themi se ka ecje të pushtetit mbi kufoma, sepse ato tashmë janë këtu dhe po shkaktojnë dhimbjen jo vetëm familjare por edhe shqetësimin shoqërorë!
Kjo ecje mbi kufoma nuk është vetëm turp i marrëzisë pushtetore, ajo në radhë të parë është turp i mosreagimit të shoqërisë.
Dhimbja e secilit tjetër sot mund të jetë dhimbja e secilit prej neve nesër. Është vetëm çështje kohe kur e si do të vijë e keqja në dyert tona, të secilit padallim
Nëse monstra politike sot ka identitet të formëzuar, ai rri në postet që mbajnë Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla. Andaj, një lëshim rruge për ta qetësuar moralen e shoqërisë dhe për t’i hapur rrugë hetimit është dashur të ndodhë. Kanë shkuar shumë orë nga e duhura e domosdoshme dhe janë ekshumuar shumë shpreasa të rrejshme.
Kjo pranverë e thyer quhet Albinizëm! Ku janë strukur të fandakosurit e tij që nuk po e lartësojnë ecjen injorim të pushtetit mbi kufoma. Edhe kjo po mungon! Deri këtu është gabuar për kaq pak kohë!