Ka ditë e javë që rrjetet sociale po ziejnë një luftë të brendshme tonën, inatesh a pengjesh mbetur për mundësitë e humbura: për dëshmin e kujt verpimi apo inati të mbetur shtresuar në gabimin e së djeshmës a sevilitetin deri në shpërfytyrim të ndonjë tjetri.
Kjo vulë identifikuese krejt e panevojshme, e cila në kohët e mesjetës edhe ka pasur një kuptim si punë besnikërie për Myhyrin që i ishte shërbyer apo ziente pjellë e pengut të zbuar mbretërimit të grabitur as është koha për të na shpënë në kuvendin e gjyqit moral dhe as duhet të ndihmohet të bëhet arena e një ploje serbo-ruse mbi Kosovën tonë dhe Çështjen shqiptare.
Sot pra, nuk jemi në ditët e mira dhe në kohë-rehatinë e sherreve. Kosova kërkon të paktën nga ne përmbajtje dhe çuarje uji në mullirin tonë. Sherret e kësaj natyre sot janë ujë në mullirin e atyre që nxitën e ngjizën gjykatën speciale: Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre ndërkombëtar e gjakprishurve tanë.
Hakmarrja bizare e bashkëpuntorëve të Serbisë, të vjetër a të ri, kundrejt çlirimtarëve, nuk është gjë tjetër veçse dhimbja që kanë ata për përzënjen e Serbisë nga Kosova. Kjo ndërmarrje kriminale e dëshmive të orkestruara nga Beogradi dhe të montuara nga BIA serbe e FSB-ja ruse, të cilat tashmë ia kanë dalur mjerisht të marrë formë propozimakuza kundër luftës së drejt e të pastër të Kosovës, nuk duhet të ushqehet me shërbimin tonë: mbajtjen në eter të akuzës për Kosovën dhe UÇK-në.
Akuzuesit e çfarëdoshëm në kahjen serbe, janë gabim i madh dhe i dëmshëm, derisa servilët që po rendin deri në shpërfytyrim pas të tillëve janë diçka më shumë. Servilët, mund të jenë edhe dora e fshehur e të keqes. Është e qartë se të jetosh si servil e nën shërbesë detyrimi nuk je më shumë se një ushujz që frymon një trupi jo njerzor, por ama që në qenjën tënde grumbullohet shumë dëshirë hakmarrëse. Si të tilla, ushujzat që nguten për të larë veten se qenkan në anën e mirë të historisë dhe besnike puthadore, tingëllojnë jo më shumë se një ngrehinë besimi ku flenë rehat mashtrimi e goditja prapa shpine!
Kushdo, që sot ia do të mirën vendit, distancohet nga sherret dhe zhurmimet e tilla, të cilat po përfundojnë shërbesë për Serbinë: mbajtje në skenë të zhurmës për Specialen, për ta mësuar veshin e popujve dhe shteteve për kinse krimet e UÇK-së. Kjo e ushqyer e planit të Serbisë dhe aleatëve të saj është gabimi që po ndodhë nga këta kinse baritor të çështjes sonë. Të stisur a të lajthitur nga egoja apo përfitimi, zhurmagjinjë dhe Iso-istët mbeten vetëm anët e një trupe të dëmshme!
Shërbesen (rrafsh krejt qyl), nga këto dy anë të së njëjtës medalje, akuzuese a kinse dalëzotëse, Serbia po e kapitalizon me turmat mbështetëse.
Sa më shumë zhurmë aq më shumë hakërrim, sa më shumë klithje aq më gjatë kjo çështje në opinone. Kjo është fitorja që është nisur ta korrë Serbia dhe këtë po ia ndihmojnë disa formime të mangëta të ish veprimtarëve!
Është gabim i yni, që nuk ua kemi vërejtur këto mangësi formimi në të shkuarën këtyre ish shokëve, apo kur ua kemi vërejtur që nuk ua kemi thënë dhe që nuk i kemi penalizuar për shfaqje të tilla. Këto dobësi karakteri sot duhet të bëhen zap nga vet ata që po i shfaqin, sepse, me këtë degdisje që na ka ndodhur, nuk e vëjmë dot kë para përgjegjësisë organizative, ndaj qare na bënë vetëm ajo morale.
Përkundër kësaj dëshirës sonë, ata janë këtu me gabimet që po sjellin në skenë. Pakoha është mallkimi i shpërfaqjeve të tilla dhe ato duhet t’i binden atij edhe përtej shtysave të brendshme që po i mundokan në kaq pakohë. Të vjellat nuk kanë qenë kurrë atribute të veprimtarisë sonë!
Le të bëhemi të gjithë baritorë të mirë të asaj që arritëm, çlirimit të Kosovës dhe rrugëtimit të saj: bërjen shtet, për ta realizuar një ditë bashkimin tonë Shqipërisë!