Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Në Kufijtë e një Besimi

Dekadave të fundit elementi shqiptar në ish jugosllavi përpëlitej për të gjetur rrugën e lirisë. Universiteti ishte bashkuar me traditen atdhetare dhe kishin ngjizur shkëndijen e bërjes së asaj klase njerëzish që nuk do ndalnin veprimin deri në bërjen e saj, me çka aspironim të çliroheshim dhe t’i bashkoheshim Nënës Shqipëri. Kur ëndrrat dhe idealet rrugëtojnë, bëhen heronjtë dhe vie liria. Kjo u ngjiz tek ne dhe Liria nuk vonoj. Një liri deri në gjysmë, por ama, Kosova administrative bëri një zgjedhje mbetur rrugës. Me rëndësi është që rruga mbetur e Kosovës po rrëshet në rrëpinen e prehrit Shqiptar. U bënë shumë gabime e lajthitje, u bënë shumë veprime deri edhe dashakeqe. U shit e u mbyt Kosova nga brendia dhe ky krim është si çdo krim tjetër, por ama mund të pres më gjatë doren e gjykimit dënim.

E keqja e madhe është copëtimi që po i vie nga jashtë. Kjo e keqe vështirë të rikuperohet. Kemi shumë shembuj nëpër histori dhe po aq treva që kemi humbur. Kemi shumë rreziqe nëpër duar dhe s’ kemi klasë pushtetore që ta dojë atdheun. Pra u është përhumbur qëllimi i lartë.

Klasa jonë Politike, në vitin tashmë të largët të 2001-shit, po shijonte eterin nga ngazëllimi i ekstazës. Klasa Çlirimtare e etabluar në pushtet nga një Puç politik, i cili më vonë u bë edhe me ndikim në ushtri, po gëzonte frytet e atij puçi dhe po ndjehej e pranuar nga masat e ndërkombtarët. Derisa, ngulmimi ish Jugosllav me në krye kthimin e Rugovës në atdhe, meqë i ishte dashur të strukej si  strukturë e rënë bashkë me Serbinë, asnjëherë nuk kishte rreshtur së ndërtuari struktura paraushtarake, ku mblidhte gjithë ish fijet kriminale që kishte ndërtuar Serbia ndër ne. Një hapsire të tillë, s’kishte se si të mos i dilte në ndihmë Serbia përmes lidhjesh të fshehta e fondesh dhe Rusia përmes ndikimit e dorës etabluese në pushtetin heterogjen ndërkombëtar, i cili ishte vendosur në Kosovë (për herë të parë në këtë formë e formati).

Gjithçka ishte një mjegull. Masa e çlirimtarëve ishte mbyllur nga pafuqia e saj në mykëtirën e përkatësisë dhe bëhesh palë reale e një mjegullnaje plot të këqia. Ish klasa pacifiste kishte lënë mënjanë mjetet që e bënë palë me Serbinë kundër luftës çlirimtare dhe po organizohej e luftonte fort për hapësirë e pushtet. Ndërkombëtarët kishin vullnet ta ngritnin të zgjebosurin nga varri për ti bërë dy palë në fushë. Vetëm kështu gërshërët e armiqve nuk do shiheshin e nuk do ndjeheshin, por do prodhonin rezultate të dhimbshme, ashtu edhe sikur prodhuan. Të tilla rezultate kemi korrur në vazhdimësi. Le të kujtojmë Enklavat! Standart Apart’heidi!

Në këto kushte dhe në këtë vakum interesi për vendin, Millosheviqi i mbetur jashtë skenës për Kosovën e administrimit ndërkombtar, mori një hap sa për të dëshmuar validitetin e Rezolutës së OKB-së 1244, po aq edhe për të zënë trenin e fundit që t’i mbante në orbitë Maqedoninë e Mlain e zi, të cilin, në fakt e kishte akoma në atë Mini Jugoslavinë që e ravijëzonte për Serbinë sa herë që në rrënimin e kohëve po tkurrej.

Ndryshimin e kufijve, të 2001-shit, Millosheviqi u kujdes ta fuqizonte në Kombet e Bashkuara që në seancen e Mars-Prillit të vitit 2002.

Mos dhënja për opinionin publik e variantit zyrtar të Planit të Athisarit lë shumë hije dhe këto do pasojnë shumë të këqia që do na ndodhin në rrugën e Kosovës për në Shqipërinë tonë.

Është praktikë e të mëdhenjëve që marrëveshjet dhe vendimet për të vegjlit lihen të pushojnë në fshehtësi deri sa të kalojnë kohë e të bëhen të pakthyeshme. Kjo i bënë pastaj me përgjegjësi të vegjlit, por edhe i bënë të fajshëm e  me bisht të zënë elitat e tyre.

Po me vendosjen e kufirit me malin e zi çpaten vallë?! Askush deri më sot nuk di të jap shpjegime. Opinioni zien pafundësisht dhe kjo do zgjasë edhe ca e do mbarojnë energjitë dhe kuptimësia një ditë. Këtë të pakten e dinë të gjithë!

Nëse Debelldeja iu servir popullit tonë aq lehtë, pse mos i servohet edhe Kulla e Qakorri. Por, a kishte një vendim marrje ndërkombëtare si në rastin e Debëlldesë të fokusuar në dokumentin origjinal të Athisarit? Këtë e dinë vetem ata që spo nxjerrin dot zë, pushtetarët. Nëse kjo nuk qëndron si ti themi këtij veprimi ogurzi.

Loja me Marrëveshjevet dhe dokumentet e tyre, me kopjet e manipuluara për të lajthitur masat e për të blerë kohët, si gjithmonë mbyllen me fjalinë: Ishin të fshehta! E fsheheta e tyre bartë kobin e popujve të vegjël.

Kur Ramushi i doli për zot kësaj ndërmarrjeje popullore, por edhe opozitare për të ruajtur Qakorrin e Kullen, sikur tablos me flakë po i vinte ilaqi. Rrjedha e gjërave ndërroj kahje dhe të këqiat sikur u duk se do ndaleshin. Kudo ndër ish luftëtarë dëgjohej me pietet të thuhej: Ramushi nuk liget!

Po në të vërtetë pas këtij ndryshimi në qëndrim, kushtëzuar nga LDK e kushdo tjetër, edhe ne pyetemi: Vallë, a po liget Ramushi!

Ne, nuk e dimë fatin e Qakorrit dhe Kullës, ai është në doren e secilit Deputet ditën e mërkurë, por dimë të themi se; Ato, sikur edhe shumë troje deri në Boken e Kotorrit janë tonat.

E sotmja na jep të drejtë ndërkombëtare, që pos Shqipërisë politike të kemi edhe Kosovën e ish kufijve administrativ të saj, të cilën askush nuk ka mandat ta tjetërsojë, as ta shes as ta falë.

Duam të besojmë se Ramushi nuk liget dhe se deputetët qoftë edhe në minuten e fundit do këndellen dhe ky besim është edhe dëshira jonë edhe detyrimi i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …