(Çfarë di politik-bërja jonë pozitë-opozitë për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë dhe pse liderët janë barrikaduar në heshtje pritëse?)
Dy qeveritë e shkuara, ajo e Haradinajt dhe e Kurtit, sikur tashmë e dimë, shkuan për shkak të marrëveshjes Kosovë – Serbi. Bisedime të imponuara apo perspektivë zhvillimore dhe heqje e barrierave, gjithçka prapa kulisave apo suflerë në lozhë teatri, janë të mundshmet që kanë mbetur për t’u parë në pak ditë zhvillime. 27 qershori po vie. Tashmë të gjithë janë aktivizuar, Shtëpia e Bardhë, Parisi e Berlini, Brukxeli po e po, edhe rusët nuk deshën të mbeteshin krejt pa zë, Lavrov vzitoi Beogradin, liderët tanë po heshtin. Po thikat e Hashimit e Vuçiqit a do bëhen të gjalla në vendin e krimit (mbi hartat), apo do mbesin relike të paranojave tona të kohës. E vështirë të besohet se rënjet e qeverive të Haradinajt dhe Kurtit ishin duart shpëtimtare të vendit. Ata qenë zgjedhur të drejtonin në kohë edhe të vështira që mund të vinin e mund të vinë gjithmonë për secilin drejtues pa dallim formule politike apo rrethane shtetdrejtuese. Z.Kurti sikur mund të lexojmë mes rreshtave nga dy deklaratat e fundit të z.Grenell ka probleme me mardhënjet me Amerikën për shkak të ngurtësisë së tij qoftë kjo pasojë e ideologjisë dhe orientimit politik, qoftë për mungesë kapacitetesh për t’i lexuar interesat e Kosovës dhe për t’i koordinuar ato me mundësitë. Kjo bindje e tij, e cila duket se noton në eterin e gjithë partisë që ai përfaqëson, natyrshëm ka edhe karburantin që e mban me motorrët e ndezur, mosbesimin në politikën tonë të brenshme të viteve që po lëmë pas. Dhe është e vështirë të besohen aktorët e vjetër të skenës bazuar nga sa ka ndodhur Dikush po kujdeset që ky realitet i Vetvendosjes të jetoj si pasojë qoftë edhe e pandodhur për ta linçuar si mundësi! E keqja nuk është në vetëm përdorjen e kësaj atuje nga oponenca politike apo faktorë tjerë të jashtëm. Sado që të tjerët të kujdesen për ta mbajtur në qafën e kohës antiamerikanizmin e Albinit, ata nuk ia arrijnë dot ta mundin atë në terenin e tij prej ku moskokëçarja e shyn të mungoj edhe në qartësimin e kësaj. Pra ai nuk mërzitet për amelikën e ambasadorët, por që do mësoi të mërzitet.
Të tillë, sikur kësaj radhe u shfaqën z.Haradinaj dhe z.Kurti, qenë egzemplar jo mjaftueshëm në kapacitete për të drejtuar, sepse (nga sa doli nga intervista e Grenellit), të mëdhenjtë thjeshtë dinë të të lënë në fatin tënd. Z.Haradinaj iu dha një provë e fortë se amerikanët qëndrojnë në anën tonë kur iu dha ekskluziviteti i formimit të ushtrisë. Ai duket se e kuptoi vonë mesazhin e atij ekskluziviteti Teoritë konspirative ia kanë dalur, dhe atë shumë shpesh, t’i lajthitin edhe shtetet e mëdha e drejtues me shumë integritet e lëre më një politikë i thënqin të disave që para se mendja u flet goja. Presidenti Thaqi edhe pse e kuptoi vonë se nuk mund të fliste goja më shumë nga sa duhej, për çka këshilltari i tij, Bekim Çollaku, një kohë në dëlir pat pushtuar mediat e vendit në tandem me Baton Haxhiun, ia doli ta kthente diskursin e tij nga ndrrim territoresh në marrje të Luginës. Po ky Çollak sot thuhet se do jetë përcjellësi i vetëm i presidentit Thaqi në Shtëpinë e Bardhë, pra ne kemi arsye të plotë të dyshojmë heshtjen e liderëve. Ato që shpërtfaqte në dëlir nëpër studiot televizive z.Çollaku në tandem me Baton Haxhiun nuk janë më pak se sa ndrrim territoresh. Rënja e Boltonit edhe mund t’i ketë rënë vizë njëherë e mirë një rreziku të tillë, por populli thotë “ Hiqma tutën ta fali Gunën”!
Gjithçka mbetet në ajër dhe gjithçka është nën mëngë!
Tani kur gjithçka ka rënë dhe data 27 është në derë të gjithë po heshtin si asnjëherë përpara. Edhe Washintoni, Parisi, Berlini e Brukseli për opinionin po bien heshtje varri, ato kanë mbetur skeleti i një odisejade disi jo kuptimore edhe pse në to do të ndodhë e gjithë ploja e një marrëveshjeje që tashmë duket se ka konturat dhe përmbajtjen e dakorduar.
Sidoqoftë, diçka e madhe po ndodhë! Për ta kuptuar këtë nuk do shumë mend. Mjafton t’i hedhim një sy heshtjes së liderëve me peshë sikur janë Veseli, Haradinaj, Kurti dhe strukjen e tërësishme të LDK-së nën sqetullën e presidentit Thaqi. Bindja që po detyrohet Europa ti shtrohet hapit të Shtëpisë së Bardhë na thotë se marrëveshja mund të jetë e mbyllur, por duhet vetëm pranuar apo imponuar!
Liderët din diçka, do të thoshte secili vrojtues i këtyre dy dekadave. Ajo që është për ta veçuar janë dy gjëra, heshtja prej varri e Vetvendosjes dhe komoditeti i Kadri Veselit. PDK në pozitë apo në opozitë ka lozur rol aktiv. Ajo ka dashur gjithmonë të jetë jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe vendimarrëse e proceseve. Çfarë po ndodhë tani? Pikërisht në finalen e marrëveshjes ajo ka zgjedhur të heshtë, të mos e bëjë protagonistin dhe të mbaj qëndrim opozitar e të sforcuar kombëtar. Një dekor sa për të mbushur boshllëqet, sikur me mesazhin e fundit të Kadri Veselit drejtuar cilit do që do të dialogoj që të mos i bien kah Mitrovica! Një simbolikë për t’u lexuar më shumë se sa për t’u marrur me të, meqë të gjithë e dimë se lidhja më e afërt e komunikimit politik në Kosovë është ajo Hashim-Kadri.
Edhe heshtja e z. Haradinaj sikur e gjithë tjerëve lë shumë për të dëshiruar. Ai, për çmimin e një reagimi që e ka borxh secili shtetar me përgjegjësi historike pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, andaj heshtja e sotme nuk i bënë nder nëse gjërat janë duke shkuar në drejtimin e gabuar. Ramushi njihet në opinion për burrë zakoni dhe heshtja nuk i ka hije. Heshtjet zakonisht janë miratime të gjërave që pritet të ndodhin, dhe nëse ndodhë ndonjë hata me territoret apo ndryshimet e ambientit tonë kushtetues për ndonjë asociacion me autoritet autonomie politike e territoriale edhe AAK-ja me heshtjen e sotme bëhet pjesë në përgjegjësi po sikur tjerët. Nëse z. Haradinaj e ka ndrruar mendjen për territoret apo çkado qoftë i takon ta thotë publikisht. Në politikë qëndrimet duhet përsëritur për të mos lënë mundësi keqkuptimi.
Washingtoni dhe Shtëpia e Bardhë sot janë bërë drama hamletiane e Brukselit më shumë se sa edhe vet natyra e marrëveshjes, e cila nga aty mund t’u imponohet palëve Kosovë-Serbi. Hipotezojmë pyetjen milionshe se a ka Washintoni një plan për ta ndërtuar balancën në Ballkan?
Reziku rus në rajon i cili po luhet në shpinë të insteresave serbe: për kinse daljen e Serbisë në det, Republikën serbe në Bosnjë, veriun e Kosovës, poltikat e reja me tendencë të njëjtë në Mal të zi dhe rreziku i përhershëm historik territorial ndaj Maqedonisë që ushqen ajo për daljen në Selanik, janë arsye e mirë për të besuar në një krah jugor të NATOS të integruar: Shqipëri, Maqedoni, Mal i zi Kosovë. Ky krah në ballkanin përëndimor i cili nuk do të ishte funksional po të mos realizohej si një interes dhe bashkërealizim edhe ekonomik duket të jetë edhe valvola shkarkuese e tensioneve SHBA-Europë tani për tani kur Europa nuk është në ditët e saj të mira. Një union ekonomik në partneritet të marrëveshur apo në unifikim kapacitetesh që do rezultonte edhe aleancë ushtarake edhe pse nën ombrellë të NATO-s do të ishte balanca reale rajonale që do pushonte ekskluzivisht si paqe ushtarake mbi mundësi e interesa të komunikimit ekonomik si me Serbinë edhe me tjerët. Një paqe e tillë do ta mbante Serbinë larg apetiteve dhe Rusinë jashtë mundësive, por edhe Europën në paqe me zgjerimin e hëpërhershëm të munguar për rajonin..
Diçka po ndodhë! Heshtja e të gjithëve po flet. Na takon neve të presim e të shohim, nëse nuk lexojmë dot!