Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Një qeveri të re për ta çuar vendin në zgjedhje

Zgjedhjet po mbushin muajin e tretë. Pikërisht në këtë përmbushje të tremujorit është paralajmëruar takimi LVV-LDK, por edhe takimi i mbandatimit nga Presidentit Thaqi të kandidatit të LVV-së, që pritet të jetë z.Kurti. LDK në fokus të kësaj ka thirrur takimet e kryesisë dhe të grupit parlamentar, prej ku mund e do duhej të dilte me ofertën, apo më mirë thënë me kushtet që do ia shtroi LV-së bazuar në rrethanën e krijuar pas zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, veprim të cilin LDK e quajti “kthim në pikën zero”!

Edhe pse “Takimet e dakordësuara” të datës 6 jananar më shumë duken një kurtoazi e funksionalizuar në respekt opinionesh se sa në respekt përgjegjësish, opinioni po e pret me kurreshtje një tym të bardhë qoftë edhe për zgjedhje të reja!

Zgjedhjet dhe fati i tyre, sikur janë bërë fokusi i tre muajve që lamë pas, rrezikojnë të bëhen edhe fati i tre tjerëve në ardhje. Tekanjoziteti i fitimtarëve ka shpërfaqur etjen për pushtet të Liderit, dhe po aq karizmën veterane të disa kokrrave që tashmë edhe pse kanë mësuar ta ndjejnë peshen e fjalës publike, hera herës po u rrëshqet zakoni para moderimit, të cilin ua imponoi mungesa e partnerëve për t’i bërë institucionet dhe përshtatshmëria ndaj ndërkombëtarëve.

Të analizosh nevojën që LV ka për të ardhur në pushtet (nga gjendja ku sot janë katandisur gjërat), është përtej perdja e hekurt thurur tisit bolshevik që atë e karakterizon. Kjo gjendje është kryekëput për fajin e platformës që LV ka zgjedhur të qeverisë. Kjo platformë e një gjendjeje tërësisht të re, për të ndrequr gjithçka deri në majat e pushtetit ka prodhuar edhe hezitimin e kastës së partnerit që ajo ka zgjedhur të bashkëqeverisë.

Kupolla kapëse LDK-së, si përbërje klase ka rënë në hezitim për faktin e shumë përgjegjësive që ajo ka në keq qeverisjen e këtyre dy dekadave të vendit, po aq sa edhe për fajet e brendshme partiake, ku Riinvesti si pushtim i partisë rrezikon ta humb pozitën jo vetëm drejtuese të partisë, por edhe të provoj hakmarrjen e gjitha grupimeve që ajo zboi me ardhjen e vet. Dhe për ironi të fatit, Vjosa rri një gjah për t’u rrëzuar! Ditët në vijim mund ta rebelojnë znj.Osmani! Kambanat që kanë filluar të binë me shkuarjen e një delegacioni të LDK-së pa Vjosën në takim me z. Grenell, janë më shumë tregim vendi për atë , por edhe një diciplinim elektorati për të kuptuar radhën hierarkike.

Ngjashmëria që po ndodhë është indikatori që duhet të vetëdijësoi LV-në. Ajo, në rast bërjeje koalicioni, po nuk hoqi dorë nga vazhdimi i bërjes së psuhtetit që në muajt e parë të qeverisjes, meqë nuk do mund të qeverisë në parimet e veta, do filloj të rrëshqas në njëjtësim me pushtetet e deritashme.

Nëpër të tilla shpërfaqje LV humbi motorikën e tij organizative sikur ishte z. Molliqaj dhe një grupim idealistësh, por edhe një spektër përfaqësimi me të cilët po bënte emër në skenë! Ajo ia arriti ta mbajë frymën dhe të performoi mirë në zgjedhjet e fundit, por kjo arritshmëri është më shumë meritë e frymës elektorale se sa e ofertës që krijon siguri implementimi. Edhe ky fakt, ndoshta pikërisht ky, duhet të jetë shtysa reale për LV që ta bëjë Koalicionin pa detajizuar me tepri dhe në funksion të shkuarjes në zgjedhje të reja, të cilat do vinë si domosdoshmëri e pamundësisë që do të prodhoi bashkëqeverisja me kastën gabimtare të LDK-së.

E njëjta gjë po ndodhë me klasën e re në LDK, e cila në paguxim për ti shpërthyer vargojt e kalbjes, të pushtuar së fundi nga Riinvesti, gjithnjë e më shumë po trashigon biologjinë partiake. Vetëm rebelimi për përmbysjen e kastës në drejtim dhe kujdestarëve hileqarë, do ta mbajë LDK-në në besimin organizativ. Ky njëjtësim analog dhe i njëkohshëm edhe një herë na thotë mjaftueshëm të duam një koalicionbërjeje pushteti pë të shkuar në zgjedhje të reja.

Mos shkurja në këtë  trase mund ta çoj vendin në një gjendje hibride ku pushtetimi do njoh trajektore interesash të kastave të vjetra , të cilat nga degëzimet do ia arrijnë ta diciplinojnë funksionimin e shtetit dhe kjo nuk është gjë tjetër veç se modeli i ri i kapjes! Kjo gjendje hibride, qoftë përmes pushtetimit me LDK-në, apo si gjithëpërfshirje pa LV, mandator apo disavjeçar, duke i shërbyer kujdesit për të mos e thyer gotën e bashkëshortësisë dhe duke u pranuar e njëjtësuar ndërveprueshëm rrugës, do prodhoi pasoja të rënda për vendin. Shteti i kapur prodhon vendime të këqia për kohën dhe të dëmshme për të ardhmen.

Ne kemi nevojë për një qeveri të një pale, ndaj të cilës në parlament do mbetej masë e konsiderueshme kundërshtuese e cila do debatonte gjithçka me sitën e interesit publik, e cila do bënte që rrotacionet e ardhshme të jenë produkte të dala nga argumentat e politikave të udhëhequra për gjatë mandatit!

E keqja që ka ardhur duke u trashur nga psuhtetimet e këqia të këtyre dy Dekada do një përkushtim ligjor prej fanatiku. Ajo nuk mund të realizohet nëpër vija inatçore të luftës së liderëve mes veti. Ligjet e mira dhe fuqizimi i tyre real vijnë vetëm përmes një parlamenti funksional. Deri tani kemi pasur palamente kukulla ku kartonat ishin dëshmi bindjeje servile ndaj liderit deri në delir mazoist

Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, sikur gjithçka ka shkuar në drejtim të pakthyeshëm! Por, edhe pse kjo në pamjen e parë lë këtë shije, megjithatë duhet të gjinden rrugë në plotësime tjera intersash me numër misnistrishë,etj!

Tekanjoziteti i palëve, çuditërisht i shërbeu kushtetutës e cila të parin e kuvendit dhe të qeverisë ia rezervon fituesit të zgjedhjeve. Edhe pse LV donte ta shkelte kushtetutën, në hirin e një dorëshliri për koalicionin, që me veprimin e parë në ardhje pushtetore nuk përfundoi në shkelje duke iu falënderuar pikërisht atij tekanjoziteti. Nga ky mëkat e shpëtoi raporti jo i mirë që ka determinuar grykësia për postet! Nëse LV do ta shkelte kushtetutën që me veprimin e parë, cila do ishte garanca që ajo po vjen pikërisht për të ndryshuar realitetin e hidhur të kapsjes së shtetit?

LV në dëlirin e kapjes së pushtetit, meqë vota qytetare ia dha mundësinë, nuk dëshiroi ta ketë të qartë se kapja e shtetit nuk është gjë tjetër veçse një dukuri që fillon me shkeljen e rregullave dhe përfundon me deformime shoqërore me pasoja për shëndetin publik. Andaj, ajo e la në mëshirën e pazarit pikërisht veprimin e parë në rrugën e instalimit të saj në pushtet, kryetarin e parlamentit. Poashtu, ajo me sjelljen e saj ka dëshmuar se nuk e ka pasur të qartë me çka mund të përballet në rrugën e bërjes së pushtetit. Pikërisht kjo ka bërë që ajo të mos e ketë pasur të qartë as rrugën kah po shkonte, për çka i ka munguar platforma se si të sillet në pas zgjedhje! Edhe për këtë na duhet një qeveri e re për ta çuar vendin në zgjedhje!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …