Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Për ku presidenti Meta?

 Se, a është opozitar veprimi i Presidentit Meta rreth dekretimeve apo thjeshtë një dimenzion ligjor, kjo u mbetet ta thonë ekspertët! Kushtetuesja do ishte adresa e saktë. Por për tu shprehur ajo duhet të egzistojë!

Segmenti i drejtësisë po ribëhet dhe në këtë ribërje akoma ka shumë mungesa mes të cilave janë edhe ato në kushtetueses. Kjo nuk do duhej të përbënte problemin e madh meqë kushtetua egziston, ligjet janë dhe leximi i tyre është e mbetet detyra e parë e secilit bartës të jetës publike.

Vonesat në dekretime bënë që SHISH të kishte një pritje njëvjeçare për të konfirmuar në kreun e vet propozimin e kryeministrit. Teknicitetet rreth dekretimit të Ministrit të brendshëm veç vonesës dhanë edhe shijen e një komunikimi jo të mirë mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Kjo e tashmja, çështja e ministrit të jashtëm, duket se po zbulon më shumë nga sa kemi menduar. Qofshim të gabuar! Por, Kur këtij rubikoni i shtojmë si pjesë mozaiku thënjen kohë më parë të Presidentit Meta se ai donte zero probleme me Kryeministrin, domosdo na vie të kërkojmë ku do të dal Presidenti?

Meqë, Veprimet e Presidentit Meta po japin impakt opozitar në eterin e ngarkuar politik të vendit , treguesit thonë gjendjen e rrënuar të opozitës! Ai ka kapur një moment përthyes mu te çështja që na ka përfshirë të gjithëve nëpër kohë e veçanarisht sot, Çështja e Kosovës dhe kufijve të saj që në fakt janë edhe kufijt e kombit. Se ka rreshtim politik përtej kufijve shtetëror, në teren kombëtar, këtë e thonë të gjithë. Presidenti Meta po mban linjën e Kryeministrit Haradinaj dhe na lë të kuptojmë Kryeministrin Rama në Krah të Presidentit Thaqi. Po të ishte kjo e tëra edhe pse janë dallime do u gëzoheshim. Fundja e nesërmja jonë e përbashkët do ketë rreshtimet politike edhe të ndryshme edhe konkuruese.

Ky rreshtim po del të jetë eklipsues për shumë nga përfaqësimi i sotëm dhe rreshtues për të gjithë përbërësit. Kjo është një çështje e së ardhmes. Çfarë është kjo e të sotmes?

Mero Baze, me të drejtë, zhvillimet i vendos në Tiranë, atje ku ndjehet më fort jehona opozitare e veprimeve të Presidentit. A do të jetë i gatshëm Sali Berisha të lejoi zhvillime të tilla ku presidenti Meta do merrte “Timonin Opozitar”?! Vështirë e besueshme!

Me bekimin e Berishës ky Skenar është i realizueshëm, por fatet e PD-së do futeshin në të panjohura të mëdha. Tanimë, pesha e asaj që e mban z. Basha në krye të PD-së edhe me çmimin e dezintegrimit të partisë mund edhe të ketë besueshmëri në duart e z. Meta. Berisha dhe Meta kanë dhënë shembuj se dinë të besojnë njëri tjetrin. Tashmë është e çartë Meta nuk do ta shiste Berishen as te ligji as te kundërshtari. Po ti shkojmë këtij fakti na del se hipoteza e z. Baze është e mundur. Ndoshta ai di më shumë në këtë pikë edhe nga linjat e tij të komunikimit!

Meta në krye të Opozitës do ngjallte shumë skema

Shqipëria ka nevojë ta eklipsoj Lulzim Bashën, dështakun i cili mori gjithçka dhuratë që nga të qenit në skenë e deri te pushtimi i PD-së dhe përmes saj edhe të opozitës tashmë të degraduar shqiptare. Basha nuk u mposht as atëherë kur i humbi zgjedhjet e para a të dyta, as kur PD kuptoj se ky po e çonte drejt degradimit total. Shtrojera Sali Berisha e mbajti dhe po e mban të gjallë e në lojën e madhe z. Basha sikur e mbajti edhe me çmimin e dezintegrimit të PD-së e Opozitës. Fundja ata rregulluan Kushtetuten bashkë me Kryeministrin Rama. Berisha e dinte se sido që të vejnë punët e sado larg që të shkojnë dezintegrimet në PD, mbetja e saj do kishte privilegjin ta drejtonte opoziten dhe të bënte oponencen me pushtetin.

Është çmimi i gabimeve që bëri PD në skenën politike ai që po e mban peng secilin zhvillim brenda Partisë përveç daljeve nga ajo. PSE-në nuk mund ta dimë derisa të mos flasi koha, sepse njerëzit hë për hë e kanë mbyllur edhe pse mund të ketë raste kur mund t’ua kenë  mbyllur! Gojët e këqia thonë shumëçka, koluaret ziejnë dhe për atë janë ato!

Tani kur PS e ka të nevojshme të rikthehet te strukturimi për të dalur nga një autokraci të cilën Rama mjerisht duke dashur t’i bëjë punët mirë e ka instaluar, opozita duket se ka kapur një dritë në fund të tuneli. Gjithë veprimi opozitar është i mjerë e jashtë logjikës. Ai, në këto dy vite vite nuk ka ngrohur shpresat opozitare as sa cila do nga dy kundështitë për dekretimet e ministrave.

Kjo shpresë nuk përbën rastin dhe në këtë mendje janë PS dhe Opinionistët. Lajthitja që tregon opozita duke fërkuar duart për veprimet e Presidentit na thotë se ata janë tërësisht jashët terenit politik. Kjo mund ta lajthitë edhe Presidentin duke ia shtuar apetitet e drejtimit të opozitës. Drejtimi i saj do t’i jepte atij përballjen historike me të cilën edhe do ia vlente të mbyllej karriera politke. Kjo nuk nëkupton fitoren edhe pse do përbënte përballjen reale që sot frymon në Shqipëri. Përballë z.Rama ndryshe nuk mund të vihet! Presidenti besoj se tashmë e di këtë! Me z.Basha, opozita vetëm se mund të bënte e do ta bëjë radhën!

PD, si kreu opozitar, e lodhur nga armiku i saj Lulzim Basha, sikur dhe Opozita nga tandemi çjerrës Basha-Kryemadhi, të cilët nuk dinë më as të përzgjedhin aksionin politik, kanë kuptuar se kjo nuk është rruga e kthimit në pushtet. Mungesa e energjisë opozitare vërehet edhe nga zhvillimet ku opozita provon të integrohet, si Astiri apo Protesta e studentëve. Tendenca për të përfituar nga këto dy protesta e bëri më të vyshkur atë në syrin qytetar. Ajo më nuk arrin të shpërfaq shpresë qytetare as në kryeqytetin e shumë halleve e as në në zonat e thella të shumë mjerimeve. Ndoshta kjo është thirrja që e tundon Meten drejt kreut opozitar.

Edhe pse bastionet janë e do mbesin identiteti i tyre për sa kohë Basha-Kryemadhi nuk e gjejnë aksionin e duhur politik, Presidenti do mbetet pika përthyese ku Kryeministri Rama do ndjejë erën opozitare.

Kjo është vlera që po i mungon suksesit të tij. Ai thjeshtë po drejton vendin pa opozitë. Lulzim Basha nuk u rrit asnjëherë t’ia ofronte këtë lluks Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …