Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: PUTHJA RUSE RREZIK PËR RAJONIN

Ethe zgjedhjesh. Ndarje e ftohtë në Prishtinë akull në Beograd!

Në ç’prehër do të bjerë Serbia pas Tre Prillit dhe a mund ti shpëtoi ajo “Puthjes Ruse” në këtë krizë raketash të dytë që po provon Moska?

Java në horizontin ballkanas bashkoi edhe një herë përpjekjen SHBA-BE për t’i nxitur palët (Kosovën dhe Serbinë) drejt fundit të marrëveshjes, sikur e quajtën ata për mardhënjet Kosovë-Serbi. Gjithçka rrodhi në parashikushmëri. Pritshmëritë as ishin të mëdha as rezultuan të tilla. KM Kurti, pa një përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me egon e kinse drejtuesit karizmatik, nuk kishte si të bënte ndryshe. Ai u shfaq i ngurt, por përfundoi i ulur në frikën se mos zogu po i ikën nga dora.

A është kjo loja e kohës? Them se jo.

KM Kurti ka ngelur në “shkrim-këndimin” kur vetëm priftërinjtë  e fillit të daljes nga terri i mesjetës dinin të shkruanin e  lexonin. Kështu do ta vlerësonte sociologu, kritiku letrar e shkrimtari Franko-Amerikan Georg Steiner

Nga sa pamë në publik e lexuam më shumë nga sjellja se sa nga fjalët, dukej se Opozita kishte treguar konstruktivitet dhe njëzëshmëri gadishmërie për t’u vënë në krah të KM Kurti për procesin (përfshirë edhe marrëveshjen përfundimtare), se Presidentja kishte dhënë më shumë nga vetja dhe ia kishte dalur ta shfaqte veten “As” nën mëngë të amerikanëve për ta shtyrë fjalën institucionale, meqë ata nuk donin ta takonin KM Kurti dhe një herë të dytë në këtë udhëtim, atje në dhomën e tij të lojërave me fjalë të tipit Bojlera-Filtera “ne nuk frigohemi por jemi të kujdesshëm” etj.

Meqë mjerimi na i risolli herojtë, na e ka borgj edhe Servantesi!

Këso devotshëmire marroçe ndaj vendit kemi parë edhe herë tjera, dhe më eglantantja e tyre është shfaqur në vitin 2014, kur Kosova bashkë me ndërkombëtarët ia kishin dalur t’i bindnin deputetët serb që ta votonin bërjen e ushtrisë sonë me ndryshime kushtetuese, dhe devotshmëria e tepruar patriotike (e cila mund të ketë qenë pse jo edhe e paguar nga shërbimet serbe e Ruse a të dyja bashkë e më gjerë), e bënë atë kohë LDK-në dhe LVV-në të gjakonin shpërfaqje shqiponje dhe të prodhonin goditje serbo-ruse.

Nëse paguam sa herë në historinë tonë të re për “devotshmëri” të tilla, pse duhet të vazhdojmë të paguajmë edhe nën petkun e të qenit “të guximshmit e kujdesshëm”?!!!

Kriza e raketave ruse II

Ata që duan të lexojnë nëpër ujërat e turbullta ndërkombëtare, tashmë kanë kuptuar se ky është rasti i Kosovës. Rusia në kërkesat e saj gjithpërfshirëse ndaj përëndimit nuk e ka shtruar çështjen e Kosovës. Këtyre kushteve ajo u ka vënë edhe kundërmasat, shtrirjen e raketave të saj “Iskanderbeg 2” dhe tjera nga Kalineingradi deri në Kubë e Venezuelë. Raketa këto hipersonike me rreze verpimi deri dhe më shumë se 500 km dhe kapacitete bartëse deri në 16 koka bërthamore.

Janë shkaqe tjera pra, pse Bota e lirë (amerikanët) kthehen e kthehen këtu, dhe jo surrati i politibërjes sonë apo guri filozofik, i cili mbase qenkëka diku i fshehur në qenësinë tonë!

Java ballkanase e Eskobarit dhe Lajçakut, e cila do të mbyllet me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, sir Stuart Peach, sikur dihet tashmë nuk është tërësisht dhe vetëm çështje dialogu. Dallgët në oqeane dhe detëra po kapin lartësitë e ballëve të papërballushme. Çizmja ruse, e cila po mundohet të bëjë vend për nevojën e mundshme në Serbi, për çka ajo po angazhohet nëndheshëm në zgjedhjet e tre prillit atje edhe me krijimin e një atmosfere të një atentati të mundshëm ndaj Vuçiqit e ndoshta edhe ndaj Gjukanoviqit në Mal të Zi, është pikërisht arsyeja e cila po ia jep rastin e artë Përëndimit t’i bëjë llogaritë të qarta. A do t’ia del Përëndimi ta mbaj Serbinë në rrugën evropiane mbetet të shohim. Nga  e tëra kjo përpjekje e Përëndimit, një është e qartë, ai po mundohet ta njerr Kosovën nga e tërë kjo me mundësi pranimi në NATO. Kjo shihet me tendencën e tij që të krijoi kushtet për pranimin nga pesëshja mosnjohëse evropiane.

Kjo përpjekje e dytë tipike amerikane, pas tendencës së para katër viteve ku përmes një shkëmbimi të vogël territoresh mes Shqipërisë dhe Serbisë u provua zgjidhja e këtij ngërçi shqiptaro-serb për ta bërë hapsirën ballkanike të qëndrushme dhe pa prezencë ruse, ku ne shqiptarët do fitonim bashkimin dhe vendin e të barabartit në rajon, Serbia do ta fitonte çlirimin nga robëria ruse të cilën po e thellon gjithnjnë e më shumë mjerisht, edhe rajoni do ta fitonte balancën për të ecur bashkë në të ardhmen.

Frika që po shfaqet në Serbi, në mese akademike, politike dhe te njohësit e sigurisë deri te siguria e saj kombëtare, se Rusia po i tërheq në një konflikt të përhershëm me përëndimin e veçanërisht po e kthen atë në rezik për Evropën, që do të thoshte fundi i Serbisë në synimin e saj përëndimor dhe fillimi i një vazaliteti klasik me përmasat çeçene e bjelloruse, po i bënë zgjedhjet e 3 prillit atje më shumë se thjeshtë arenë shërbimesh. Mbijetesa serbe e Serbisë po bëhet çdo ditë e më shumë detyra e saj. Se a do të ketë kohë Serbia ta spjegoi rrezikun rus mjaftushëm para opinionit të saj që të mund ta kthej kahen historike (për të cilën janë fajtorë të gjithësë bashku qëmboolën shovenizmin nevojë masash dhe fashizmin aspiratë veprimi), mbetet për t’u parë. Por, ajo që për ne është sot e rëndësishme dhe detyrë e qeverisë sonë, është që të kontribojmë për marrëveshjen e marrëdhënjeve me Serbinë, e cila do të na hapte mundësi të anëtarësoheshim në NATO së pari, e pastaj në OKB apo sido që ta ketë emrin kupola botërore në të ardhmen.

Synimi i ndërmjetësve Eskobar-Lajçak për një takim të përshpejtuar mes Kosovës dhe Serbisë në mars, me theks të fortë para zgjedhjeve të tre prillit në Serbi, e tregon frikën e Përëndimit se Serbia mund të rrësqasë akoma më thellë në prehrin rus.

Ngurtësia e  pashkrirë në dhomën e lodrave të KM Kurti, mund ta shtyjë Presidenten Vjosa Osmani dhe Listën Serbe (atje ku sikur shihet janë dakordësuar me të dërguarin Eskobar) në krah të iniciativës së mundshme të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Kurti II, kurdo që karikohet nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse kjo duhet bërë shpejt, loja me çmimin e rrymës mund të bëhet “kumbara popull”, ku do të gatuhej arsyeja pse kjo qeveri do duhej të shkonte në shtëpi. Qeverisja kauboje ia ka dalur tashmë ta ndërtoi frymën anti qeveri me standardin e saj qeverisës nga kapja e tërësishme e bordeve, menaxhmenteve, prokurorisë, policisë, shoqërisë civile, medias publike e trysnisë mbi meidan private, e pafund faje që po shtresohen dita ditës.

Kemi nevojë për më shumë shpatulla drejtimi!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …