Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Taksa do mirëkuptim, ajo do zgjidhje

Para shtatori i vitit që lamë pas rrinte në ethe. Viti shkollor mund të fillonte me Grevën e arsimit. Viti i ri filloi, zërat u fashitën, por nuk u shuan. Në para kohën e ndryshimeve për Ushtrinë, patën marrë formë kërkesat kërcënuese të SBASHK-ut për pagat, etj. Por vendimi për Ushtrinë pati impakt reflektimi edhe te Sindikata e arsimit e cila u shpreh se tashmë kur duhen fonde për ushtrinë, ajo hiqte dorë nga rritja. Goxha patriotizëm. Fundja folklorizmi është tipar edhe i ballkanit. Nuk kaluan as dhjetë ditë të mira dhe patriotizmi që ia kishte shuar apetitet Sindikatës i lëshoj vend një Tërpie.

Roma provoj zjarrin e Neronit, shkollarët tanë do provonin helmin e kapjes politike.

Neroni i Arsimit të Kosovës mund të ketë pasur cytje e mbështetje politike. Kush e suporton dhe kush e përdori do na thonë kohët që kemi përpara. Mendjet e liga pyesin: Pse të mos ishte zyrja ku u bë marrëveshja e sotme për t’u ndalur greva edhe nxitësja e saj? Thirrja e Kryeministrit atje ishte fasada që nuk do mbaj gjatë. Shpejt do ta shohim kërkesën pas buxhetore “Pushteti t’i kthehet sovranit!” Se përdorja e të parit të sindikatës së arsimit është politike nuk do shumë mend. Pikërisht dje u përhap lajmi fatal se mund të humbet viti shkollor për shkak se greva nuk do ndalet etj.

 

Thuhet “Kurrë mos thuaj kurrë”!

Kjo sintagmë politike e thënë në skajshmëri lebetitjeje, ka rezultuar të jetë edhe fundi i vvetes së saj. “Edhe njëqind vjet”, kishte thënë Honekeri, nuk do të binte Gjermania Demokratike, në mbrëmjen e vonë të para ditës që ndodhi bashkimi Gjeraman dhe filloj rënja e lindjes.

Ai nuk ishte koka as kumbari i fatit Gjerman të lindjes. Gorbaqovi kishte bërë e po bënte llogari tjera. Edhe kryesindikalisti i arsimit dje dha ogurin e rënjes së Grevës, në opinion u dëgju të thuhej skajshmëria e mundësisë së humbjes së vitit për shkollarët. Ky i kurdisur në krye të sindikatës nga politika e për politikën nga pushteti për pushtetarin nuk e ka për gjë të ndrroj puplat sa herë ia kërkon kapësi. Kjo pulë e lagur nuk bënë për vegsh!

Taksa kishte bërë që Greva e arsimit dhe pasueset ti vëheshin saq mbi kry Kryeministrit të vendit.

Natyrshëm, aty ku dyshohet se Greva ka filluar misonin e shërbesës edhe e dha kumtin e fundit, po te politika. Por tani para perdeve. Ndoshta, segmentesh të ndryshme, por prap me terrin e fshehtësisë së dyshuar të pazareve.

Them “kumtin”, sepse ashtu sikur po mbaron vetëm sa i dha njollën politike bartësve të saj. Të tilla sjellje, po të dalin të sakta, janë kriminale dhe do duhej të trajtoheshin nga organet hetuese e ligjzbatuese. Të tillë drejtues sindikatash në xhepa të politikës janë jo vetëm fatkeqësia e arsimit por edhe tentim vrasësit e tij! Ta stisësh këtë goditje ndaj shkollarëve për politikën do të thotë më shumë se sa vetëm vetëm kapje, ky është një krim, Sindikata nuk duhet të jetoj me këtë njollë!

Greva dhe Sindikata, bazuar në ato që shohim si zhvillime të përgjithshme politike në vend, na lënë shijen se u përdorën nga pushteti i kapjes për presion ndaj Kryeministrit Haradinaj.

Në pak kohë gjithçka rrezikonte të shembej, edhe koalicioni, edhe qeveria.

Por, jo! Vëllau i madh i koalicionit nuhati fundin! Prerja që Kryeministri u dha gjërave “merr ose le” hapi lojën duke mbyllur atavizmat aksesorë sikur ishin bërë greva, rektorët, shërbyesit civil, skllota e lloqi. Edhe pse gjithçka po lëvizte, në fund të tunelit drita nuk po vinte! Zhvillimet tashmë rrezikonin të mos mbeteshin brenda  kontrollit sikur mund t’i kenë menduar rezhisorët e dobët. Shkuarja drejt përmasave kaotike e çonte dialogun përtej afateve mandatore si të Qeverisë poashtu edhe të Presidentit. Ky ishte i vetmi përjashtim në skenarin e tyre. Deri këtu asgjë nuk duhej të kishte çmim, as viti shkollor! Dhe këtu pikërisht goditi Kryeministri. Them se ai më shumë e bëri këtë nga parimi, por nuk e përjashtoj dot kalkulimin e nxjerrë nga ndonjë alalizë.

Rënimi i koalicionit dhe i qeverisë duket se ishte e vetmja ofertë që Kryeministri ia ofronte vëllaut të madh (PDK-së) mbrëmjen e së mërkurës që lamë pas.

Presidenti dhe Kyetari Veseli e kishin rënduar klimën e bashkëpunimit me dekalrata edhe denigruese në aludim për të. Kryeministri edhe mund ta ketë ditur se gjithçka në zhvillimet e brendshme ishte farë e mbjellur nga vëllau i madh, PDK e Kyetari Thaqi si anë e njëjtë e medaljes në zhvillimet politike të vendit. Por, të paktën edhe Kryeministri duhrt të jetë ndikuar nga hamendësimet që ka opinioni. Një klime të tillë nuk mund t’i ketë shpëtuar as ai.

Qartësimet po vinin minut pas minute.

Presidenti dhe Kryeparlamentari nga cilësia e kryetarit  të PDK-së në sinkron filluan kampanjën e ndërtimit të një klime denigruese për Kryeministrin, i cili nuk përflitej me emër por ipej identiteti i tij përmes qëndrimit që sulmohej si rrezik për vendin. Etiketë tipike e mendësisë moniste. Rrethi kohor po shtërngohej dhe vëllau i madh i koalicionit PDK po jepte shenjat e nervozës. Kaq u desh që Kryeministri të thërras koalicionin në zyrën e tij dhe të qartësoj pozicionet. Gjithçka ndjehej edhe në opinion, veshët pipëtinin se kush do dëgjonte i pari kumtin e prishjes së koalicionit dhe me të edhe rënjen e qeverisë. Shushurima militantiste sikur po i thirrte mobilizimet për zgjedhjet e reja. Grevat tashmë nuk përbënin lajmin as mjetin. Aty u pa që presioni publik si shantazh politik nuk po jepte efekte. Gjithë peshen e zhvillimeve e mori gatishmëria e Kryemministrit për ta prishur Koalicionin para se të pranonte shantazhet. Cic-micet i humbën fasulet dhe vëllau i madh kuptoj se po i rrëshqiste dheu nën këmbë.

Me bërjen të ditur pozicionin e fortë nga Kryeministri në takimin e koalicionit të thirruar nga ai në mbrëmjen e ditës së mërkurë të 30 janarit, greva më nuk mbetej mjet premtues në duart e shantazhuesve. Relikja e atij shantazhi, Greva e arsimit, tashmë po merr një fund sa komik për të po aq tragjik për shoqërinë. Të gjithë dolëm të humbur. Shkollarët dhe besimi në SBASHK-un u rrënuan fare.

Flamuri i zgjedhjeve me skllota e lloqe, shurrë pule që nuk po shihet

Zhgjedhjet me të cilat kërcënonin “Skllota e Lloqi” doli të ishte shtëpi prej letre. Rënja e Koalicionit në këtë kohë e në këto zhvillime do shënonte fundin e PDK-së në pushtet dhe në vendimarrje jo vetëm të saj por edhe të Presidentit. Mundet edhe të vinë rrethana kur PDK të guxoi ta prishë koalicionin. Këto që janë sot përligjin më shumë se gjithçka kujdestarinë për vëllaun e madh të koalicionit. Vetëm PDK ka nevojë ta ruaj atë në domsdoshmëri. Por ka dhe një rrafsh tjeetër ku zhvillohe ploja e Kosovës, ajo e dhimbshmja më e prekshme.

Zgjedhjet e rrethanës së tillë, çfarë është krijuar te ne, mund të dëmtojnë Kosovën për proceset e ardhshme. Paqëndrueshmëria shoqërore është damka që mund t’i vihet shtetit. Ajo nuk vihet lehtë, por edhe nuk hiqet kollaj. Krizat e tilla sprovojnë qëndrueshmëritë shoqërore. Shoqëritë që bien në rrethana të tilla presioni apo peshe të proceseve quhen të brishta dhe janë të pabesueshme për sistemin në tërësi. Duhet kohë shumë e gjatë për të ndërtuar besimin e ri. Ndërtimi i funksionalitetit të institucioneve pas një shembjeje drejt së cilës po shtyhet shoqëria jonë do kohën e mjaftueshme dhe durimin prej mushke  për tu konsideruar. Kush janë ata që e konsiderojnë një sistem vlerash të besueshëm e në standarde? Pikërisht këta miqtë tanë të cilët sot na kanë vënë nën rrogoz.

Jemi mësuar tashmë të presim në ethe vit për vit raportin e Departamentit të shtetit. Vlerësimet e tij quhen cilësia jonë për secilin shtet veç e veç. Por, po aq janë edhe për tjerët busullë bashkëpunimi apo mbajtje qëndrimi. Nga sa bëjmë përpara për pamjen tonë tabelare edhe marrim bashkëpunim në ekonomi, politikë apo siguri.

Klasa jonë politike lëngon për cilësinë. Ajo nuk lëngon për mungesë cilësie në shoqëri, por për rreshtim strukturash me papërgjegjshmëri. Ajo në mendësinë dhe funksionalitetin e saj është thjeshtë, ca Feude dalë boje! Nuk po zgjatem në këtë. Fundja të gjithë dimë për sa bëjmë e me ç’miopi shërbehet këtu.

Kjo vlerë e munguar do na vëjë gjithmonë para sprovave kaq kapitale sa herë ato na e mësyejnë.

A është taksa në vetvete një nyje gondiane e mardhënjeve Kosovë-Serbi, dhe a është ajo rrënuesja fundore në thellësinë e tyre, apo retorika serbe po na lajthitë të bëhemi fatkeqësia e saj?!

Serbia, gjithmonë me gënjeshtra e vajtime ka stolisur krimet e saj dhe i ka shitur për viktima. Gjykata speciale është njëri nga produktet e saj. Kjo nuk do shumë mend për tu kapur!

 Se Serbia po na lajthitë, ka të ngjarë të jetë më shumë e vërtetë. Aksioni politik nuk është një teke. Më shumë se kaq, ai është një kompleks veprimesh brenda një ndërmarrjeje. Veprimi nën qëllim politk për të shëmbëllyer reagim, i cili mëton të kthehet në qëndrim është i mangët po të mos jetë aksion me atribute misioni.

Taksa si mjet komunikimi në dënimin mes partnerve ka efekt fushash e afatesh të ndryshme. Kjo e jona po ashtu ka efekte të shumë anëshme. Edhe pse Serbia kërkon burime alternative dhe në konkurencen e sotme ato mund të gjenden, por ato burime ajo nuk mund të t’i shes në Serbi si gjetje që ia mundësojnë obstuksionet ndaj Kosovës, sikur ka bërë me tregun e hapur e me gjithëfarë përmajash.

Taksa pra nuk është vetëm ekonomike, por në radhë të parë është politike dhe e sigurisë. Edhe trajtimi i saj nga pushtetarët a miqtë tanë duhet të ketë kujdesin për pasojat që shkakton heqja apo pezullimmi i saj!

Fitorja, të cilën po kërkohet ti jepet Serbisë për të stabilizuar pushtetin e Presidentit Vuçiq, i cili do garantonte vendimarrjen serbe, nuk do të shërbejë vetëm për këtë si përfitim i izoluar. Ajo do rris apetitet e shoqërisë serbe te tejngarkuar me shovenizëm dhe me këtë do rris pritshmëritë të cilat Serbia nuk mund ti realizoi pa zhbërjen e Kosovës. Pse u dashka t’i rrisim premisat për tensionet e ardhshme?

Dilaogu fatkeqësisht gjithmonë po kërkon vetën nga ne shqiptarët! Kjo na bënë të pyetemi: në mos vallë bota po na sheh si ish-agresorë?! E dimë që kjo nuk është kështu. Bota e ka të qartë dhe miqtë tanë e kanë parë çdo therje, dhunim, vrasje a djegje bashkë me sytë tanë. Ka nga ata që e kanë parë edhe me sytë e zemrës. Të tillët duke u munduar të na e shpëtojnë Kulnim po lënë të na digjen edhe themelet.

Presioni amerikan për heqjen e taksës është një gabim i natyrës së deklaratës së Presidentit Trump për tërheqjen e trupave nga Siria për çka z. Mattis dha dorëheqje. Trupat nuk u hoqën, sepse kalkulimet gjeopolitike nuk e nxoren të drejtë shpërthimin e zakonit të Trumpit. E kishte bërë një gabim të tillë Amerika në Irak në vitin jo të largët 1991 kur kurdët dhe shoqëria irakiane u nisën ta kërkonin lirinë. Amerika u tërhoq dhe ajo punë rezultoi me Ali Kimikun. Dhjetra mijëra Kurd e jo vetëm kurd përfunduan në varrezat masive nga armët kimike të Sadamit. Ali Kimikun e njeh bota që atëherë! U desh një dekadë që Amerikanët të kuptonin se kishin gabuar me lënjen në lloq të kryengritjes irakiane 1991. Të gjithë kemi regjistruar diçka nga tregimi Irak, i cili pasoj detyrushëm nga vetëdijësimi i botës së lirë dhe detyrimi edhe moral i SHBA-së

Kosova sot duket se është një qark i mbyllur, por Ballkani akoma nuk ka fjetur. Rusia nuk rri kot në dyert tona nga bazat serbe dhe ne nuk jemi kot me Amerikën dhe në pozicionet tona mbrojtëse.

Mes jetës dhe vdekjes në gjithë shekullin që lamë pas duhej vetëm një thikë serbe dhe miqtë tanë skanë pse na e vëjnë në fyt pikërisht atë!

Pasvotimi i bugjetit mund të trimëroj edhe njëherë idhtarët e skllotës dhe lloqit me parollën

“Pushteti të kthehet te populli”! Ajo nuk do të ndihmoj. Problemet me të cilat përballet vendi për çështjet e mëdha gjithmonë do kërkojnë miratimin e përgjithshëm të shoqërisë qoftë edhe në heshtje. Pra, për këto çështje nuk ka vende të rezervuara, nderi e të drejte. Ka vetëm përgjegjësi!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …