Këto ditë ka shumë fjalë e po aq pritshmëri për bërjen e pushtetit të ri, i cili doli nga vota e 6 tetorit. Gjithçka ka mbetur nën hijen e ardhjes në pushtet të Vetvendosjes. LDK si e dytë në renditjen fituese edhe pse për vetëm një deputet më pak se sa LVV nuk përbën as interes opinionesh (veçuar anëtarësinë e saj), por as edhe e ndikon adrenalinën e këtij rrotacioni. Ajo përmendet me raste kur duhet të rrumbullaksohet kapaciteti qeveri-formues dhe vjen e bëhet ndjenja keqardhëse e opinionit (gati të përgjithshëm), se LVV mund të dështoi në premtimet e saj.
Nuk ngurohet të thuhet; se LDK është dhelpra e vjetër dhe kreusja e gjithë të këqiave që u instaluan në shtetbërjen tonë. Bilëz, nuk ngurrohet të shkohet deri atje sa edhe gjithë të këqiat që prodhoi PDK-ja i paska realizuar përmes kapjes së përbërjes LDK-iste të administratës dhe gjithë shërbimeve publike. Ky shtrembërim, edhe pse jo krejt i pavërtetë, vjen edhe shqetësim kudo opinionesh qytetare, të cilat gjetën ngushëllimin te shprehja “T’i provojmë edhe këta e nëse edhe këta nuk bëjnë atëherë ska mbet gjë në këtë vend!”, për çka edhe u rreshtuan në rreshtat mbështets për LVV dhe i sollën fitoren asaj.
VETËVENDOSJA, ky term krejt adapt për aspiratën e shqiptarëve nën ish Jugosllavi ishte hapi që synohej në rrugëtimin e bashkimit me trungun amë Shqipërinë. Kjo ëndërr do vinte si realitet vetëm pasi të realizohej republika shqiptare në Jugosllavi, e cila mjerisht nuk mundi të dilte asnjëherë si tërësi territoriale për t’u shtruar , meqë viset shqiptare nën pushtimin jugosllav aso kohe ishin shpërndarë mes republikave: Serbi, Mal i zi dhe Maqedoni.
Si për t’i dhënë një dorë gjithë kësaj, këto ditë na erdhi një relikë e së shkuarës përmes një botimi të “Iinstitutit Albanologjik”, përkthyer nga H. Matoshi dhe Sadik Mehmeti të një raporti- analizë (fond i dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe të Administratës të ish Jugosllavisë), për secilin të burgosur politik edhe shqiptarë ndeshur në kazamatet jugosllave në vitin 1989.
Kur qëndrime të tilla të forta, sikur përshkruhen në këtë botim të Institutit Albanologjik, bëhen emërues i përbashkët i gjithë veprimtarëve të burgosur, edhe pse në mynxyrën e një ferri torturash, padyshim se përlindja e luftës çlirimtare nuk ka se si të mos ndodhë e lufta të mos korr fitoren e merituar, lirinë, sikurse edhe ndodhi!
Botimi për radhët e të burgosurve nuk përbën ndonjë risi njohjeje, por kjo është një vulë qartësie për opinionin dhe historinë. Për këtë meritat i shkojnë Institutit Albanologjik.
Kësaj radhe, ky botim na vie si qershia mbi tortë në përçapjen tonë për të kuptuar thellësinë e Vetvendosjes si koncept politik e taktik në rrugëtimin tonë drejt qëllimit të lartë të bashkimit me shtetin amë, prej ku na ndanë fuqitë e mëdha.
Njëri nga ata të burgosur të kohës dhe njeriu i dytë pas Bacës Adem sikur besohej në klandestinen shqiptare dhe nga radhët e të burgosurve Hydajet Hyseni, analizohej në atë dokument-raport si njëri tek i cili nuk ka ndikuar fare dënimi dhe se ai mbetej në pozitat e njëjta; me çka kishte dhënë të kuptohej si përcaktim të tij se veprimtaria e tij kishte qenë e drejtë dhe u kishte dhënë të kuptonin raport shkruesve se ai edhe pas daljes do vepronte për bërjen e republikës dhe vetvendosjen e saj.
Ky rrugëtim i synuar i gjithë veprimtarëve dhe luftëtarëve të lirisë tashmë ka pse të nderoi shpatullat dhe shkëlqej ballin e Hydajet Hysenit si “Koncepti vetvendosje për tu bashkuar me Shqipërinë Nënë!”
Kjo fjalë aq emblematike e cila saksionohej në kuptimësinë e vet si e drejtë e republikave deri në shkëputje në Federatën jugosllave, ishte rruga që mund ta çanin shqiptarët e viseve të okupuara nën ish Jugosllavi. Derisa ky ishte qëllim në vetvete si stad rrugëtimi i veprimtarëve çlirimtar drejt Bashkimit me Shqipërinë, Hydajet Hyseni (ky Hosten i aq besimeve në radhët klandestine), kishte ditur ta thurte aureolën identitare para torturuesve të tij. Vetvendosja shqiptare për viset nën Jugosllavi ishte dhe mbeti emblema e brezit të tij ku ai shkëlqen edhe sot rrezatueshëm.
Kjo qëndres dhe konseguencë e radhëve klandestine bëri të gatuhej lufta çlirimtare, të cilën e përqafoi dhe e bëri populli ynë. Në pas gjithë këtë, Vetvendosja mbeti hapi në rrugëtim. Dhe ja, në simbolikën e saj sot kemi një lëvizje me synime për t’u provuar dhe ideale për t’u arritur, ku në krye të Këshilit kombëtar të saj është pikërisht ai që sot shokët në pas daljen nga botimi i “ TË BURGOSURIT SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI (1989)”, po e quajnë me mirësinë prej shoku “Baba i Vetvendosjes” , jo për shkak fakti, por për shkak koinçidence dhe rreshtimi! Ky raport, edhe pse lirie mes shokëve, ska pse të mos kuptohet edhe detyrim betimi nga e djeshmja. Betimi asnjëherë nuk pushon së obliguari!
Meqë, nga lisi Albin nuk po e shohim malin Lëvizje Vetvendosje më kot do përpiqemi po nuk u shkuam analogjive për të hipotezuar të mundshmet e nesërme. Tipologjia e mendësive të njëjta pavarësisht kohëve dhe tereneve ku zhvillohen ngjarjet prodhon karaktere dhe përfundime të njëjta. Thellësia e arritshmërisë së këtyre mendësive varet në shumësi nga faktorë të jashtëm. Bazuar në përvojat e reagimit të rrethanorëve, lisat prej të cilëve nuk i shohim subjektet, për dafina shtrati kanë paguximin i cili i lëshon teren padijes të luaj determinuesin nën tingujt mjerues të servilizmit ku horra e maqoorra bëhen doktorra që injektojnë përmes deformimit zhgënjimin për ta vrarë shoqërinë!
Cilësimi në paskohë i kësi lloj mjerimi ka rezultuar gjithmonë veçse një ngushëllim, i cili nuk shërben as për letër toaleti. Andaj, meqë jemi në para ardhje të pushtetbërjes së re na takon ta kthejmë kokën prapa.
Triada ardhur të njëjtit kompleks!
Që me rënjen e asaj që quhej “lindje” në zhargonin politik të mardhënjeve ndërkombëtare, e cila kulmoi me bashkimin e dy Gjermanive, lindi edhe jeta jonë plurale, ku në terenin tashmë veç gati të ngritur të luftës sonë për liri koha etabloi frutat e pluralizmit, të cilat lehtësuan komunikimin tonë të brendshëm me çka edhe besimi u rrit mes nesh si kuptimësi shtërngimesh që na vinin nga tereni real i përpjekjes për liri. Kjo përzierje futi duart në terenin tonë dhe i dha rrugë përvetësimit në besueshmërinë e masave. Patriotizmi deklarativ gjeti strehë në liritë që garantonte jeta plurale dhe shpejt u bë flamurtar kinse synimesh përmes folklorizmit politik. Streha nuk mbeti të ishe vetëm e horrave, por ajo u shtrua edhe si fatalja e një përpjekjeje. Bizariteti i interferimit po gatuante pasojën e humbjes së rastit për shqiptarët edhe përgjatë zhbërjes së Jugosllavisë! Por, sot ky shkrim nuk mëton t’i shpalosë petët e atij lakrori.
Sa e rëndë dhe mirë-kamufluar ishte vet kjo na rrëfen triada e një kompleksi!
Filli i kësaj triade që po merr krah të përmbyllet me marrjen e pushtetit faktit nga LVV, si e parë ka rrënjët që në ardhjen me pompozitet folklorik të pluralizmit. Në fillet e saj, ata që po i shkonin bashkimit të veprimtarisë për ta realizuar Republikën në funksion të vetvendosjes për bashkimin me Shqipërinë edhe pse të papërkulshëm torturave çnjerzore ranë në letargjinë e besimit se duhej ndihmuar të bëheshin punët e mira dhe pa kommplekse që mund t’i prodhoi jeta legale e të bërit të jetës politike.
Ata, meqë i kishin mundur ndjenjat sektare që me bashkimin e grupeve në 17 Janarin e 1982-tës dhe e kishin kuptuar në ferrin e burgjeve se ata ishin preja e njëjtë para pushtuesit edhe nuk e patën të vështirë t’i shërbenin kauzës që proklamohej.
Folklorizmi patriotik i një detyrimi plural që erdhi nëpër duart e argatëve antishqiptar u bë realitet politk nën velon e një lëvizjeje masash patriotike e cila lehtësisht i mori ato nën drejtim. Meqë e kemi vënë Hydajet Hysenin në epiqendër për të shëmbëllyer tërë klasën e veprimtarëve për faktin e asaj që ai përfaqëson edhe sot e gjithë ditën atë rrugëtim (të paktën që nga ngjizja e madhe e përlindjes së Grupeve Klandestine) nuk do i shqitemi, por përmes tij ne mund të kuptojmë triadën që mund të provoj mbylljen e saj pikërisht kësaj ardhjeje në pushtet të LVV-së!
Kuvendi i tretë i LDK-së hapi siparin e aktit të parë të kësaj triade. Me strukturimin përmes folklorizmit politik të kastës që prodhoi ndërmarrja UDB-ës politikbërëse përmes Jusuf Buxovit me shokë dhe identifikimin e saj me kupolën drejtuese të rrugëtimit tonë, klasa e idealistëve veprimtarë, për të cilët realizimi i Republikës për të vetvendosur bashkimin me Shqipërinë u margjinalizua në atë përmasë saqë që atëherë e tutje do fliste vetëm heshtja e tyre. Kjo heshtje ndihmoi përshpejtimin e rritës çlirimtare meqë i dha asaj argumentin përmes të cilit rekrutimi i radhëve të reja gjente tashmë plot shtigje. Z. Rugova u detyrua të mbante anë përtej verdiktit të një kuvendi legjitim partiak dhe fitoren e krahut të të burgosurve e kthej në gjëmën e LDK-së prej ku Lëvizja çlirimtare e pat më të lehtë të masovizohej në shpatullat e atij refleksi vetëdijësues.
E dyta e triadës e cila tashmë po merr edhe zhvillimet e fundit në mbylljen e vet është etablimi i bartësve të luftës në pushtet. Reliket që iu deshën për t’u besuar si kastë e re në ardhje ishin pikërisht kjo klasë idealistësh për ta veshur petkun e çlirimtarëve me ngjyra politike. Shpejt u mesua se diçka nuk shkonte në planet e tyre të shtyra nga tjerët apo edhe të prodhuara nga grykësia që zgjon pushtetimi vetkënaqës e vullgar. Që në fillet e vetardhjes filloi të flas edhe heshtja. Dita ditës njëshit po i duhej gjithnjë e më shumë autoritet dhe një ditë kur Rugova u nda nga kjo botë nuk mbeti autoritet tjetër që ta sfidonte njëshin që tashmë është edhe President i vendit. Reliket që vinin me bazë veprimtarësh idealistë, të cilët rrugëtonin për të ardhur te momenti vetvendosës, nuk kishin mbetur më shumë se veç relike për çka dhe filloj degdisja për të prodhuar ngadalë arsyen dhe pranueshmërinë e një bashkimi të ri, i cili tashmë në fillet e një strukturimi për të pushtetuar lë mjaftueshëm hapsira për ta besuar dyshimin e imitimit të deformitetit të njësive pararendëse të treadës që po rreket të mbyllë siparin e shpërfaqjes.
Ngrehina që i bashkoi një pjesë të konsiderueshme nga ky soj veprimtarësh dhe do vazhdonte t’i bashkonte po të vonohej edhe ca kohë u thur nëpër skemën idealiste të Hydajetit me shokë tashmë si bërje të shtetit për të vetvendosur bashkimin. Pra, ardhja e saj në pushtet është pikërisht ai misioni vetvendosës i cili simbolikisht tashmë bartë emrin si shpërfaqje domethënëse. Edhe Lëvizje edhe Vetvendosje, edhe organizatë edhe materje! Tundim i madh për një veprimtar që nuk di të rri veqse së vepruari!
Ëndërr apo folklor, veprim apo përpjekje mbetet të shihet!
Edhe kjo e “tretë e triadës” ka filluar në zakonin e dy të parave! Kur ta sheh dritën lista e deputetëve të Vetvendosjes do na vie si një dush i ftohtë, jo sa për faktin se atje nuk do lexojmë emra që pritshmëria kauzale e bërjes së shtetit për të Vetvendosur për bashkimin me Shqipërinë do i donte për vazhdimësi fryme e fillin e ndërtimit të një realiteti të ri, por se gjykimi organizativ i përbërjes së rezultuar mund ta përfshijë në vorbullën e akutes që ka shpoqëria jonë për luftimin e të keqes së shtresuar me faje pushtetimi nga pararendësit e këtyre dy dekadave me argatët e zakonit të pandryshueshmërisë jugosllave dhe vetçoroditëse.
Nëse kryetari i këshillit kombëtar në këtë rast Hydajet Hyseni nuk është çmuar me besueshmëri elektorale atëherë kemi të bëjmë me klimë e frymë organizative ndryshe dhe pritet që e tërë klasa e ish veprimtarëve për bërjen e shtetit për të vetvendosur bashkimin të kenë mbeur jashtë petkut pushtetbërës me peshën e besueshmërisë. Kalkulimet tjera do e çonin LVV atje ku e dërgoi z.Rugova LDK-në me z.Agani duke e mbivendosur atë arbitrarisht mbi vullnetin partiak!
Në një rast të tillë nuk do na mbetej tjetër veç se të presim përgjasimin edhe të kësaj të trete në triadë nëpër etapat rendëse të cilat i prodhon procesi.
Sfidat aq përmbledhëse që ka LVV-ja para vetes, sikur janë:
– inercioni i brendshëm si zhvillim e presion përgjatë etablimit të saj në pushtetbërje,
– pushtetimi në përmasat e detyrimit që e obligon materja kauzale mbi të cilën e ka ndërtuar besueshmërinë elektorale (kjo një vështirësi bashkëpushtetimi me bashkëfajtorin e të gjitha të këqiave sikur është LDK, njëra simetri e binomit fajtor PDK-LDK), dhe
– trysnia që vie nga koha e paktë e mbetur për të siguruar bashkëpunimin apo mirëkuptimin edhe të opozitës për temat e dialogut, mbeten rugë për tu bërë dhe kjo rrugë do shpatulla përtej atyre të një diletantizmi që i ka mjaftuar deri sot meqë nuk ka pasur përgjegjësi pushtetimi!
Rruga e LVV-së deri në pushtet po shkurtohet dita ditës, pesha e temave vjen e rritet dhe merr përmasat reale edhe si përgjegjësi edhe si angazhim. Vorbulla e rutinës pushtetore mund të duket inercion i temave por në fakt ajo nuk është e tillë. Ajo është një prodhim që kërkohet edhe pse duhet të fillohet në rrënojat e së shkuarës. Performanca e LVV-së nga tani e tutje do matet me punët e jo me spektakularitetin e aksionit të përzgjedhur për të nxirë gjithçka.
Ajo e ka në dorë ta bëjë diferencën që ditën e parë. Kërthiza ku e keqja është lidhur në të shkuarën që të mos qelbet janë sekretarët e përhershëm sikur është bërë zakon te ne të quhet me pompozitet “Sekretarët Permanent”. Kjo e keqe në aleancë me tejmbushjen politike të stafit civil ka privuar secilin institucion nga profesionalizmi.
Reforma në organikën e secilit dikaster dhe përshkrimi i ri i secilës thirrje detyre, qoftë për stafin civil qoftë për atë politik me shtrirje vartëse deri në qelizat fundore të hierarkisë mbeten e vetmja shkundje nga kjo murtajë kapjeje të institucioneve që ka rezultuar edhe me kapjen e tërësishme të shtetit.
Dëliri i ardhjes në pushtet mund ta topis tehun që mprehu LVV-ja në këto gati 15 vjet egzistencë sikur bëri me Prishtinën, Prizrenin e Kamenicën, prej ku reflektoi aspak ndryshim dhe fare guxim prej karizmatikeje! Sikur është në traditën e pushteteve të kapura komunat që drejtohen nga subjekte të ndryshme nga pushteti qendror dinë të mos ndihmohen e të shantazhohen me pakujdes qendror, kjo edhe mund të ketë ndodhur në këto raste sikur kemi vonimin e ligjit për Prishtinën për të cilin u desh të vinte në pushtet një pragmatist sikur z.Haradinaj dhe të veprohej.
Por, tanimë kemi të bëjmë me ardhje në pushtetin qendror prej ku derivojnë shumë përgjegjësi dhe mundësi dhe ajo shpresoj të na dëshmoj se di t’i bëjë gjërat mirë. Të paktën shumë më mirë se sa prarendëset e saj.
Është koha e bërjes së shtetit për të Vetvendosur bashkimin me Shqipërinë dhe këtë dinë ta bëjnë të devotshmit e moralit publik nën detyrimin e betimit të madh. Pa e bërë shtetin nuk e vetvendosim bashkimin.
Nga këtu fillon! A do kemi vetvendosje rezervë për ditën kur nën pushtetin e LVV-së do vinë kamionët e parë me mallrat serbe. Uroi ta ketë prodhuar shoqëria jonë deri atëherë! Me lënjen jashtë të klasës prodhuese politike një gjë është e sigurt: Gjithmonë do e kemi të gjallë të renë e kohës!