Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Vaksina ruse dhe mesazhi i ish ministrit Lluka

Cilin ta besojmë:

Sikur edhe shkuarja në hënë që u bë rivalitet përëndim-lindje apo SHBA-BRSS, edhe vaksina anti CoVid 19 i është futur një gare të tillë se në cilin prehër do të pushoj e ardhmja e shpëtimit të njerzimit nga kjo krijesë fantazmë. Rusia e cila nën drejtimin e hekurt të një morali shërbimesh sekrete që përfaqëson KGB-izmin e tij presidenti Putin, po bënë përpjekje ta rijetësoi paanashkalueshmërinë e saj duke e mabjtur botën në pamje të rrejshme bipolare, të cilën po e ilustron me verpime të skajshme ku e ku dhe me kapjen e segmenteve të tipit të bazave të heshtura, sikur po na ngjason rasti Lluka.

Putini u kujdes që të krijonte kryelajmin se me vaksinën në fjalë është testuar vajza e tij. Kjo besueshmëri publike do mbetej vetëm një fluskë që do stërpikte pabesueshmëri politike për një çështje kaq jetike sikur lufta kundër pandemisë. U shpejtuan tjerë si kryetari i Brazilit apo Lukashenko i Bjellorusisë e ndonjë tjetër që arriti deri edhe në Serbinë e dyzuar akoma mes lindjes e përëndimit të ndërtonin narracionin e një suksesi për të ngritur flamurin fitimtar të Rusisë për vaksinën e parë dhe të suskesshme.

Deri në masën e ndarjes së botës në sfera interesash dhe të të takuarit në to edhe jemi të mësuar të shohim se shkohet nga qeveritë, por dimenzionin qytetar të një ish ministri për të vërtetuar suksesin rus brenda debatit ndërkombëtar e kemi vështirë ta kuptojmë për sa paska bërë ish ministri Luka. Se shërbimet futen atje ku mund të ketë dredhëza në të ardhmen edhe është për t’u besuar, por kush qenka patriotizma zhurmuese e subjektit që emëron ministra ata që nuk njeh, apo që njeh dhe pikërisht për këtë edhe i vesh me pushtet.

Cili është çmimi i këtij deklarimi të ish ministrit për ta shtuar jehonën e suksesit rus që do e paguaj Kosova?

Qytetari Valdrin Lluka edhe mund të mendoj se ai është qytetar i lirë i botës së lirë dhe kjo nuk e penalizon të sillet ashtu sikur atë e udhëheqin bindjet dhe parimet e veta, por ish ministri Lluka nuk duhet ta ketë lluks. Një bartës i funksioneve të larta shtetërore sikur është posti i ministrit edhe kur të mos jetë më në atë detyrë obligohet të sillet me përgjegjmëri të përjetshme ndaj interesave të vendit.

Nëse rruga e vaksionimit të tij dhe familjes së tij me vaksinën ruse paska qenë kaq e shkurtër, kur sikur dihet Rusia nuk e ka vaksionuar akoma elitën e vet, na mbetet të themi se ajo nuk qenka jashtë vendimarrjeve të pushtetarëve tonë. Ajo po ua pika duhanin fshehtë edhe atyre që ne i marrim për ikona të së shkuarës së lavdishme. Jo mirë!

Pse Putini zgjodhi kontigjente vaksinimi në shumë shtete e popuj, nuk është e vështirë ta konkludojmë. Ai po kërkon protagonizëm dhe besueshmëri për rolin e Rusisë. Këtë trase që ai është nisur ta shtroj për kthimin e Rusisë në lavdinë e përgjegjësisë që kanë të mëdhenjtë për njerzimin nuk ia shtrojmë dot ne shqiptarët, dhe këtë duhet ta mësoj ish ministri kaq kontraverz. Me verpime të këtilla ne mund ta thërrasim fatkeqësinë tonë të braktisjes nga miqtë si të pabesueshëm. Një ish ministër nuk mund të luaj kaq trash me imazhin e vendit tonë dhe kur luan ai duhet të paguajë për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …