Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka komentuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, ku mori përgjigje negative nga ana e KFOR-it. Ai ka theksuar se KFOR-i, siç edhe pritej, i ktheu përgjigje negative provokimit të fundit luftënxitës të presidentit të Serbisë. Sipas tij duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm. Para tri dekadash, gabimisht besonin se ‘nuk arrihet paqja pa Millosheviqin, sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se ‘paqja arrihet me Vuçiqin’”, ka shkruar Blerim Reka.
