Blerim Syla: Kosova t’i ndjek hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë

Blerim Syla: Kosova t’i ndjek hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë por graduale

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se nuk mund të ketë mbyllje totale, por do të shkohet me lehtësim të masave. Tutje, ai tha Kosova duhet t’i ndjekë hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë. Sipas tij, vaksina do të mbërrijë në Kosovë brenda tre muajve. “Është shumë e rrezikshme që të kërkohet të kemi një hapje të përgjithësime, por siç po e shihni e gjithë Evropa është ka mbyllet dhe infeksioni bartet prej atje këtu dhe anasjelltas. Andaj konsiderojë që Kosova t’i ndjek hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë me qëllim që këtë kohë të pandemisë ta zvogëlojmë sa më shumë të jetë e mundur me besimin e plotë me një optimizëm që vaksina brenda dy tre muajve do të mbërrijë edhe në Kosovë”, ka thënë Syla./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …