Kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla, vendimin e Qeverisë së Kosovës që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë, që duhet ta deklarojnë pasurinë, e konsideron shantazh dhe shkelje të Kushtetutës nga ana e Qeverisë së Kosovës. Syla ka thënë se të njëjtën nuk e kërkojnë për këngëtarët dhe për ata që punojnë në sektorin privat. “Nuk e shoh si hakmarrje por shkelje të Kushtetutës, sepse nëse duhet të deklarojnë pasurinë mjekët dhe profesorët, ku janë estrada këngëtarët e njerëzit që punojnë vetëm privat që nuk deklarojnë asgjë, andaj kjo është një lloj shantazhi”, tha Syla. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua kërkesa e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë. Kërkesa e Sallahut u miratua me shumicë votash nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat të pranishëm në mbledhje. Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …