leoni

Blerta Dalloshi, ka denoncuar mbrojtjen e kryeministrit, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës

Blerta Dalloshi, ka denoncuar mbrojtjen e kryeministrit, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës

Gazetarja Klan Tv-së, Blerta Dalloshi, ka reaguar duke denoncuar mbrojtjen e afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës. Dalloshi ka publikuar një video, në të cilën shihet teksa largohet në mënyrë skandaloze nga mbrojtja e afërt e Kurtit, dhe thotë se ende ka dhimbje në dorën e djathtë. Ka më se 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e përcjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrojtje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me i marrë armën atij.  Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjitha të mirat dhe të këqijat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp. Edhe diçka, i di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk i kam tejkaluar ato, ka saktësuar gazetarja, Blerta Dalloshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …