Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për radhët e gjata të qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Covidit. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit. “Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj. Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar Deliu.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …