leoni

Blerta Deliu Kodra: Albin Kurti ka shkaktuar dëme të pariparueshëm në funksionimin e shtetit përmes pranimit të draftit të planit të BE-së”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për dëmet e pariparueshëm në funksionimin e shtetit të Kosovës përmes pranimit të draftit të planit të BE-së”. Sipas saj, përmes këtij drafti, kryeministri Kurti ka pranuar Asociacionin. Në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se kryeministri duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend për atë se çfarë ka pranuar gjatë takimit që kishte dje me liderë të BE-së. Pas deklaratës së deputetes, Deliu-Kodra reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky fjalim i deputetes së PDK-së e legjitimon mospjesëmarrjen e mazhorancës”. Deputetja Blerta Kodra Deliu ka kërkuar sërish nga institucionet e BE-së të dënojnë sulmin në Banjskë të Zveçanit, dhe të vendosin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …