Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar Qeverinë se i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës me qasjen e saj në dialog

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar zëvendës-kryeministrin,  Besnik Bislimi se  ai dhe Qeveria i  kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës me qasjen e tyre në dialog. Konsideroj se i keni shkaktuar dëme Kosovës. Keni shkaktuar situatë, ku s’kemi funksion të institucioneve në veri të vendit. Kemi zero funksionim. Përtej faktit se kemi bërë të mundur funksionimin e pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak, kemi zero funksionim tash në atë pjesë. Gjithë këtë e keni bërë brenda një viti, me veprimet tuaja të pamatura. Nuk është dëm i vogël. Kemi dhënë mbështetjen si opozitë për të shtrirë sovranitetin në veri, por duhet të flasim hapur, veriu nuk është i njëjti si para tri viteve. Nuk ka funksionim të institucioneve”, ka thënë Deliu-Kodra gjatë raportimit të Besnik Bislimit në Komisionin për Integrimeve Evropian, Zhvillim dhe Dialog.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …