Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kritikon kryeministrin Albin Kurti për mos reagim ndaj situatës në komunën e Deçanit, ku dyshohet se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes. Ajo ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune. “Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune. Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domëthënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese”, ka shkruar deputetje, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …