Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra për shkak të masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Ajo tha se derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës. “Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri! Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …