Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se taksa e vënë ndaj produkteve serbe ka treguar deri tash efektet e saj ndaj një lufte të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës. “Pengesat e Serbisë kanë qenë sistematike. Serbia as në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit nuk ka treguar kurajë. Taksa ka prodhuar efekte. Deputetja, Blerta Kodra ka mbështetur propozimin lidhur me pezullimin e taksës për 120 ditë, ndërkohë që ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të merren hapa konkret në këtë çështje. “Kosova nuk do të bëhej e pavarur pa ndihmën e miqve. Duhet të jemi të kujdesshëm që t’i ruajmë raportet më miqtë tanë ndërkombëtarë. Besoj shumë se gjatë ditëve në vazhdim do të kemi hapa konkret që do ta dëshmojnë seriozitetin e Kosovës” ka saktësuar deputetja, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …