Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar sot pas largimit të fotografisë së kryetarit Thaçi nga zyra e kryetare së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe vendosjen e fotografisë së ish-kryetarit Rugova. Deliu në një postim në rrjetin ka shkruar se fotografia zyrtare e kryetarit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryekuvendarja e re e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Sipas saj kjo është një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit.
