Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe vartësit e tij për vdekjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani i cili gjeti vdekjen tek karantina në konviktet e studentëve në Prishtinë. Deputetja Deliu Kodra ka pyetur se si ka mundësi që qeveria e shkarkuar Kurti, nga njëra anë lëshon nga karantina militantë të Vetëvendosjes me letra të psikiatrisë e në anën tjetër futë në karantinë dhunshëm një të ri që i ka paralajmëruar se kishte probleme shëndetësore. “Ku është morali i kësaj qeverie? Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan? Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Deliu Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …