Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është cituar të ketë deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Përfundimisht, Vetëvendosje e ka traditë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kamotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe. Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë”, ka shkruar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …